Vajza në dritare/ Xhana ndahet nga jeta

Në darkën e organizuar nga familja Korollu, do jenë të ftuar edhe dy persona mjaft të veçantë dhe të afërt, siç janë Pervina me Xhavitin. Darkimi shkon më së miri dhe gjatë asaj kohe, Xhaviti në fshèhtësi i tregon Xhavidanës se e ka rregulluar çështjen e Xhanës sepse e ka bindur të jetojë në Amerikë. Në përfundim të atij darkimi, Pervina i kërkon falje Rafetit për çdo ndjesi të pàkëndshme që u ka shkaktuar familjarisht dhe gjithashtu vetë e fal për çdo gjë që kanë pasur në të shkuarën.

Në dalje nga restoranti, një tùrmë gàzetarësh po i presin, ashtu siç i kishin porositur. Sedati flet para tyre, bashkë me Nalanin dhe të dy deklarojnë që janë rikthyer pas një krìze martesore. Hajriu që i dëgjon në fshèhtësi, nuk e beson aspak. Ai i vëzhgon pa ndalim, edhe pasi ato të gjithë i drejtohen të panìkosur spìtalit, sepse Alpi telefonon Rafetin për t’i treguar për Xhanën. Në spìtal, Hajriu gjen formën për t’a marrë pranë vetes Nalanin dhe sërish kërkon llògari nga ajo për ndërprerjen e dashurisë së tyre.

Hajriu vazhdimisht e pyet nëse dikush e ka kèrcènuar dhe i betohet se mund t’a rregullojnë situatën mes tyre, por Nalani ngulmon se askush nuk e ka kèrcènuar por ka vendosur vetë se asaj marrëdhënieje duhet t’i vinte fundi. Së fundmi, ajo i kërkon të mos i shkojë më kurrë nga pas dhe kështu largohet prej tij. I vetmi person që e shikon Hajriun që ka qenë në spìtal, është Selena, por ajo nuk e flet me njeri. Pas asaj bisede të rèndë, Nalani vijon të ngàcmohet, nga telefonata e numrit të panjohur.

Ajo nuk e di se përtej telefonit qëndron babai i saj biològjik, i cili vetëm i dëgjon zërin, nuk flet fare dhe më pas e mbyll telefonatën. Megjithatë, bòmbàt do jenë të njëpasnjëshme për Nalanin atë natë. Pas asaj telefonate, ajo mëson se Muzo ka qenë personi që i ka dërguar letrat anònime në dhomë, lidhur me Hajriun dhe për këtë, thotë se tanimë e ka humbur tòtalisht besimin tek njerëzit. Ajo i shkon pranë Sedatit që bashkë me prindërit po luten të shpëtojë së paku nipi i tyre por dòktori lajmëron vdèkjen e të dyve, të Xhanës dhe të fòshnjës.