Vajza në dritare/Nalani pranon ftesën e Tyrkanës

 

Nalani surprizohet pafund nga shtëpia që ia ka ndryshuar Rafeti me Bilurën por kjo e fundit ia lë meritat vetëm vetes dhe Hafizesë, sepse e di që Nalani nuk do pranonte asgjë nga Korollutë. Por gëzimi zgjat shumë pak.

Në dhomën e saj, Nalani i rrëfen Bilurës historinë e përdhunimit të nënës së saj Semasë, jetës së vështirë me Feridenë dhe se si Hajriu e ka nxjerrë në jetë, në çdo aspekt. Vetëm pak çaste më vonë, Nalani do të largohet për tek shtëpia tij.

Ajo e gënjen Bilurën se për ku po largohet por Bilura sëbashku me Muzon i shkojnë nga pas. Ato e shikojnë duke u përqafuar me Tyrkanën dhe mbesin të shokuar, ndërsa Tyrkana lumturohet pafund që ajo iu përgjigj ftesës së saj.

Përveç tyre, Hajriu do mbetet po aq i shokuar ndërsa Nalani do frikësojë Tyrkanën duke i sqaruar se nuk do kthehet me Hajriun, edhe nëse ato divorcohen. Sakaq, frika bie edhe në shtëpinë e Korolluve, sepse Gylxhihana alivanoset, dërgohet në spital dhe u thonë se nuk ka shumë shpresa për të.

AMANETI/Jamani gabon para Lukës

Nana do darkojë me Lukën por prezent në atë restorant do gjejë edhe Jamanin, i cili justifikohet duke thënë se i ka dhënë fjalën varrit të Azizit se do ia mbronte të motrën, por Nana refuzon të mbrohet nga Luka, duke thënë se i beson totalisht.

Jamani nevrikoset kur ajo ngrihet për të kërcyer me Lukën dhe nxitimthi shkon në shtëpi. Gjatë asaj kohe, ka pyetur Feritin nëse Luka ka bërë denoncim për pashaportën e humbur. Informacionin ia jep Ibo, por ngatërrohet dhe e keqinformon.

Jamani gjen shkak për t’i kërkuar llogari Lukës duke thënë se nuk i ka humbur ndonjëherë pashaporta por në çast, Ibo i dërgon mesazh ku rregullon gabimin e tij. Luka, i ofenduar, bën gadi valixhen për t’u larguar.

Jamani mendon se duke e pasur në shtëpinë e tij, mund t’a zbulojë më lehtë se çfarë po fsheh, ndaj me një gur qëllon dy zogj dhe përveçse mban Lukën në shtëpi, fiton edhe pëlqimin e Nanës që e përgëzon Jamanin që e ftoi Lukën të qëndrojë më gjatë.

AMANETI/Feriti kërkon rikthim me Aishen

Feriti fton në shtëpi Aishen me familjen e saj dhe që në natën e parë, tenton t’i rikujtojë Aishes sa të lumtur kanë qenë bashkë, por Aisheja, e cila ende beson se ai e ka tradhëtuar, nuk pranon të afrohet fare me të.

Gjatë asaj kohe, Jamani i është vënë nga pas Nanës dhe Lukës në darkimin e tyre në restorant, ku justifikohet se do bëjë një mbledhje pune ndërkohë që ruan amanetin e Azizit, Nanën, por kjo e fundit thotë se nuk ka nevojë për mbrojtje.

Jamani kthehet në shtëpi dhe kërkon nga Feriti që të kontrollojë nëse Luka ka bërë denoncim për humbje pashaporte, gjë që Feriti ia ngarkon Ibos dhe ky i fundit ngatërron emrin, duke i dhënë Jamanit informacion të gabuar.

Jamani kërkon llogari nga Luka derisa i vjen mesazhi i Ibos me korrigjimin e informacionit. Luka merr valixhen për t’u larguar por për t’a pasur më nën kontroll, Jamani e fton të qëndrojë dhe pranon gabimin e tij, në një kohë që nuk e di se Nedimi sapo ka marrë një valixhe me para sepse e ka shitur Jamanin.

Sekrete familjare/Ereni qëllon me armë Metinin

Çinari e lëshon veten nga frika se do mësohet se ai e ka vrarë Zaferin, gjë që gjyshi tij Merdani e kupton, ndaj dhe ulet pranë tij për t’a këshilluar, duke i kujtuar se duhet t’a mbajë veten, përndryshe do e kalbë edhe Metinin në burg.

