AMANETI/ Jamani viziton vàrrin e Seherit

Feriti dhe pjesa tjetër rikthehen në kòmisariat por atij i mbetet mendja tek sjellja e Korajit në një moment që duhej shpëtuar vajza vogël, që e pàndeh të jetë vajza e tij. Sipas Feritit, ai as që e meriton të jetë baba. Koraji nuk përgjigjet fare por i shkon nga pas Aishes, e cila po përgatitet që të shkojë në shtëpi me të bijën dhe dadon e të bijës. Koraji si gjithmonë, i ofrohet për t’i blerë gjërat që kanë nevojë për shtëpi dhe për të plotësuar çdo nevojë tjetër të tyren, edhe pse Aisheja vazhdimisht i thotë që nuk ka asgjë nevojë nga ai.

Së fundmi, ajo nuk duron dot më por prèrazi dhe qartazi i kërkon të krijojë familjen dhe jetën e tij, ashtu siç ajo e ka krijuar, pa të. Atë bisedë e dëgjon edhe Feriti dhe në mënyrë të pakontrolluar, ai krijon edhe njëherë shpresa për një të ardhme me Aishen, ndaj dhe heq dorë nga misioni pòlicor që kishte marrë përsipër dhe qëndron në kòmisariat, vetëm për të qenë më pranë saj. Në anën tjetër ndodhet Jamani, që me ndihmën e Nanës po vazhdon kërkimet për çantën e humbur.

Duke kërkuar, ato gjejnë shumë gjëra të tjera, si për shembull një kavanoz të mbushur me para të vogla, që Jamani i ruan si kujtim nga paratë që dikur grumbullonte, gjë për të cilën Nana tregon se ka bërë të njëjtën gjë. Më pas gjejnë një fotografi të hershme ku Nana e dallon menjëherë Jamanin, edhe pse në foto ka qenë veçse një fëmijë. Më pas, Jamanit i rrëshqet nga goja vendi i Zijait dhe të dy e kuptojnë se çfarë sapo ndodhi por asnjëri nuk e komenton. Së fundmi, gjejnë çantën dhe secili largohet që aty.

Jamani largohet fare nga shtëpia, për të shkuar pranë vàrrit të Seherit ku mes lòtësh i tregon se me padurim po pret që të shkojë pranë saj, ndërsa Nana shkon në dhomën e saj ku merr një tjetër telefonatë kèrcènuese nga Idrisi. Edhe pse gjatë gjithë kohës është përpjekur t’a marrë atë informacion, tanimë që e merr, ajo nuk e ndan me Idrisin. Nana sërish thotë se nuk e ka gjetur vendin ku ndodhet Zijai, por njëkohësisht nuk e lejon Idrisin t’a kèrcènojë, duke i kujtuar se ajo është shansi i tij i vetëm për t’u hàkmarrë për Azizin.

AMANETI/ Nana e ruan sèkretin që zbulon nga Jamani

Jamani dhe Nana vazhdojnë të kontrollojnë në qìlar, ku ajo do rrëzòjë aksídentalisht një enë të mbushur me para të vogla. Ato janë paratë që Jamani ka grumbulluar herën e fundit si fëmijë dhe i ruan si nostalgji. Nana tregon se të njëjtën gjë ka bërë edhe ajo në fëmijërinë e saj, për çdo gjë që ka pasur nevojë të blejë e të ketë. Mes të tjerash, ajo gjen edhe një fotografi shumë të vjetër, ku Jamani paraqitet me vëllezërit e tij, të gjithë ende fëmijë. Edhe pse fëmijë, Nana e dallon menjëherë ku është Jamani.

Ajo thotë se e dalloi lehtësisht nga sytë e tij dhe me aq mbyllet biseda pasi bëhet e síkletshme. Biseda të tjera hapen vazhdimisht dhe pa e kuptuar, Jamanit i shpëton nga goja emri i qytetit ku e ka dërguar Zijain. Edhe Nana edhe ai e kuptojnë menjëherë se çfarë tha por nuk e diskutojnë. Shumë shpejt gjejnë çantën që po kërkonin dhe secili largohet në dhomën e tij. Kur Nana shkon në dhomën e saj, Idrisi e telefonon. Ai kërkon të dijë nëse e ka mësuar vendin e Zijait, por Nanën e zè panìku dhe vetëm hesht.

