AMANETI/Neshe lë Aishen amanet tek Feriti

Aisheja ka nevojë me patjetër që dikush t’a ndihmojë derisa të shërohet plotësisht por do mbetet e vetme sepse Neshesë i duhet të shkojë në vendlindje. Për ndihmë, ajo telefonon Korajin, pa e ditur se ai është dhunuar e nxirë në fytyrë.

Koraji detyrohet të refuzojë duke gënjyer gjoja se ka dalë jashtë vendit. E zënë ngushtë, Neshe lajmëron Feritin se po largohet dhe se Aisheja ka mbetur e vetme ndaj ai me shumë nxitim shkon pranë saj.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Jamani, i cili është acaruar shumë nga situata në komisariat me Nanën dhe shkrimtarin, ndaj i kërkon të mos punojë më si përkthyese por do e angazhojë ai me të tjera gjëra nëse do.

Ndërkohë që Jamani përpiqet për Nanën, Nedimi përpiqet kundër Jamanit, për shkak të dashurisë që ka për Nanën. Ajo që Nedimit i del jashtë kontrollit, është fakti që Idrisi i ka vendosur një përgjues dhe është një hap përpara tij.

AMANETI/Jamani ia ndalon Nanës të punojë si përkthyese

Jamani nevrikoset shumë nga ajo që Nana shkaktoi në komisariat, ndaj dhe ia ndalon që t’a vazhdojë më atë lloj pune. Ai thekson se nëse do të punojë, do i mundësojë ai angazhime të tjera përveç Jusufit.

Ndërkohë, armiku i fshehtë i Jamanit që po lufton për Nanën, është Nedimi. Ai vijon me planet e tij djallëzore, pa e ditur se Idrisi është një hap para tij dhe në zyrën ku Nedimi bën takimet, ka vendosur një përgjues.

Paralelisht, Neshesë i duhet të largohet nga qyteti për pak ditë, sepse ka mrrë biletën për të vizituar familjen. Ajo telefonon Korajin për t’i shkuar në ndihmë Aishes por ai gënjen e thotë se është jashtë vendit, sepse është i nxirë në fytyrë.

Rrjedhimisht, Neshe kërkon mbështetje nga Feriti, i cili nuk e zhgënjen dhe me nxitim i shkon Aishes pranë, pa i pranuar refuzimet e saj.

Vajza në dritare/Sedati ndjen keqardhje për gjendjen ku përfundon Nalani

Dy muaj kalojnë nga nata traumatike për Nalanin por çdo ditë e më tepër gjendja vetëm përkeqësohet. Hajriut i del situata nga duart dhe për t’a justifikuar veten, i thotë Nalanit se gjoja vëllezërit e vajzës Laze do e martojnë me zor me të.

Për shkak të degradimit të gjendjes psikologjike të Nalanit, Hajriu ngulmon derisa ajo pranon të shkojë tek një psikolog. Teksa po shkon atje, Sedati e shikon dhe ndjen aq keqardhje për të, saqë betohet se nuk do e lërë në harresë.

Të vërtetën e asaj situate e di vetëm Bilura por ajo e fsheh edhe nga Muzo. Përtej mërzisë për Nalanin, ato të dy festojnë lajmin e madh, se Bilura është shtatzënë. Sakaq, në anën tjetër ndodhet vajza Laze. Edhe ajo është e mashtruar.

Hajriu nuk i ka thënë dot se është i divorcuar nga Tyrkana, në mënyrë që të fitonte kohë për t’u ndarë nga Nalani, pa e marrë vesh ajo për Nalanin. E detyruar, edhe Tyrkana aktron para vajzës Laze sikur po ndahet nga Hajriu.

Për familjen time/Berku bastis shtëpinë e Ajbykesë

Shengyli zë Berkun që po përpiqet të flasë me Ajbykenë ndërmjet dritares së dhomës dhe me imponim e bën të flasë e të tregojë si qëndron çështja. Kështu, mëson nga ai se përse është hequr Orhani nga pozicioni i punës që ka pasur.

Si të mos mjaftonte, mëngjesin e të nesërmes e lajmërojnë nga shkolla se duhet të shlyejë pagesën e semestrit për fëmijët, gjë që nuk e priste sepse Akifi ia kishte premtuar si kompensim kur Orhani u paralizua në shkollë nga plumbi që mori.

