AMANETI/Jamani zbulon gjithë planin e Nedimit

Aishe mbushet me dyshime për Akasjën dhe këto dyshime i ndan edhe me Feritin, por ky i fundit nuk e beson dot, derisa e shikon me sytë e tij provën që Akasja është spiunja që u prishi planin policor.

Paralelisht, ndodhet Jamani që po përpiqet të zgjidhë planin që prej kohësh po bëhet kundër tij. Ajnuri ia shton dyshimet për Nedimin, duke i treguar rastësisht se Nedimi e di që Xhengeri ka lënë një mesazh zanor para se të vdesë.

Për të verifikuar dyshimet e tij, Jamani hiqet sikur po u dhuron një stilolaps Nedimit dhe Nanës, në ditën e tyre të martesës, ku do hedhin firmat, por në të vërtetë, ai stilolaps është një përgjues.

Nga ai, Jamani dëgjon dhe kupton gjithçka. Ai nxiton t’i tregojë Feritit atë që përgjuesi tij ka rregjistruar dhe bashkë me të, mendojnë mënyrën si mund t’a fundosin sa më tepër Nedimin.

Për familjen time/ Suzana bie në kurthin e Akifit

Akifi arrin të fusë në kurth Ajlën. Ashtu si Nebahati dhe Ajla edhe Sizana bie pre e mashtrimit të Akifit duke pranuar si dhuratë që kompania e kremrave të fytyrës të jetë në emrin e saj.

Jo vetëm Suzana por edhe Harika e spao dalë nga burgu nuk dyshon aspak te qellimi i Akifit. Sakaq, përveç Harikës edhe vajzat e tjera të ngujuara në burg marrin lirinë.

Pas pak ditësh festohet dita e nënës dhe Asija me Omerin sebashku me Emelin nuk ndjehen aspak mirë nga entuziazmi që Ogullxhaja tregon mirëpo Emeli dhe Omeri arrijnë të gjejnë një menyrë për të kthyer gëzimin mes tyre.

Duke mos e pasur nënën e tyre, Omeri dhe Emeli surprizojnl Asijen në diten e Nënës duke e falenderuar për kontributin e saj dhe duke i kujtuar se me atë përkushtum që ka treguar nuk e kanë ndjerë mungesen e nenes.

Për familjen time/Katër vajzat lirohen nga burgu

Ajla bie pre e kurthit të Akifit dhe i gëzohet miratimit të kompanisë së saj dhe Nebahatit, në tregëtinë e kremrave për fytyrë. Ashtu si Ajla dhe Nebahati, edhe Suzana bie pre e Akifit, duke pranuar si dhuratë që kompania të jetë në emër të saj.

Përveç Suzanës, edhe Harika që sapo ka dalë nga burgu, gëzohet shumë dhe as që dyshojnë ndopak tek qëllimi që Akifi mund të ketë. Ashtu si Harika, edhe vajzat e tjera dalin nga qelia ku po mbaheshin të mbyllura.

Brenda fare pak ditësh pas daljes së tyre, vjen Dita e Nënës. Fillimisht, Omeri me Asijen dhe Emelin lëndohen nga entuziasmi që Ogulxhani ka, por Omeri me Emelin gjejnë formën për t’a kthyer hidhërimin në gëzim.

Në mungesë të nënës së tyre, Emeli me Omerin surprizojnë Asijen në Ditën e Nënës, duke i thënë se përkushtimi saj në familje ka qenë si i një nëne për fëmijët e saj.

AMANETI/ Nedimi nuk heq dorë nga plani i tij djallëzor

Nedimi arrin të fshihet nga Jamani si e si ti ecë plani i tij djallëzor. Mirëpo atë e shikon kamarieri i lokalit dhe vë në dijeni Jamanin se Nedimi është i plagosur me thikë në dorë nga një vajzë që e përshkruan si Nana.

Ai niset me shumë dyshime në kokë drejtë shtëpisë për të mësuar diçka më shumë nga Nana por ndodh e kundërta pasi Nedimi arrin menjëherë në shtëpi dhe Nana thotë se do martohet me të. Jamani shokohet teksa i shikon duke ndërruar unazat.