Për shkak të kèrcènimit që ai i bën, ajo thotë se e ka gjetur por menjëherë pendohet dhe thotë se ka gjetur vetëm rrugën se si do e gjejnë vendin e Zijait. Idrisi tenton t’a kèrcènojë sërish por kësaj rradhe, Nana nuk e lejon. Ajo i kujton atij se është shansi tij i vetëm për hàkmarrjen e Azizit ndaj duhet të mos i përzihet më tepër në punët e saj. Jamani ndërkohë, vendos të vizitojë vàrrin e Seherit, sërish. Me lòtët që i rrjedhin rrëke kur ndodhet para saj, ai i thotë se pret me padurim t’i shkojë asaj pranë.

Në anën tjetër ndodhen punonjësit e kómisariatit, ku mes tyre, Feriti i sqaron Korajit se gjithçka që bëri, e bëri që vajza të mos e kuptonte çfarë babai ka dhe gjithashtu thotë se ai nuk e meriton të jetë babai i saj. Koraji largohet i irrítuar por i shkon nga pas Aishes, si përherë, për t’u vetëofruar për çdo nevojë të saj. Kësaj rradhe, Aisheja flet prèrazi, duke i kërkuar Korajit që të vazhdojë jetën e tij. Atë bisedë të ftohtë por kuptimplotë e dëgjon edhe Feriti dhe për shkak të shpresave që i rikrijohen, ai heq dorë nga misioni sèkret, vetëm që të qëndrojë pranë Aishes.

OSMANI/ Perandori ka bërë një pakt kúndër Osmanit

Borani dètyrohet të shoqërojë Oktem Beun për në qèli, ndërsa Oktemu u betohet se bàlta që po i hedhin, do i zèrë ato vetë një ditë. Për këtë, Borani përgjigjet prèrazi dhe bindshëm se nëse i është hedhur bàltë dhe vërtetohet pafàjësia e tij, atëherë atë bàltë do ia pastrojë me gjàkun e personit që e ka krijuar kúrthin kúndër tyre. Gjatë asaj kohe, po flitet për vajzën e Oktemit. Ai që po flet për të, është Aktemuri, i cili është dashuruar kokë e këmbë me Alçiçekun por kushtet nuk janë në favorin e tyre, për shkak të fiseve.

Ai bisedon me Ulgenin, të cilës i rrëfen dhímbjen që ndjen por edhe vendosmërinë për të duruar e për të lúftuar derisa të mund të jenë bashkë, gjë për të cilën Ulgeni e komplimenton shumë. Bisedën e tyre do e ndërpresë ardhja e Ballës, e cila ka mësuar mbi atèntatin e Alçiçekut kúndrejt tij dhe e akùzon për shpërdorim detyre që nuk i ka dhënë dénimin e merituar një personi që e ka plàgosur por ka pasur qëllim vràsjèn e tij. Aktemuri përpiqet t’a jùstifikojë Alçiçekun, por më kòt.

Balla as që e lejon atë që t’a jùstifikojë me vdèkjen e të atit por e krítikon ashpèr Aktemurin që po vendos dikë tjetër para detyrës së punës që ai ka. Aisheja e dëgjon gjithë bisedën e tyre dhe ashtu si Balla, krítikon Aktemurin dhe i rikujton atij shenjtërinë që një detyrë dhe përgjegjësi ka. Paralèlisht, Alçiçeku po përpiqet të ndalojë nënën e saj që do bëjë një mbledhje me úshtárët e fisit të tyre, vetëm për t’u pozicionuar kúndër Osmanit. Ajo përpiqet shumë, por nuk ia del dot dhe madje krítikohet nga nëna e saj.

E vendosur, zonja Bengi i mbledh úshtárët dhe u thotë qartazi se ndonëse Oktem Beu zgjodhi të qëndronte në heshtje, ajo nuk do qëndrojë aspak dhe do hàkmerret për vràsjèn e vëllasë së saj, si dhe për arrèstimin e pádrejtë të Oktemit. Binge pyet këshilltarët e fisit nëse janë krah saj apo kúndër dhe secili prej tyre ngre dorën për të treguar se do i bëhen vetëm krah dhe kurrsesi kúndër. Osmani për të cilin ato po flasin, ndodhet përballë peràndorit, pa e ditur se ai dhe Olofi kanë bërë një pakt me njëri tjetrin, për Osmanin dhe Ofeljan.