Në ato momente, Metini dëgjon një bisedë të fshehtë mes komisar Erenit dhe të dyshuarit të pafajshëm për vrasjen e Zaferit. Ai i tregon se ka kamera në një vend në shtëpi, nga ku mund t’a vërtetojnë se ditën e vrasjes ka qenë vetëm në shtëpi.

Ereni mbërrin në shtëpinë e të dyshuarit, pa e ditur se para tij ka shkuar Metini. Ky i fundit tenton t’ia mbathë pa e zënë Ereni por nuk ka se si, ndaj e godet atë pas koke. Paa se të bjerë në tokë, Ereni e qëllon Metinin me plumb në krah.

Ai nuk e shikon se është Metini por vetëm e qëllon. Që aty, Metini shkon në shtëpi dhe fshehurazi nga të gjithë pastron plagën në tualet. Ndërkohë, djali tij Ilgazi po qetëson Xhejlinën e cila për një çast mendon se nëna saj nuk po merr frymë në gjumë dhe ka vdekur.

 

Sekrete familjare/Ereni dhe Metini luftojnë me njëri tjetrin

Metini vijon të fshehë provat që mund t’i çojnë policët drejt Çinarit, ndërkohë që ky i fundit e ka lëshuar veten fare nga sikleti, ndaj dhe gjyshi tij Merdani i kujton se nëse do bjerë në sy e do e zbulojnë të vërtetën, ai dhe Metini do kalben pas hekurave.

I prangosuri i pafajshëm, në ato momente rrëfen para Erenit provën e lirimit të tij, se ka në shtëpi kamera që vërtetojnë se ditën e vrasjes së Zaferit ai nuk ka dalë fare nga shtëpia. Bisedën e tyre, do e dëgjojë edhe Metini, fshehurazi.

Metini do nxitojë i pari për në shtëpinë e shokut të tij të arrestuar por shumë shpejt, pas tij do vijë Ereni. Duke mos pasur nga t’ia mbathë, Metini e godet pas koke por Ereni qëndron mjaftueshëm në këmbë sa për t’a qëlluar me armë.

Metini shkon në shtëpinë e tij, futet në tualet dhe duron dhembjen e madhe të plumbit, duke tentuar t’a pastrojë vetë. Paralelisht, djali tij Ilgazi po përlotet nga gjendja e dërrmuar e Xhejlinës, e cila shkon të kontrollojë nënën në gjumë dhe për një çast i duket sikur ajo nuk po merr frymë, gjë që e bën të mendojë se ka vdekur.

Vajza në dritare/ Nalani mban përgjegjësinë e fëmijëve të Hajriut

Hajriu nxjerr para Tyrkanës gjithë irritimin që i dhanë fjalët e saj, se nuk do të divorcohet. Pa e lënë atë të përgjigjet aspak, ai i bën të qartë se nëse nuk e ka Nalanin në jetën e tij, ai nuk do jetë as një baba për fëmijët që kanë.

Hajriu largohet për t’u takuar pikërisht me Nalanin, të cilës i përcjell të njëjtat fjalë, duke ia lënë asaj përgjegjësinë për fëmijët e tij por Nalani vetëm i kërkon të mos i dalë më kurrë përpara dhe largohet prej tij, gjë që ia shton Hajriut irritimin.

Ai rikthehet tek Tyrkana por vetëm për të përgatitur një valixhe të vogël me gjërat e tij, pa ia hedhur sytë fëmijëve që i përgjërohen të mos i lërë. Pas atij momenti dramatik për to, Tyrkana telefonon Nalanin dhe e fton për darkë.

Larg tyre, ndodhet Bilura me Muzon, që qëndrojnë të ulur përballë njëri tjetrit duke diskutuar jo vetëm Nalanin dhe Hajriun por mbi të gjitha, rënien në dashuri, martesën dhe qëndrimin e gjithsecilit mbi këto tema.

Vajza në dritare/ Hajriu braktis fëmijët e tij

Bilura dhe Muzo vazhdojnë takimet e tyre për të dashurën e përbashkët, Nalanin. Përveç bisedës dhe shqetësimit për të, ato flasin edhe mbi vetë martesën dhe dashurinë, ku për këtë të fundit, Bilura ngulmon se nuk duhet të jetojnë pa dashuruar.

Ndërkohë, Nalani takohet me Hajriun pasi ky i fundit i ka ulëritur Tyrkanës për fjalët që tha në shtëpinë e Nalanit dhe pasi i ka bërë të qartë se nëse nuk do e ketë Nalanin në jetë, ai nuk do jetë as për të dhe as për fëmijët më.

