AMANETI/Feriti i bën analizën Jamanit dhe Nanës

Mjekët që i qëndrojnë mbi krye Neshesë, arrijnë t’a kthejnë atë në jetë dhe t’ia stabilizojnë gjendjen. Ajo kalon në një dhomë normale, përtej kujdesit intensiv në të cilin ishte dhe pranë vetes, do ketë jo vetëm motrën dhe Feritin por edhe Vollkanin.

Ndërkohë, Aishe dhe Feriti do vazhdojnë me të njëjtin rigorozitet dhe seriozitet të bëjnë kërkime për personin që i ka dhënë ilaçet Neshesë dhe shumë të tjerave si ajo. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana, me luftën që i ka shpallur zemrës.

Ajo është e vendosur të bëjë çdo gjë që është e mundur, vetëm për të mos rënë në dashuri me Jamanin, ndaj dhe heq nga dhoma saj çdo dhuratë që ai i ka sjellë, që t’a kujtojë sa më rrallë të jetë e mundur.

Për të folur mbi rrëmbimin e saj të fundit, në shtëpi do u trokasë Feriti. Nga biseda intensive që bën me të, ai i thotë Jamanit se të dy janë njëlloj, shumë të vështirë dhe që nuk durojnë aspak.

AMANETI/Nana nis luftën me ndjenjat e saj

Nana nis të nxjerrë nga dhoma saj e gjumit çdo dhuratë që Jamani i ka sjellë gjatë qëndrimit të saj në atë shtëpi. Sipas kësaj manovre, ajo beson se do arrijë t’a heqë edhe Jamanin nga zemra. Çaste më vonë, ajo e ndëpret punën që nis.

Feriti e fton në një bisedë ku ajo do japë detaje nga rrëmbimi që i ndodhi por e vetmja gjë që ai arrin të qartësojë nga ajo bisedë, është që Jamani dhe Nana kanë një ngjashmëri shumë të madhe karakteriale.

Ndërkohë, Jamanit po i punon rrengun Nedimi, sipas planit që ka bërë me Idrisin por pa qenë në dijeni as Nedimi vetë se Idrisi po ia hedh edhe atij. Në anën tjetër, ndodhet Aisheja që i qëndron mbi kokë Neshesë.

Për fatin e saj, mjekët arrijnë t’a rikthejnë me një stabilitet në shëndet, aq sa e dërgojnë në dhomë normale dhe ajo aty ku ishte me kujdesin intensiv. Tanimë, pranë vetes, ajo ka edhe Vollkanin.

 

 

Çapkëni i pasur/Një incident anullon martesën e Sunës me Feritin

Sejrani takohet fare rastësisht me Feritin në një dyqan, ku ajo i përgjigjet shumë e acaruar dhe ai qëllimisht vijon t’a ngacmojë. Ditën tjetër, ai i vihet nga pas vetëm për t’a ngacmuar edhe njëherë më shumë dhe ia del.

Asnjëri prej tyre nuk e di se takimi i rradhës do jetë po atë mbrëmje, kur familja Feritit do trokasë në shtëpinë e familjes së Sejranit, për të kërkuar dorën e Sunës. Një incident nga ana e Sunës, do e prishë të gjithë planin.

Nga emocionet e tepërta, ajo rrëzohet dhe në çast Sejrani futet brenda për të ndihmuar motrën. Feriti e shikon i shtangur dhe meqë ende nuk ishte përmendur emri i Sunës për t’i kërkuar dorën, ai kërkon Sejranin.

Sejrani tmerrohet e tëra, po aq sa Suna që humbi mundësinë që e shikonte si më të artën në jetë. Suna që është e dashuruar pas Jusufit, kundërshton të martohet por babai saj nuk e lejon t’a kundërshtojë martesën që do ia zgjidhë problemet ekonomike.

Çapkëni i pasur/Sejrani nuk pranon të martohet me Feritin

Sejrani po bën një porosi bakllavaje kur takon rastëtisht Feritin, të cilit i përgjigjet ashpër, për shkak të irritimit që ka në familjen e saj. Ajo ende nuk e di se ai do kërkojë dorën e motrës së saj Sunës, vetëm një ditë më vonë.

