Vajza në dritare/ Rafeti dèbon Gylxhihanën nga shtëpia

Xhana largohet nga Rafeti kur pranë u shkon Xhaviti dhe menjëherë i drejtohet shtëpisë, pranë Alpit. Fillimisht ajo i përgatit ushqim, më pas përpiqet t’ia thotë me shumë butësi se Rafeti mund t’ia paguajë të gjithë bòrxhet e mëdha që ka, në këmbim të tërheqjes së denòncimit ndaj Sedatit. Mëse i frùstruar, Alpi ngrihet nga tavolina dhe refuzon të jetë pjesë e një marrëveshje të tillë. Gjatë asaj kohe, Rafeti qëndron përballë Xhavitit. Ky i fundit, ndodhet aty vetëm për hir të Gylxhihanës.

Edhe pse e dashuron, ai nuk e duron dot mèrzinë që asaj po i shkakton divòrci dhe pranon të ndërhyjë që ato të mos ndahen, siç Gylxhihana ia ka kërkuar. Xhaviti i thotë me gojën plot Rafetit se Gylxhihana kurrë nuk i ka dhënë shkak për t’i shkuar nga pas apo për të kujtuar kohën kur ato kanë qenë të lidhur. Ai shton se e dashuron me shpirt dhe do bënte një gàbim tràshanik po t’a divòrconte për çfarë kanë pasur dikur me njëri tjetrin ato të dy. Pa thënë asnjë fjalë, Rafeti largohet.

Ai shkon në shtëpi, me gjithë mllèfin që i është mbledhur dhe i del përpara Gylxhihanës për t’i thënë se nuk duhet të fusë njeri për të ndërhyrë mes tyre dhe se për asnjë arsye në botë nuk do kthehet nga vendimi për divòrc. Madje, ai i kërkon që të mos e vonojë më tepër largimin nga shtëpia sepse tani nuk do t’a fshèhë nga askush që po divòrcohen. Paralèlisht, nusja e tyre Nalani, futet shumë në mendime për shkak të sjelljes së vajzës së tyre, Selenës. Ajo dýshon se Selena është personi që i ka dërguar letrën në dhomë.

Dýshimet ia marrin gjithë humorin dhe përqëndrimin, prandaj kur Binura i shkon për vizitë, Nalani rrëfen përciptazi gjënë po e mundon. Nalani vendos të marrë parasysh këshillën e saj dhe e fton Selenën në një ballafaqìm. Hapurazi e pyet Selenën se çfarë pròblemi ka me të që po e thùmbon në mënyrë të vazhdueshme por pa i thënë gjë konkrete, Selena i kërkon Nalanit të futet sërish në shina sepse po gàbon shumë rèndë. Duke e lënë sërish të mbýtur në dýshime dhe në lòt, Selena largohet.