Të njëjtat fjalë ai ia përcjell edhe Nalanit, nga e cila pret me patjetër mirëkuptim, por Nalani nuk e mban përgjegjegjësinë që ai tenton t’i japë, si dhe largohet që aty duke i kërkuar të mos i dalë më kurrë përpara, nëse ke sado pak turp.

Hajriu i frustruar kthehet në shtëpi, bën gadi një çantë dore pavarërisht lotëve të fëmijëve dhe përgjërimeve të Tyrkanës si dhe u thotë se nuk do ia shohin më sytë. E tmerruar se si mund t’i rrisë fëmijët pa Hajriun, Tyrkana telefonon Nalanin për ndihmë.

AMANETI/Jamani zbulon tradhëtarin brenda shtëpisë së tij

Nedimi përballet me euforinë e Jamanit pasi ky i fundit kuptoi çfarë po përpiqej të bënte Nedimi me shifrat në kompani. Ndonëse ishte vetë gabim, ai merr aq mllef ndaj Jamanit saqë pranon propozimin e armikut të tij dhe për më tepër kërkon t’a vrasin Jamanin.

Jamani ndërkohë nuk di asgjë sa larg ka shkuar mllefi Nedimit por si të mos mjaftonte problemi me të, ai dëgjon shokun e Nanës në një bisedë telefonike, ku thotë me gojën e tij se është futur në atë shtëpi me mision kundër Jamanit.

Ai përmend edhe faktin që Nana nuk është fare në dijeni të planeve të tij por sidoqoftë, Jamani nuk reagon në çast, por e lë atë të mendojë se po i shkon plani siç donte. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Aisheja që gjen një bllok tek Feriti.

Brenda bllokut është rrëfyer dashuria tij për Aishen, që ende vazhdon por kur e gjen me bllok në dorë, Feriti i modifikon ato fjalë të shkruara. Aisheja largohet por brenda natës do largohen sepse Feriti me Vollkanin kanë nevojë për strehë tjetër derisa ajri të pastrohet.

AMANETI/Nedimi kërkon vrasjen e Jamanit

Aisheja gjen një bllok teksa pastron shtëpinë e Feritit. Në të është rrëfyer nga ai dashuria që ka për Aishen por kur ballafaqohet me të, e mohon dhe thotë se i përket fëmijërisë së tij ai bllok. Megjithatë, nuk qëndron gjatë larg saj.

Feriti dhe Vollkani nuk mund të frymojnë në atë shtëpi derisa të pastrohet i gjithë ajri që është mbytur me ilaçe dhe kimikate pastrimi. Ato mendojnë të shkojnë në hotel por Aisheja u hap shtëpinë e saj dhe ato pranojnë pa hezituar.

Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Jamani, i cili e kritikon ashpër Nedimin pasi kupton se çfarë po bënte ai me bilancin e kompanisë. Nedimi largohet mëse i irrituar, aq sa telefonon armikun e Jamanit dhe pranon ofertën por ka një kusht.

Kushti i Nedimit është që ai, përveç vjedhjes së parave, t’i japë edhe fund jetës së Jamanit. Sakaq, Jamani merr një tjetër goditje pas shpine kur dëgjon shokun e Nanës në një bisedë telefonike nga ku kupton se ai është futur me mision në atë shtëpi.

Vajza në dritare/Nalani dëbon Hajriun nga shtëpia saj

Hajriu del nga vetja pasi dëgjon Tyrkanën që refuzon të divorcohet. Ai ulëret, ndaj Nalani e dëbon nga shtëpia saj dhe qëndron vetëm me Tyrkanën dhe fëmijët, pavarësisht kundërshtimit të Hajriut për të dalë nga shtëpia.

Teksa qëndrojnë të vetme përballë njëra tjetrës, Nalani mes lotësh i betohet Tyrkanës se ajo nuk e ka ditur që Hajriu është i martuar, përndryshe assesi nuk do kishte lejuar të lindte diçka mes tyre. E folura Nalanit, zbut inatin e Tyrkanës.

Pas disa minutash bisedë, Tyrkani i thotë se kishte menduar për të gjëra shumë të këqia por sapo është bindur se e ka pasur gabim. Nalani, i premton se nuk do i shembet martesa dhe me aq, i përcjell për t’u larguar, sepse nuk do t’i gjejë Bilura aty.

Nalani ia fsheh edhe Bilurës edhe Hafizesë ardhjen e Hajriut me familjen e tij dhe gjithë dhembjen e përtyp e vetme, ashtu siç bën Sedati, i cili për hir të terapisë që ka filluar, refuzon një ftesë në festë me shoqërinë e tij të ngushtë.