Të nesërmen, ai qëllimisht shkon në dyqan ku ajo do marrë porosinë dhe e ngacmon, pa e ditur as ai se do kërkojë motrën e saj atë mbrëmje. Por, motra saj Suna, është mbuluar nga emocionet e tepërta, aq sa dridhet e tëra.

Në momentin që futet brenda në sallon për të shërbyer kafetë para Feritit dhe familjes së tij, ajo rrëzohet. Sejrani nxiton për tek ajo për t’a ndihmuar por nga turpi që ndjen, Suna largohet. Babai tyre, zemërohet pafund sepse ajo martesë i duhej për të shpëtuar veten financiarisht.

Për fatin e tij por jo të vajzave, Feriti e përfundon ceremoninë e kërkimit të dorës duke kërkuar dorën e Sejranit, gjë që do ua shembë botën mbi kokë të dy motrave. Sejrani që dashuron Jusufin, kundërshton të martohet por babai i përgjigjet me dhunë.

Për familjen time/Kaani heq dorë nga lidhja me Akifin

Suzana përpiqet t’a paralajmërojë Nebahatin se Akifi po e mashtron, por më kot, Nebahati vazhdon me mendjelehtës. Ndërkohë festa vazhdon, por me incident, sepse Harika akuzon Ajbykenë se po qëndron me Berkun për paratë e tij.

Tollga gjithashtu i rikujton Berkut ligësitë që kanë bërë sëbashku dhe shpreh çudi për mirësitë e tij së fundmi, ndaj mes tyre plas sherri, të cilit i jep fund Akifi me mikrofon e më pas shpall mbretin dhe mbretëreshën e asaj nate.

Fituesit janë Omeri me Susenin por buzëqeshjet nuk u zgjasin shumë sepse në skenë ngjitet Suzana, e cila me analizat e ADN-së që ka në duar, u vërteton të gjithëve se Kaani është djali i Akifit, gjë që Nebahatin e shkatërron.

Përveç Nebahatit, atë natë shkatërrohet edhe Kaani, të cilin Akifi e lëndon duke thënë se nuk e ka dashur asnjëherë, as kur e ka marrë vesh se nëna tij ishte shtatzënë me të dhe as pasi ai erdhi në jetë. Pas atyre fjalëve, Kaani largohet nga shtëpia tij.

AMANETI/Nana nuk ia lejon vetes të dashurohet

Nanës i shkon pranë Ajnuri me ushqimin e përgatitur për të dhe sapo e shikon, mendon se zgjidhja ideale është t’ia ngjisë sëmundjen Ajnurit e rrjedhimisht të qëndrojë edhe ajo në dhomë dhe jo e vetme Nana me Jamanin.

Nana tenton por nuk ia del dot. Më pas i vjen një letër nga Jusufi, e shoqëruar edhe me fotografitë e tyre dhe ajo letër e emocionon por sërish nuk ia heq dëshiron për të dalë nga ajo dhomë, ndaj dhe tenton shumë shpesh.

Sa herë që tenton, dështon për shkak të Jamanit që e zë. Afërsia fizike me të e bind se ka rënë në dashuri por vetes i thotë me zë se ajo nuk ka të drejtë t’a dashurojë sepse aty është vetëm për hir të Jusufit të vogël.

Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Feriti me Aishen që bëjnë kërkime se ku e ka marrë Neshe atë ilaç por teksa ato bëjnë kërkime, Neshe përkeqësohet me gjendjen e saj shëndetësore, aq sa rrezikon të vdesë.

AMANETI/Nana ia mohon vetes një emocion të madh

Feriti me Aishen nuk qëndrojnë duarkryq por dhembjen dhe frikën e tyre e kthejnë në forcë, duke kërkuar me patjetër burimin e fajit, personin që ia ka dhënë një ilaç të tillë Neshesë, sepse si ajo, edhe shumë të tjera rrezikojnë.

Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Nana, e cila provon t’ia ngjisë sëmundjen Ajnurit që edhe Ajnuri të kyçet në dhomë dhe Nana të mos jetë e vetme me Jamanin por nuk ia del dot. Pak më vonë, ajo merr një letër nga Jusufi.

Letra është e mbushur me emocione të shprehura në rreshta që e përmallojnë. Por megjithatë, nuk heq dorë nga tentativat për të dalë që aty, vetëm që të mos jetë vetëm për vetëm me Jamanin, por ky i fundit nuk e lejon asnjëherë.

