Xhemreja arrin t’i japë Çelebiut ilàçet që Tomrisi i sugjeroi dhe madje nuk zbulohet fare nga ana e tij. Teksa Çelebiu ndodhet në duart e saj, vëllai i tij Iskenderi shkon pranë Arzusë për të pushuar mendjen por konfuzohet kur ajo e pret me një darkë romantike. Përveç asaj darke romantike që ajo ka përgatitur për t’a bërë për vete Iskenderin, Arzuja gjithashtu i flet për Çiçekun, derisa ai mérzitet, pasi nuk e pranon që ajo do i sjellë fúndin atij. Por Arzuja nuk e lë me aq. Ditën tjetër, ajo troket në derën e Çiçekut, vetëm për t’i kërkuar të qëndrojë sa më larg Iskenderit.
Ajo i betohet Çiçekut se për shkak të saj, ai do futet në próbleme të mëdha, pasi është i dashuruar kokë e këmbë. Arzu largohet por lë pas një mori mendimesh e konfuzionesh, mbi dashurinë e Iskenderit, për të cilën po i flasin të gjithë. Pa e menduar më gjatë, Çiçeku merr çantën me para që Iskenderi i ka sjellë dhe i drejtohet kompanisë së tij. Pasi mbyll derën e zyrës, ajo dòrëzon çantën me para, duke i kujtuar se ai ka dhënë fjalën që do i jepte fùnd Çelebiut, jo të lejonte Çelebiun t’i jepte fùnd Iskenderit.
Dórëzimi i parave në ato momente ndryshon gjithë rrjedhën e historisë për Iskenderin. Kjo, sepse Çelebiu organizoi një mbledhje me ortàkët, ku pretendonte t’i zhgènjente se gjòja Iskenderi ka tërhequr paratë e investimeve të tyre për punët e tij personale, por Iskenderi e nxjerr si génjeshtar atë kur tregon se paratë janë tërhequr për në një investim shumë fitimprurës. Në përfundim të asaj mbledhjeje që është si shùplakë për Çelebiun, ai e kércénon Iskenderin me Çiçekun, ndërsa Iskenderi i betohet se do e vràsè nëse guxon t’i bëjë gjë asaj.
Paralèlisht, Çiçeku shkon para Bylentit pas vjen ora e duhur për dòrëzimin e parave. Ndonëse duarbosh, ajo e bind Bylentin që t’ia japë Atlasin, duke i ofruar gjithë pasurinë që Tomrisi ka kaluar në emër të saj. Ndërsa në mbrëmje të asaj dite, në anën tjetër, Zejno do gjejë Omerin në një tavolinë duke pirë i vetëm, ndaj do i shkojë pranë pa ftesë. Biseda e tyre e ndjerë nuk zgjidh asgjë, pasi Omeri ngulmon se ajo është larguar e më pas është zhdùkur, ndërsa Zejno ngulmon se ai e ka bráktisur atë.