Ndërkohë nga ana tjetër ndodhet Aisheja e cila i vihet pas Feritit dhe koleges me te re Akasjas. Ajo e perjeton me shumë xhelozi momentet qe ato të dy kalojnë sëbashku por per lumturine e Feritit ajo thotë se do heqë dorë nga ai vetëm që të jetë i lumtur.

Mirëpo, Neshjea po ashtu nuk është aspak e lumtur. Vollkani ështlë ai që i shuan boten para syve teksa i shkon këtij të fundit për vizitë por ai e pret shumë ftohtë madje duke i kërkuar që mos ti marrë kohen e lirë që e ka shumë të vogël.

AMANETI/Nana i tregon Jamanit se do martohet me Nedimin

Nedimi vijon të fshihet nga Jamani për të ecur me planet e tij djallëzore por kamarieri i atij lokali e spiunon gjendjen e tij, duke i treguar Jamanit se Nedimi është therur me thikë në dorë, nga një vajzë që e përshkruan si Nana.

Jamani shkon në shtëpi me mëdyshje të shumta dhe tenton të mësojë ndonjë gjë nga Nana por ndodh e kundërta, sepse në shtëpi u shkon Nedimi dhe Nana thotë se do martohet me të. Për më tepër, Jamani i shikon duke vënë unaza.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Aishe, e cila shkon pas Feritit dhe koleges së re, Akasjës. Ajo bëhet xheloze çdo sekond e më shumë nga raporti mes tyre dhe nga dashuria për të, thotë se do ua hapë rrugën, që Feriti të jetë i lumtur.

Ndërkohë, motra Aishes, Nesheja, nuk është aspak e lumtur. Lumturinë e saj e shuan Vollkani, të cilit ajo i shkon për surprizë por ai e pret si mos më keq, duke i kërkuar të mos ia marrë gjithë kohën që ai ka të lirë.

Për familjen time/Harika justifikon dhunën e Emirit

Orhani merr një telefonatë nga Shongyli por kur kjo e fundit mëson se Gonyli ka qenë në shtëpinë e tyre ajo acarohet shumë dhe nisë të kërcenojë. I trembur nga ajo, Orhani i mbyll telefonin.

Mirëpo, Orahni të nesërmen sëmuret. AI merr leje për të qëndruar në shtëpi. Ajo që i qëndron pranë është Gonyli e cila kujdeset për të teksa fëmijët janë në shkollë. Ajo e përdor këtë rast si hakmarrje ndaj Shongylit.

Ajo shkon edhe më tej për tu hakmarrë ndaj saj saqë në shtratin e Shongylit dhe Orhanit vendos shallin e saj ku Orhani nuk e vë re aspak për shkak të gjendjes së tij. Ndërkohë fëmijët janë në shkollë ku shijojnë largimin e Emirit dhe Tollgës.

Nga ana tjetër vajzat mblidhen të gjitha bashkë tek shtëpia e Susenit dhe mundohen që ti hapin sytë Harikës për sjelljet e papërshtatshme që ka Emiri ndaj saj por ajo thjesht i dëgjon pasi nuk ka ndërmend të heqë dorë.

Për familjen time/ Gonyli hakmerret ndaj Shengylit

Shengyli telefonon Orhanin për të biseduar me të por sapo dëgjon që Gonyli ka qenë në shtëpinë e tyre, ajo e humbet toruan dhe nis me kërcënime, ndaj dhe Orhani ia mbyll telefonatën në fytyrë.

Por vetëm një ditë më vonë, Orhani do sëmuret. Ai kërkon leje për të qëndruar në shtëpi, ndërsa Gonyli i përgjigjet duke u kujdesur për të teksa fëmijët ndodhen në shkollë.

Atë rast, ajo e përdor si hakmarrje ndaj Shengylit, prandaj vendos shallin e saj në krevatin e Shengylit dhe Orhanit, pa e parë ky i fundit. Paralelisht, fëmijët ndodhen në shkollë, duke shijuar largimin e Tollgës dhe Emirit.

