Gylxhihani bie në tokë pa ndjenja, në një moment fare të papritur. Ajo dërgohet me urgjencë në spital, ku Rafeti me Xhavitin mësojnë njëherazi nga doktori se gjendja e Gylxhihanës është shumë kritike. Paralelisht, dikush po gëzon falë Rafetit.
Ajo është Nalani, e cila suprizohet me ndryshimin e shtëpisë por Bilura nuk i tregon dot se ia ka bërë Rafeti, sepse Nalani nuk do pranonte. Buzëqeshjet që u përshkojnë fytyrën, do zhduken brenda fare pak çastesh, për Nalanin dhe Bilurën.
Në dhomën e saj, Nalani rrëfen gjithë mënyrën si është lënë shtatzënë nëna saj Semaja, si është rritur Nalani për shkak të vdekjes që ka shkaktuar me lindjen e saj dhe se si çdo gjë në jetë, e përjetoi me Hajriun dhe mësoi nga ai çdo gjë.
Bilura vetëm qan teksa e dëgjon, ndërsa Nalani vendos të pranojë ftesën e Tyrkanës, por pa i treguar Bilurës. Kjo e fundit, sëbashku me Muzon, i vihen asaj nga pas dhe zhgënjehen po aq sa shokohen kur shikojnë Nalanin duke u përqafuar me Tyrkanën.