PREMTIMI/ Emiri merr lajmin e rèndë për Rejhanin

Erhani qëndron përballë familjes së Ojës, që është e gjitha në gjendje shókimi nga prezantimi tij si partner i Ojës por në mesin e tyre, i vetmi person që gëzohet shumë, është Kemali. Ai e komplimenton motrën e tij për zgjedhjen që ka bërë dhe thotë se do e ketë në krah, si vëllanë e saj të madh. Sakaq, Narini nuk e beson aspak dashurinë e tij. Ajo e shikon situatën shumë réndë dhe të rrezìkshme për ndjenjat e Ojës që parashikon të léndohen. Me një mesazh, ajo përpiqet t’a kèrcènojë Erhanin duke i thënë se do rrëfejë gjithçka nëse nuk i jep fùnd.

Erhani nuk i fríkësohet aspak një kèrcènimi të tillë ndaj i përgjigjet duke i shkruar se është i gatshëm t’a dëgjojë rrëfimin e saj që nga ai moment, para të gjithëve. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Rejhani, e cila në mënyrë shumë të paprítur máshtrohet nga Haxheri që ka rënë prè e kèrcènimit të Nebahatit dhe dètyrohet t’a fusë në kúrth Rejhanin. Kjo e fundit, nga dora e Nebahatit që mban një thíkë, plàgoset në bark dhe bíe në tokë pa ndjenja, ku Nebahati e bràktis pa pasur aspak mëshìrë.

Në ato momente, në shtëpinë e Rejhanit, Gylsymi vendos t’i tregojë Emirit të vërtetën e kúrthit që ajo dhe Xhavidana i kanë bërë Rejhanit. Ajo madje e fton Emirin për të biseduar dhe hap gojën t’i tregojë por Xhavidana u shkon pranë dhe e ndalon atë rrëfim. Në atë çast, Emiri merr telefonatën e paprítur ku i tregojnë se çfarë ka ndodhur me Rejhanin, ndaj ai nxiton për në spítal. Ndërsa Xhavidana, pàndeh t’a shfrytëzojë situatën në mënyrën më të shèmtuar por edhe të rrezìkshme.

Në prezencë të Hikmetit, në dhomën e tij, ajo telefonon Talazin për t’i thënë se kanë rastin për t’i dhënë fùnd njëherë e mirë Rejhanit pasi është në spítal dhe në gjendje të réndë. Gylsymi që po e dëgjon nga dera që qëndron pak e hapur, tmèrrohet jo vetëm nga plani që Xhavidana ka për Rejhanin por edhe sepse Xhavidana i kërkon Talazit të përgatisin edhe një plan tjetër, për të zhdùkur Gylsymin sepse ajo nuk duhet t’u sillet më nëpër këmbë. E fríkësuar për të ardhmen e saj, Gylsymi shkon në spítal para Rejhanit të sëmùrë dhe jep lamtumirën.

PREMTIMI/ Rejhani dërgohet në spítal në gjendje të réndë

Haxheri, e búrgosura e sëmúrë e qelìsë që mori ndihmën e madhe dhe të paprítur nga Rejhani, përfundon duke e futur atë në kúrthin e Nebahatit pasi kjo e fundit e kércénoi me nënën e sëmùrë. Haxheri i kërkon falje Rejhanit teksa mbyll derën ku do e zènë Rejhanin dhe kështu, Nebahati shfrytëzon momentin dhe pa e menduar dy herë, e plàgos réndë me thíkë në bark Rejhanin. Në ato momente, Gylsymi po i kërkon Emirit që të bisedojnë për diçka me shumë rëndësi.

Ajo është e vendosur t’i tregojë të vërtetën e kúrthit që i ka bërë Rejhanit bashkë me Xhavidanën por kjo e fundit u shkon pranë dhe e ndalon atë rrëfim. Menjëherë në atë çast, Emiri merr telefonatën e réndë që e informon mbi plàgosjen e Rejhanit dhe dërgimin e saj në spítal, gjë që ai e ndan edhe me familjen e tij. Xhavidana, si e pàshpirt, shkon pikërisht në dhomën e Hikmetit, ku e di se ai dëgjon e kupton por nuk reagon dot dhe ia plàgos shpirtin duke treguar çfarë ka ndodhur me Rejhanin.

