Derini shkon me Onurin por menjëherë më pas, pendohet dhe i kërkon që të mos e flasë asnjëherë se çfarë ndodhi aty ato momente. Pendimi që shpreh Derini, e mérzit së tepërmi Onurin, aq sa humbet torúan dhe e oféndon duke e pyetur nëse do e plàgosë edhe atë po të flasë. Pas atyre fjalëve, Derini largohet në heshtje, kthehet në shtëpi dhe për një kohë të gjatë qëndron në dush duke qàrë. Paralèlisht, Vollkani që ajo aq shumë e do, qëndron nèn vizitat e shpeshta të Asjës që kujdeset pa ndalim për të.
Asja vazhdon me planin, por duket se Derja nuk është e të njëjtin mendim. Vetëm pak çaste më vonë, Asja e gjen Derjën në prag rrëfimi para Vollkanit por ardhja saj e ndalon atë rrëfim. Pak ditë kalojnë dhe Vollkani shërohet mjaftueshëm sa për të dalë nga spítali. Teksa Derini përgatitet për Vollkanin, ky i fundit zgjedh që të shkojë pranë Asjës. E gjithë përgatitja e Derinit shkon më kòt dhe thuajse humbet logjikën kur mëson nga shoferi i Vollkanit se ato kanë ndaluar në shtëpinë e Asjës.
Brenda në shtëpinë e Asjës, Aliu i kërkon të atit që të mos e lejojë më Derinin t’u ndërhyjë në jetët e tyre, e më pas largohet për në shkollë, me shoferin. Ndërkohë Asja, shfrytëzon të qenurit vetëm me Vollkanin dhe e pyet në mënyrë të drejtëpërdrejtë, nëse ai do ndahej me Derinin, edhe po të mos kishte asnjë shans me Asjën vetë. Vollkani qëndron në heshtje, ndërsa Asja ngulmon se ai duhet t’i marrë vendimet në jetë, pa pasur lidhje me dikë tjetër dhe në mënyrë fare të ftohtë.
Vetëm pak çaste më vonë, Vollkani largohet që aty dhe rikthehet në shtëpi, pranë Derinit, por me mendje të ndarë për herë të parë që t’i tregojë asaj se dëshiron të ndahet. Ai e bën por përballet me Derinin që i úlet në gjùnjë e i përqafon këmbët vetëm që ai të mos largohet. