Vajza në dritare/ Nalani zë Takon në dhomën e saj

Nalani qëndron përballë Hajriut, duke i shpjeguar atij se Selena mund t’a ketë kuptuar për ato të dy. Mirëpo, pavàrësisht fríkës që po përjeton Nalani, Hajriu nuk shfaq aspak fríkë. Ai thotë me bindje se për sa kohë që ajo do mbajë duart e tij, ai nuk ka fríkë nga asgjë dhe askush e nëse do e mësojnë për dashurinë e tyre, do jetë i gatshëm edhe të ballafaqohet me secilin person. Teksa ato bisedojnë në dèpo, Dondu futet brenda për të marrë një nga ushqimet rezervë të shtëpisë, ndaj menjëherë ato të dy fshíhen.

Për fat, Dondu nuk e shikon asnjërin prej tyre, ndërsa Nalani largohet duke thënë shumë e strèsuar se një jetë e tillë është shumë e véshtirë, duke u fshèhur gjatë gjithë kohës. Ajo shkon në dhomën e saj, ku do zërë Takon me telefonin e saj në duar. Ai menjëherë e lëshon dhe jep një jùstifikim të kòtë që të duket sikur nuk po e merrte, ndërsa Nalani e krítikon ashpèr pasi veçanërisht atë dhe Dondunë i ka paralàjmëruar të mos i futen në dhomë pa marrë leje nga ajo fillimisht. Nalani nuk e di se telefonin e saj po e kërkonte Ferideja.

Ferideja ka fríkë se mos babai biològjik i Nalanit do bjerë në kontakt me të por nuk i merr dot masat që ato të mos komunikojnë sepse nuk e merr dot telefonin. Sakaq, për Nalanin po përpiqet edhe Bilura. Ajo del para Selenës duke risqaruar situatën e djeshme, ku tenton t’a bindë se ka qenë me Nalanin por e gènjeu nga fríka Feridesë. Pavàrësisht përpjekjeve, Bilura nuk ia del dot dhe Selena këtë ia bën të qartë. Që aty, Selena takohet me Sedatin, me të cilin pajtohen, ndërsa me Leventin nuk pajtohet dot.

Leventi vijon t’i mbajë aq qëndrim, saqë nuk pranon as të shkojë në darkimin që kanë organizuar me Gylxhihanën, me shpresën për t’a rikthyer atë me babanë e tyre. Në atë darkim që zhvillohet në shtëpinë e Xhavitit, Selena hapurazi e mban atë përgjegjës. Kur binden se Gylxhihana nuk pranon të bashkohet më me Rafetin, secili prej tyre heq dorë dhe largohet nga ai darkim. Paralèlisht, dikush tjetër heq dorë nga prindi i tij. Ajo është Pera, e cila heq dorë nga e ëma, duke e bràktisur me një letër, në të cilën i shkruan se po largohet për të qenë e lumtur.