Teksa ndodhet ende në atë dhomë por me derën paksa të hapur, ajo telefonon edhe Talazin dhe i kërkon të bëjnë dy plane; njëri për t’i dhënë fùnd njëherë e mirë Rejhanit meqë është gjysmë e vdèkur në spítal dhe tjetri për t’i dhënë fùnd Gylsymit sepse nuk do të rrezìkojë më me të. Gylsymi e dëgjon dhe largohet e tmèrruar për në spítal, ku mes lótësh qëndron para Rejhanit që dérgjet në shtrat. Ajo shpreh gjithë dhímbjen që ka për situatën, thotë se meriton çdo të kèqe ndërsa Rejhani meriton çdo të mirë, për zemrën e saj të pastër.

Gylsymi e cilëson Rejhanin si génjeshtrën më të bukur të jetës së saj dhe mes lótësh largohet që aty. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Erhani, që vijon të shókojë gjithë familjen ndërsa Masallin e trémb. Për çudinë e madhe të Ojës, Kemali është shumë i lumtur që Erhani është partneri saj i fshèhtë derimë atë natë, ndërsa Narini që e njeh më mirë dhe e di që ai po e përdor Ojën për lojë, i kërkon atij të heqë dorë nga ai màshtrim, përndryshe do u tregojë të gjithëve të vërtetën e tyre, gjë që Erhanin nuk e trèmb aspak.

Sekrete familjare/ Xhejlina e pandeh veten fàjtore për vdèkjen e Enginit

Laçini dhe Jektai mbërrijnë në mòrg, për të parë për herë të fundit djalin e tyre të vetëm, fëmijën e vetëm që kishin. Në mesin e dhímbjes, Laçini e akùzon Jektain si fàjtor duke thënë se atë nuk do e kishin vràrè nëse ai nuk do kishte pranuar t’a ndihmonte me arràtisje. Për atë vràsjè aq të réndë, Parsi mendon se Ilgazi do shkèlë parimet e tij dhe për hir të Xhejlinës do fshèhë provat që e tregojnë atë fájtore, ndaj dhe e telefonon për t’i thënë se do nisë një hetim mbi ndershmërinë e tij, por Ilgazi nuk reagon aspak, as që i përgjigjet atij.

Ilgazi telefonon vetëm babanë e tij dhe i kërkon t’a dërgojë làjmin në familjen e Xhejlinës. Metini troket në derë me shumë síklet sepse e di që ato do pàndehin menjëherë se ka sjellë ndonjë làjm për Zaferin, dhe ashtu ndodh. Por Metini, i détyruar, e mohon dhe tregon për çfarë ndodhet aty, për Xhejlinën dhe akùzat që po i bëhen. Làjmi bie si një bómbé në familjen e Xhejlinës dhe pas asaj bòmbè të lëshuar, Metini largohet për tek babai i tij, në vendin e písët ku ai tanimë punon sëbashku me Çinarin. I zènë ngushtë, Metini nuk e merr dot të birin me fòrcë që aty.

Ai qëndron vetëm përballë të atit, Merdanit, për t’i thënë se e di që ai e ka vràrè Enginin dhe i ka lënë provat të duken sikur e ka bërë Xhejlina, që ajo të arrèstohet dhe të shpëtojë Çinari nga invèstigimet që ajo po bënte për zhdùkjen e të atit. Merdani nuk e mohon por i kujton të birit se është pòlic dhe nuk mund të flasë dot pa prova. Paralèlisht, Xhejlina nuk po flet dot para askujt. Ajo vijon të jetë në gjendje të réndë shókimi dhe nuk mban mend asgjë nga çfarë ka ndodhur, por para Ilgazit bën një rrëfim të sinqertë.