Akifi sqaron se diçka të tillë nuk do e bëjë sepse Orhani është shëruar tanimë. Ai e lëndon shumë atë, por ende më shumë e lëndon Nebahati Kaanin teksa flet për nënën e tij sikur ajo ishte një e përdalë që donte të ndante familje.

Kaani nuk do t’ia thotë Akifit por ai e vëren mërzinë në fytyrën e të birit dhe ngulmon derisa Kaani tregon se çfarë ka. Megjithatë, i kërkon mirëkuptim në faktin që Nebahati është grua e tradhëtuar dhe do e nxjerrë inatin diku.

 

Për familjen time/Akifi thyen premtimin që i bëri Shengylit

Berku kërkon me patjetër të pajtohet me Ajbykenë dhe për këtë i shkon poshtë dritares së dhomës. Në çast, atë e shikon Shengyli. Ajo i merr fëmijët veçmas dhe i bën të flasin. Kështu, mëson se si u hoq Orhani nga pozicioni punës që kishte.

Të nesërmen, Shengyli i kërkon Akifit që të paguajë semestrin e fëmijëve, ashtu siç ai i kishte premtuar si kompensim për paralizimin që pësoi Orhani por tanimë Akifi thotë se nuk do e bëjë, për shkak se Orhani është shëruar.

Sakaq, fëmijët e tjerë, Tollga dhe Xhemile i japin një shans njëri tjetrit për t’u njohur dhe këtë, Tollga e fiton për shkak të dhuratës me vlerë emocionale që i bën asaj. Ndërsa në anën tjetër, ndodhet Nebahati me shoqen e saj.

Kaani e dëgjon tek ajo flet si mos më keq për nënën e tij të ndjerë dhe lëndohet shumë. Ndonëse vendos të mos ia tregojë babait të tij, ai e bën, sepse Akifi e vëren që ai është shumë i trishtuar dhe ngulmon derisa ai flet.

 

PREMTIMI/Xhemre futet fshehurazi në shtëpinë e Emirit

Xhemreja shfrytëzon orët e vona të natës për t’iu futur në shtëpi Xhavidanës e për t’ia ndërruar ilaçet që ajo konsumon. Sërish, e bën pa e zënë askush. Paralelisht,në ato orë të vona, Narini po pastron shtëpinë e Kemalit.

Ajo lëviz çdo gjë nga vendi dhe bën një pastrim të thellë, gjë që të gjithë e kuptojnë se po e bën nga mërzia, që t’a largojë mendjen nga Rejhani. Kemali përpiqet që t’a ndalojë por nuk ia del dot dhe Narini vazhdon deri në mëngjes.

Në mëngjes, ajo e lëshon veten para Kemalit që sërish përpiqet pas saj. Narini qan në supet e Kemalit që e përqafon dhe atë moment e shikon edhe Pelini, e cila në çast heq dorë nga ai, edhe pse Oja tenton t’ia shpjegojë ndrysh atë pamje.

Larg tyre, ndodhet Rejhani me Emirin, në kërkim të gjurmëve të Ahmetit. Ai është bashkëshorti i Nurajit, gruas që takuan në spital dhe ndonëse e gjejnë, ai refuzon të rikthehet me të, për të cilën thotë se hoqi dorë nga ai kur vendosi të mbante fëmijën.

PREMTIMI/Rejhani dhe Emirin tentojnë të bashkojnë një çift

Të gjithë mërziten shumë për Rejhanin por Narini nuk e përmban aspak veten dhe nga dëshira për t’i larguar mendimet që ka, ajo fillon të pastrojë gjithë shtëpinë, me imtësitë më të vogla. Kemali e shikon dhe tenton t’a ndalojë.

Fillimisht nuk ia del dhe Narini ashtu vazhdon deri në mëngjesin e të nesërmes, kur më në fund e lë veten të lirë para Kemalit dhe qan në supet e tij. Kemali e përqafon, gjë që e shikon edhe Pelini, e cila largohet e frustruar.

