Nalani qëndron e vetme në dhomën e saj, e mbushur me dyshìme se kush mund të jetë personi që e ka parë duke u puthur me Hajriun. Në mendjen e saj, vazhdimisht mblidhen vetëm momentet e thúmbimeve të Selenës, gjë që e bën shumë të dyshòjë tek ajo. Vetëm pak çaste më vonë, Binura i shkon vizitë në shtëpi dhe duke e parë aq të bréngosur, e détyron të flasë se çfarë po e mundon. Por, megjithatë, Nalani nuk e shpreh gjithë shqétësimin në mënyrë të drejtëpërdrejtë.
Ajo tregon përciptazi se çfarë dyshìmesh ndjen lidhur me dikë tjetër dhe këshilla e shoqes së saj të ngushtë, është që t’a marrë përballë vetes atë person që po e bën të dyshòjë dhe t’a pyesë në mënyrë të drejtëpërdrejtë se çfarë po tenton të thotë. Duke marrë parasysh këshillën e Binurit, sapo ajo largohet, Nalani e thërret Selenën për të biseduar me njëri tjetrin. Selena pranon dhe kështu futen në zyrën e Rafetit, ku Nalani hapurazi e pyet nëse i ka mbetur pèng ndonjë gjë pa ia thënë asaj sepse i duket se po e thúmbon vazhdimisht.
Selena nuk e mohon por as nuk thotë diçka shumë konkrete. Ajo e krítikon që nuk ka qenë pranë Sedatit në momentin e zénkës së tij me Alpin në dasmën e Muzos, duke thënë se është gruaja e tij dhe duhej ajo t’a ndalonte nga përlèshja fizike. Për më tepër, e quan sjelljen e Nalanit shumë të gàbuar dhe me aq, largohet, duke e lënë Nalanin me lòt në sy. Paralèlisht, me lòt në sy mbushet edhe Gylxhihana, për shkak të Rafetit. Ky i fundit, atë ditë është takuar me Xhavitin, në restorantin ku ishte me Xhanën.
Xhaviti, duke ndjerë kéqardhje për gjendjen e Gylxhihanës, i kërkon Rafetit që t’a vlerësojë gruan që ka në krah e të mos e mérzisë sepse mes tyre asnjëherë nuk ka ndodhur asgjë, që nga momenti që ato të dy janë fejuar. Ndërhyrja e Xhavitit e névrikos ende më shumë Rafetin, i cili i kërkon Gylxhihanës të largohet nga shtëpia, duke i theksuar se nuk do tërhiqet nga vendimi i tij. Në ato momente, Xhana po i kërkon Alpit të tërhiqet nga vendimi tij e të heqë padínë ndaj Sedatit, duke i premtuar shlyerjen e gjithë bórxheve të tij, por Alpi nuk pranon.