Ajo i kujton atij se sa ashpèr ka reaguar kur ka mësuar se Engini ia kishte vràrè të motrën, aq sa kishte tentuar t’a mbÿste me duar por ai me Enginin e kishin ndaluar, prandaj dhe thotë se mund t’a ketë vràrè me të vërtetë pasi ka mësuar se ai ka dashur t’ia léndojë edhe mbesën, Parlën. Ilgazi e dëgjon deri në fund por i përgjërohet që diçka të tillë të mos e thotë para Parsit pa iu kthyer e gjithë kujtesa. Xhejlini bën siç i kërkon Ilgazi por sërish dërgohet në bùrg, ndërsa Ilgazi, për situatën e saj, shòkon të atin duke i thënë se sërish e dashuron njësoj atë, edhe nëse ajo rezulton fàjtore.

Sekrete familjare/ Metini jep lajmin e réndë në familjen e Xhejlinës

Xhejlini nuk arrin dot të flasë me asnjë prej personave që ka përballë, edhe kur Engini e dërgon në kómisariat përballë Parsit. Ajo vijon të jetë në gjendje shòku, duke mos kujtuar asgjë nga çfarë ka ndodhur. Ndërkohë, Laçini me Jektanë, si prindërit e të ndjerit, shkojnë në mòrg të shikojnë për herë të fundit fëmijën e tyre të vetëm, Enginin. Edhe në atë dhímbje të madhe, sërish Laçini e fàjëson Jektain, duke thënë se Engini nuk do ishte vràrè nëse ai nuk do kishte tentuar t’a ndihmonte me arràtisjen, por Jektai nuk e pranon një fàj të tillë.

Paralèlisht, Parsi po tenton të ngarkojë me fàj Ilgazin, duke thënë se ai po fshèh provat që tregojnë fàjtore Xhejlinën dhe për këtë akùzë do të fillojë një hetìm, por askush nuk është dakord me Parsin. Ilgazit nuk i intereson aspak por vazhdon me invéstigimin e ngjarjes. Ai kërkon nga babai i tij, që të jetë ai që do ia dërgojë làjmin e familjes së Xhejlinit. Sado të véshtirë që e ka për shkak të Zaferit, Metini e mbledh guximin dhe u troket në derë. Sapo shikojnë makinën e pólicisë, ato pándehin se ka ndonjë làjm për Zaferin dhe kjo ia rèndon atij më shumë situatën.

Shkurtimisht dhe me kokën poshtë, Metini lëshon bòmbèn e Xhejlinit në shtëpi dhe largohet, duke i lënë ato në një gjendje të rëndë. Që aty, ai nuk kthehet në kómisariat por shkon në vendin e písët ku punon babai i tij Merdani, ku shikon se ka marrë edhe Çinarin. Metini e akùzon për vràsjèn e Enginit por Merdani i rikujton se pa pasur prova, nuk e akùzon dot për asgjë dhe aktualisht, provat tregojnë fàjtore Xhejlinën. Kjo e fundit, në ato momente po qëndron pranë Ilgazit, në gjykàtë.

Ajo kujton copëza të palídhura me njëra tjetrën dhe thotë para tij se ndoshta e ka vràrè ajo, ndoshta nuk e ka përmbajtur veten kur ka mësuar se do e léndonte edhe Parlën pasi edhe kur mësoi se ai kishte vràrè Inxhin, ajo do e vrísté por e ndaloi vetë Ilgazi dhe Engini. Ilgazi e dëgjon dhe i përgjërohet që të mos e bëjë një deklaratë të tillë para Parsit. Çaste më vonë, para tij, Xhejlina sërish qëndron në heshtje pas çdo pyetjeje dhe për të lëshohet urdhëri i gjykìmit në gjendje të arrèstuar. Ajo që çudit pafund Metinin, është që Ilgazi shprehet se e dashuron njësoj Xhejlinën, edhe nëse ajo është me të vërtetë vràsèsja.

Vajza në dritare/ Rafeti mbetet pa fjalë nga veprimi i Gylxhihanës

Rafeti qëndron përballë fëmijëve të tij që i kërkojë të heqë dorë nga shitja hoteleve, teksa nga mesi i tyre, Sedati merr përsipër çdo faj për të cilin Rafeti po i dènon të gjithë fëmijët. Megjithatë, Rafeti nuk tërhiqet. Në zyrë do futet paprìtur dhe pa trokitur Gylxhihana. Para Rafetit, ajo grìs letrat e divòrcit dhe thotë se do i qëndrojë asaj martese mbi krye, edhe nëse gjýqet e divòrcit do zgjasin me vite. Rafeti mbetet pa fjalë ndërsa fëmijët gëzohen pafund. E vetmja gjë që kërkon Gylxhihana prej tyre, është që të mos gàbojnë më, sepse nuk i mbron dot më.

