PREMTIMI/Emiri del i tronditur nga takimi me doktoreshën

Emiri nuk e bën dot Rejhanin të flasë e të tregojë se si qëndron e vërteta e sëmundjes së saj dhe çfarë i kanoset më pas, ndaj dhe shkon vetë në spital që të komunikojë në mënyrë të drejtëpërdrejtë me doktoreshën e Rejhanit.

Informacioni që merr nga ajo, e përlot dhe e trondit aq shumë, saqë me nxitim kthehet në shtëpi dhe kërkon nga Rejhani që t’i japë fund rrezikimit të jetës së saj. Për këtë, ai i ulëret, për herë të parë, por Rejhani nuk zbrapset.

Ajo sërish ngulmon me bindje e besim të plotë se do të jetojnë të dy, edhe ajo edhe fëmija, pavarësisht se çfarë tregojnë rezultatet e analizave që i janë bërë. Kësaj radhe, ajo do e ketë kundër Emirin, me këmbëngulje të fortë.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Narini, e cila përtyp xhelozinë që ndjen kur Kemalit i afrohet Pelini dhe bën atë që i kërkon Oja, duke dalë nga shtëpia për piknik me të gjithë, përveçse me Kemalin, që Pelini të shkojë në shtëpinë e tyre e të jetë vetëm për vetëm me të.