Ndërsa vajzat, mblidhen në shtëpinë e Susenit për të tentuar që t’i hapin sytë Harikës mbi sjelljen e pahijshme që Emiri ka kundrejt saj por sado që përpiqen, nuk ia dalin dot.

PREMTIMI/ Ferideja tenton ti rrëfejë të vërtetën Emirit

Hikemti bën çmos për të mbajtur në shtëpi Songylin po kjo e fundit e ka vendosur të largohet. E bindur se pas disa orësh ai sërish do e telefonojë ajo ikën në shtëpinë e saj dhe pikërisht ashtu ndodh, Hikmeti e telefonon duke i kërkuar sërish rikthimin.

Nga ana tjetër ndodhen Ferideja dhe Emiri të cilët kanë nisur të afrohen gjithnjë e më shumë njeri tjetrit. Ferideja merr një telefonatë nga Xhavidana e cila mund të prishë marrëdhënien me Emirin por ky i fundit nuk e zë duke folur me të.

Tashmë ai i thotë se i beson asaj pavarësisht se ai ishte i bindur se nuk do ti besonte më njeriu. Pasi ndihet keq ndaj tij, Ferideja tenton ti tregojë të vërtetën por ajo nuk gjen forcën brenda vetes për ta bërë një gjë të tillë.

Sakaq, Kemali dhe Nerini ndodhen afër njëri tjetrit. Nerini merr një ndikim të madh emocional nga gjendja e Kumrusë. Ajo arrin në atë pikë sa i kërkon Kemalit të martohet me të. Këtë gjë e kundershton kategoriskisht Kemali.

PREMTIMI/ Narini i kërkon Kemalit të martohet me motrën e saj

Songyli largohet nga shtëpia e Hikmetit edhe pse ky i fundit i kërkon të qëndrojë. Ajo shkon në shtëpinë e saj, duke qenë e bindur se pas disa orësh, Hikmeti do e telefonojë duke i kërkuar të rikthehet, dhe ashtu ndodh.

Sakaq, Emiri me Feridenë vetëm sa afrohen më tepër. Kjo e fundit, merr një telefonatë nga Xhavidana që e rrezikon marrëdhënien e saj me Emirin por për fat, Emiri nuk e zë duke biseduar me të. Përkundrazi, ai i kërkon ndjesë asaj.

Emiri tregon se tanimë i beson, edhe pse mendonte që asnjëherë më nuk do i besonte njeriu. Teksa ndihet keq kundrejt tij, Ferideja mendon t’i rrëfejë të vërtetën por nuk e gjen dot guximin për t’a bërë.

Në krahun tjetër ndodhet Kemali me Narinin. Kjo e fundit, ndikohet së tepërmi nga gjendja e Kumrusë. Ajo arrin në atë pikë sa t’i kërkojë Kemalit të martohet me Kumrunë që Kumru të mos vdesë e trishtuar por Kemali kundërshton prerazi.

AMANETI/ Jamani beson se Nana dashuron Nedimin

Nedimi futet ende më thellë në lojën e tij të pisët, ku vijon t’a detyrojë Nanën që të sillet siç ai e urdhëron. Jamani i shikon nga larg duke biseduar por nuk e di se në të vërtetë, Nana po i betohet Nedimit për hakmarrje.

Nedimi që vëren Jamanin, e detyron Nanën që t’a përqafojë dhe diçka e tillë, Jamanin e zhgënjen pamasë. Ai kujton çdo moment të veçantë që ka pasur me Nanën dhe bindet se ajo e ka mashtruar gjatë gjithë kohës.

Ndërkohë Nana që qan me dënesë për lëndimin që po i shkakton Jamanit, tenton t’ia thotë atij të vërtetën me Nedimin por nuk ia del sepse ai i rikujton çfarë ka në dorë kundër Jamanit. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Feriti me Aishen.

Feriti planifikon gjoja rrëmbimin dhe çdo gjë tjetër për t’a bërë Aishen të rrëfejë se Doa është vajza tij ndërsa Aisheja jo vetëm që nuk rrëfehet por edhe i ndryshon analizat e ADN-së që Feriti bën.