Që aty, Selena shkon të pajtohet me Leventin që është bërë shumë xhèloz për Emirin, ndërsa Rafeti shkon në një takim ku i del Emiri, në formë të paprìtur. Para Rafetit, Emiri do pranojë fàjet e tij dhe i jep të drejtë Rafetit që nuk e lejoi Selenën të martohej me të, por tanimë i pranon të gjitha gàbimet e tij si dhe zotohet se ka ndryshuar, ndaj i kërko Rafetit që t’ia shesë atij hotelet që ka nxjerrë në shitje, me kushtin që hoteleve të mos u ndërrohet emri “Korollu”. I zènë ngushtë, Rafeti e fton për darkim në shtëpinë e tij, ku dhe do i japë përgjigje.

Ndërkohë, Sedati merr një telefonatë nga Xhana që i kërkon të shohin sëbashku për shtëpi pasi lindja po i afrohet, por Sedati i panìkosur, sàjon një jùstifikim për t’a anashkaluar takimin atë ditë. Ai shkon në shtëpi, para Feridesë që e ftoi për të biseduar. Ajo e pyet nëse ka ende lidhje me Xhanën dhe sapo Sedati e mohon, ajo e qèllon me shùplakë, duke treguar se e di si qëndron e vërteta. Rrjedhimisht, Sedati dètyrohet të pranojë se për të pènguar rrëfimin e Xhanës para Nalanit, ai i ka thënë Xhanës se do divòrcohet nga Nalani dhe do martohen bashkë.

Ferideja zgjedh t’a besojë edhe kësaj rradhe, duke i thënë se është hera e fundit që e ndihmon të pajtohet me Nalanin, përndryshe do marrë Nalanin dhe do largohet. Në bazë të planit që bëjnë bashkë, Sedati e fton Nalanin për një darkim por Nalani refuzon sepse ka takim të fshèhtë me Hajriun. Për shkak të insistimit të Feridesë, Nalani përfundon duke e pranuar atë ftesë, ndërkohë që Hajriu i entuziasmuar ka marrë me qera një anije dhe i dërgon mesazhe Nalanit, se si nuk i pritet të takohen.

Vajza në dritare/ Ferideja prìsh planin e Nalanit me Hajriun

Sedati, Muzo dhe Selena futen në zyrën e babait të tyre pasi mësojnë se ai ka vendosur t’i shesë hotelet. Sedati merr përsipër çdo fàj të tyre, duke kërkuar nga i ati që të mos i dënòjë të gjithë për fàjet që ka bërë vetëm ai, por Rafeti nuk tërhiqet nga vendimi i tij dhe për më tepër, u ulèret fëmijëve. Në atë moment, në zyrë do futet Gylxhihana, pa trokitur fare. Para Rafetit, ajo grìs letrat e divòrcit që njëherë i firmosi, duke mos e menduar aspak më gjatë.

Ajo thotë se ka vendosur të mos ndahet dhe do e zvàrrisë gjýqìn edhe sikur të zgjasë me vite dhe se tanimë do jetë në krye të fëmijëve e familjes, me apo pa aprovimin e Rafetit. Të gjithë fëmijët i gëzohen shumë rikthimit të nënës së tyre, ndërsa ajo prej tyre kërkon që të mos bëjnë më gàbime, pasi nuk do mundet t’i mbrojë dot më. Sapo dalin që aty, Sedatin e telefonon Ferideja, e cila i kërkon t’i shkojë pranë sa më shpejt sepse ka për të folur diçka me rëndësi. Pas asaj telefonate, Sedati merr një tjetër telefonatë, tanimë nga Xhana.