Sakaq, sa herë që afrohet fizikisht me të, Nana bindet ende më shumë se ka nisur t’a dashurojë, ndaj dhe me lot në sy i thotë vetes se ajo nuk ka asnjë të drejtë t’a dashurojë sepse aty ndodhet vetëm për hir të Jusufit.

 

PREMTIMI/Emiri përgjërohet para Rejhanit

Oja shfrytëzon gjithë butësinë dhe mirësinë e Narinit, duke e bërë atë të pranojë që të dalin të gjithë për piknik, vetëm që Kemali të mbetet në shtëpi i vetëm me Pelinën ,dhe ashtu ndodh. Për më tepër, ajo e ngacmon gjatë gjithë kohës.

Teksa Oja i shpreh Narinit se sa perfekte është Pelini për Masallin dhe Kemalin, Shehrija i rikujton Narinit se nuk duhet të heshtë për dashurinë dhe ndjenjat që ka. Paralelisht, dikush tjetër po dergjet për ato ndjenja.

Ai person është Emiri, i cili duke mos marrë asnjë përgjigje nga Rejhani, vendos t’i trokasë në zyrë doktoreshës së saj. Ajo, me zemër në dorë, i shpjegon Emirit gjithçka, duke i dhënë atij një tronditje të madhe.

Përqindja e rrezikut për Rejhanin që është 95%, e tmerron aq shumë Emirin saqë shkon në shtëpi dhe nuk pranon asnjë kundërshtim të Rejhanit por i përgjërohet t’a heqin fëmijën një moment e më parë.

PREMTIMI/Emiri del i tronditur nga takimi me doktoreshën

Emiri nuk e bën dot Rejhanin të flasë e të tregojë se si qëndron e vërteta e sëmundjes së saj dhe çfarë i kanoset më pas, ndaj dhe shkon vetë në spital që të komunikojë në mënyrë të drejtëpërdrejtë me doktoreshën e Rejhanit.

Informacioni që merr nga ajo, e përlot dhe e trondit aq shumë, saqë me nxitim kthehet në shtëpi dhe kërkon nga Rejhani që t’i japë fund rrezikimit të jetës së saj. Për këtë, ai i ulëret, për herë të parë, por Rejhani nuk zbrapset.

Ajo sërish ngulmon me bindje e besim të plotë se do të jetojnë të dy, edhe ajo edhe fëmija, pavarësisht se çfarë tregojnë rezultatet e analizave që i janë bërë. Kësaj radhe, ajo do e ketë kundër Emirin, me këmbëngulje të fortë.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Narini, e cila përtyp xhelozinë që ndjen kur Kemalit i afrohet Pelini dhe bën atë që i kërkon Oja, duke dalë nga shtëpia për piknik me të gjithë, përveçse me Kemalin, që Pelini të shkojë në shtëpinë e tyre e të jetë vetëm për vetëm me të.

OSMANI/Aktemuri merr aprovimin që i duhej për martesë

Nëna Sulltaneshë bën të pamundurën për t’a qetësuar gjendjen në mbledhje, por nuk funksionon dot. Një lajmëtar vjen për të thënë se komandanti Najman Samagari kërkon kokën e Osmanit. Në çast , bie heshtja gjithandej.

Osmani pyet nëse ushtria dhe fisi tij do lihen të qetë në rast se ai dorëzohet vetë por merr përgjigje negative, ndaj ngrihet në këmbë, i merr jetën lajmëtarit dhe shoqëruesit të tij i kërkon t’ia përcjellë komandantit se nuk do dorëzohet.

Që aty, Osmani rikthehet në fisin e tij, ku Malhumi, Balla dhe Aisheja e presin me lajmin e martesës që dëshiron të ketë Aktemuri me Alçiçekun, të cilën ai është t’a bindë nga e para se nuk do ia lëshojë kurrë dorën.

Aktemuri vjen vetë në çadër por vendimin për martesë ia lë Osmanit, meqë si rrjedhojë do quhen të afërt me Sulltaneshën që ka afrimitet me babanë e Alçiçekut por përtej atij fakti, Osmani e aprovon dasmën.