AMANETI/Nana mbron me jetë vajzën e panjohur

Jamani i shkon Nanës pranë me një biletë në dorë, të cilën e ka marrë për të, që ajo të kthehet e të pushojë një javë në vendlindjen e saj, por Nana nuk pranon, vetëm sepse ai gjest e afron ende më shumë me të.

Pasi Jamani largohet i irrituar, ajo i shkon në zyrë për t’ia lënë biletën por aty shikon edhe tesbihet që dikur ia ka dhuruar vetë dhe emocionohet pafund. Përhumbjen e saj, do e ndërpresë një ulërimë që vjen nga oborri.

Ajo nxiton dhe shikon një vajzë që përgjërohet për t’u futur brenda, duke thënë se është e njohura e hallë Akçës dhe ka nevojë për ndihmë. Nana e merr menjëherë në mbroje ndërsa mes të tjerëve dëgjohen të shtëna.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Ibo, i cili bashkëpunon në operacionin për gjetjen e personit që ka rrezikuar jetën e Neshesë dhe shumë të tjerave si ajo. Kësaj rradhe, ai infiltrohet si të ishte avokat.

AMANETI/Nana kthen mbrapsht biletën e Jamanit

Koraji takohet me bashkëpunëtorin e tij dhe përpiqet t’a bindë që t’ia mbathë, që assesi Koraji të mos përmendet gjëkundi para Aishes e të zbulohet krimi tij, por nuk ia del dot. Ndërkohë Aisheja vazhdon ende me kërkimet, ashtu si dhe Feriti.

Të dy shkojnë në komisariat por fajtorin nuk e bëjnë dot të flasë, që ai të tregojë se kë ka mbi krye. Për t’a zbuluar, Ibo futet si i infiltruar, gjoja se e ka sjellë si avokat shefi i tyre.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana, të cilës Jamani i dorëzon një biletë për të pushuar një javë në vendlindje por Nana e refuzon, vetëm që të mos afrohet ende më shumë me të. Çaste më vonë, ia kthen biletën në zyrë.

Teksa ia kthen, vëren edhe tesbihet që ai i mban në sirtar dhe emocionohet. Me nxitim del që aty dhe ndihmon një vajzë që po ia mbath nga dy mizorë. Nana e merr atë brenda në shtëpi dhe vetëm pasi futen brenda, mëson se vajza është e njohura e hallë Akçës.

Çapkëni i pasur/Sejrani braktiset nga i dashuri saj

Jusufi dëgjon rastësisht lajmin se Feriti ka kërkuar dorën e Sejranit dhe jo të Sunës, gjë që e shokon po aq sa vetë Sunën e Sejranin. Kjo e fundit, pasi përfundon dënimin, bisedon me hallën e saj që ngulmon t’a martojë.

Ajo i tregon Sejranit se në atë moshë ka qenë po aq kokëfortë sa ajo dhe ka refuzuar çdo person por tani që është plakur është penduar në shpirt që s’ka krijuar familjen e saj, ndaj dhe do që Sejrani të martohet.

Që aty, Sejrani del për të kryer procedurat e martesës me Feritin por gjen formën dhe shkëputet për t’u takuar me Jusufin. Ajo është gadi t’ia mbathë me të por Jusufi refuzon, duke pasur frikë reagimin e familjes së saj dhe të Feritit.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Ifakati me Orhanin, ku ky i fundit tenton të shkojë me të por ajo e refuzon, duke i kujtuar natën e kaluar kur ai nuk u interesua fare për të por qëndroi vetëm me gruan e tij.

Për familjen time/Nebahati vendos të divorcojë Akifin

Kaani largohet mes lotësh nga familja tij, për të kaluar gjithë natën në makinë, duke mos pasur asnjë strehim tjetër. Ndërkohë Nebahati, përgatit valixhen për t’u larguar nga shtëpia por fëmijët e ndalojnë, nga shqetësimi që kanë për të.

Akifi lumturohet për qëndrimin e saj ndërsa Nebahati ësht e vendosur për t’a divorcuar atë. Të nesërmen në shkollë, Doruku vazhdon të jetë i njëjtë ndaj Kaanit, ndryshe nga Melisa që shqetësohet edhe për të.

Duke e pranuar si vëlla, ajo i shkon nga pas për t’a pyetur se ku po qëndron dhe çfarë po bën por Kaani është ende i lënduar dhe nuk pranon të flasë. Sakaq, Kadiri atë ditë e kalon me Emelin, duke e dërguar në një librari fëmijësh.

Në pamundësi të blerjes së shumë librave, Kadiri ulet në një vend me Emelin dhe nis t’ia lexojë asaj njërin prej tyre, aq sa bie në sy të menaxhuesit të vendit, i cili e komplimenton shumë Kadirin për gjestin dhe madje i ofron një vend pune.

PREMTIMI/Rejhanin e mbështet vetëm një person

Narini rikthehet në shtëpi me Ojën, Masallin dhe Shehrijen, për të gjetur në shtëpi ende Pelinin pranë Kemalit. Tanimë, ky i fundit, i kërkon Narinit që të ecin me rregullat që mendon Pelini se do jenë më efikase.

Fjalët dhe vendimi i Kemalit vetëm sa e bën Narinin ende më shumë xheloze por ajo nuk reagon. Pak më vonë, do reagojë Kemali kundrejt motrës së tij, Ojës, lojën e të cilës e ka kuptuar ndaj dhe i kërkon të mos e përsërisë më.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Rejhani, të cilës Emiri po i ulëret nga frika se ajo do rrezikojë veten dhe mund t’a humbasë. E gjithë pjesa tjetër e familjes e dëgjon dhe përfshihet e shokuar. Ajo që e kupton më shumë, është Nigari.

Ajo i tregon Rejhanit se çfarë ka përjetuar kur ka humbur fëmijën por insiston se jeta e nënës ka më rëndësi. I vetmi person që i sugjeron t’a lindë fëmijën, është Xhavidana, dhe kjo e çmënd të birin e saj, Emirin.