Ajo i kërkon gjithashtu të takohen, duke i thënë se duhet të shohin për një shtëpi ku do jetojnë pasi të vijë në jetë fëmija i tyre por Sedati e anashkalon duke i thënë se janë ujërat e tràzuar në shtëpinë e tij dhe nuk del dot. Sakaq, ai mbërrin në shtëpi dhe futet në dhomën e Feridesë, ku menjëherë do marrë një shùplakë të paprìtur nga ajo. Ferideja e dètyron të flasë e të tregojë se si i ka thënë Xhanës se do ndahet nga Nalani, por betohet se e ka bërë vetëm që Xhana të mos i tregojë Nalanit për fëmijën që pret. Edhe kësaj rradhe, Ferideja zgjedh t’a besojë.

Ajo thotë se është hera e fundit që do e ndihmojë, në të kùndërt do marrë Nalanin dhe do largohet. Sipas planit që bëjnë, Sedati fton Nalanin për darkim atë natë, por Nalani ka lënë takim me Hajriun dhe e refuzon Sedatin, derisa Ferideja këmbëngul aq shumë saqë ajo dètyrohet të pranojë. Paralèlisht, Rafeti po takohet me Emirin. Para Rafetit, Emiri pranon se ai nuk ka qenë i denjë për Selenën sepse e ka tràdhtuar, siç dhe Rafeti e di, por duke pranuar gàbimet si dhe ndryshimin, i kërkon Rafetit që t’ia blejë ai hotelet që ka nxjerrë në shitje.

Për familjen time/ Kadiri fàjëson veten që nuk e mbrojti familjen e tij

Kadiri e kupton se situata me Shengylin vetëm sa do rèndohet për shkak të akùzave që ajo u bën, prandaj i lë Ogulxhanit paratë që ka, sepse atij mund t’i duhen, dhe ashtu largohet nga spìtali sëbashku me Omerin, për të bërë denòncimin e duhur në pòlici. Berku ndërkohë, po e pret atë denòncim dhe ndonëse ka shkuar në shkollë si çdo ditë, të gjithë e vërejnë se diçka nuk shkon me të. Situata merr dhenë kur pòlicia mbërrin në shkollë dhe arrèston Berkun por sërish, ato nuk e dinë arsyen përse.

I pari dhe i vetmi person që e mëson arsyen përse, është Melisa, e cila e mëson ndërmjet një telefonate me Kadirin. Sakaq, Omeri me motrat e tij rikthehen në shtëpinë e tyre, në kotec, për të ushqyer Emelin e vogël. Në shtëpi po kthehet e dèrrmuar edhe Shengyli, të cilës dòktoresha i ka thënë se Orhanin po e fusin në sallën e operacionit dhe ekziston një mundësi që ai të mbesë i paralìzuar. Sapo dëgjon zërat e fëmijëve që vijnë nga koteci, Shengyli futet brenda dhe fakti që ato po gatuajnë për Emelin, e bën atë të hùmbasë kontrollin në vete.

Duke i fàjësuar fëmijët se e morën në qàfë xhaxhanë e tyre dhe i shkaktuan atij paralìzën, Shengyli ua hèdh plaçkat në rrugë dhe i dèbon që aty. Omeri fillimisht ia kthen ulèrimën me ulèrimë, më pas merr motrat dhe largohen. Ai i tregon Kadirit se çfarë ndodhi por Kadiri si gjithmonë, përpiqet të mos i nxìsë ato kùndër Shengylit apo kujtdo tjetër. Ai mendon të strehohen tek Mazllumi por ende pa i treguar atij se çfarë hàlli i ka rènë mbi kokë, Mazllumi i tregon se i kanë shkuar vizitë prindërit, motra dhe mbesat.

Rrjedhimisht, Kadiri nuk i thotë asgjë. Me lòt në sy dhe duke u ndjerë i paàftë për të mbrojtur familjen e tij, Kadiri gjen si zgjidhje që të flejnë në një tùalet të madh publik, mjafton që të mos flejnë tòtalisht në rrugë sepse është shumë ftohtë. Ndryshe nga të tjerët, Kadirin nuk e zë gjumi gjithë natën dhe vetëm qàn, por së paku, në mëngjes marrin làjmin e mirë se Orhanit i ka shkuar operacioni shumë mirë dhe nuk ka mbetur i paralìzuar, siç kishin frìkë. Fëmijët gëzohen sinqerisht për xhaxhain por sërish nuk i tregojnë askujt se Shengyli i ka dëbùar.