Oja nxiton pas saj për t’i shpjeguar se ai thjesht po e ngushëllon për shoqen, por më kot. Sakaq, Rejhani me Emirin gjejnë bashkëshortin e Nurajit, gruas që po dergjet në spital. Ato i kërkojnë t’a takojë por ai ka hequr dorë prej saj.

Teksa ato përpiqen për takimin e Nurajit me Ahmetin, nëna Emirit ndodhet në rrezik nga Xhemreja. Kjo e fundit i futet fshehurazi në shtëpi dhe sërish ia ndërron ilaçet që ajo pi, pa e vënë re askush.

AMANETI/Nana denoncon padrejtësisht një të panjohur

Koraji dhunohet nga personi me të cilin ai bashkëpunoi për kurthin e tij të rradhës. Tanimë ai nuk pret për paratë që Koraji i ka borxh ndaj e paralajmëron se herën tjetër do e vrasë nëse nuk ia sjell ato para.

Sakaq, Aisheja për të cilën Koraji po mundohej, po shtron një darkë për Feritin dhe gjithë grupin tjetër të komisariatit. Fillimisht Vollkani lajmëron se nuk shkon dot pasi është pak i sëmurë por më pas u bashkohet dhe e gëzon Neshenë.

Në po atë darkim, Feriti kujton unazën e martesës që dikur i ka blerë Aishes. Kjo e fundit shkon fshehurazi në dhomë për t’a provuar por Feriti e shikon dhe kupton se ajo e ruan atë unazë.

Ndërkohë, Nana fillon punë online si përkthyese por që në ditën e parë ngatërrohet dhe përkthimin e një shkrimtari që po shkruan dramë, e merr si të mirëqenë që ai është vrasës, ndaj e denoncon në polici.

AMANETI/Nana fillon një punë të re

Nana fillon një punë nga shtëpia për të qenë sa më e zënë e të mos mendojë për Jamanin por ajo punë merr një kthesë të pakëndshme. Teksa po përkthen një tekst, ajo mendon se dikush po rrëfen një vrasje, ndaj dhe e denoncon.

Çdo gjë sqarohet në komisariat, ku ajo mëson se ai është shkrimtar dhe po shkruante libër. Sakaq, në anën tjetër ndodhet i gjithë ekipi tjetër i komisariatit, i mbledhur në shtëpinë e Aishes dhe Neshesë për një darkim.

Vollkani fillimisht mendon se nuk do mbërrijë dot dhe për këtë e lajmëron Neshenë, e cila qëndron e mërzitur derisa ai ia del të vijë. Gjatë asaj darke, Feriti i shkon nga pas Aishes në dhomë dhe mëson se ajo e ruan ende unazën e martesës.

Sakaq, personi që po përpiqet aq shumë që t’i ndajë, Koraji, po bie në kurthin e tij sepse personi me të cilin po kryente ligësinë, e dhunon për t’i bërë të qartë se nuk e pret më për paratë që i ka borxh.

 

Çapkëni i pasur/Sejrani tmerrohet nga vizitori që vjen për të

Suna nuk qetësohet dot pas fjalëve të Feritit, të cilat i ka keqkuptuar totalisht. Atë keqkuptim do ia përcjellë edhe Jusufit, me frustrim shumë të madh. Gjatë asaj kohe, Feriti po kthehet në shtëpi i dehur nga pija me Pelinin.

Sejrani e ndihmon të shtrihet në shtrat por ndërkohë balta këpucëve bën pis gjithandej. Në mëngjes, ajo i kërkon Sulltanës që t’i ndërrojë çarçafët, edhe pse natën e kaluar ishin ndërruar, ndaj Sulltana e keqkupton sikur ato kanë shkuar me njëri tjetrin.

Keqkuptimin e saj ia përcjell edhe Ifakatës në të njëjtën formë dhe tanimë ato i pandehin burrë e grua prej vërteti. Po atë mëngjes, buzëqeshja Sejranit do shuhet nga vizita e papritur e Jusufit që kërkon llogari nga ajo.

Sejrani i sqaron çdo gjë, e dëbon që aty dhe pasi Feriti e justifikon para familjes ardhjen e Jusufit, Sejrani i shpjegon në dhomë gjithçka që ka pasur me Jusufin dhe që i ka propozuar atij dikur për t’ia mbathur.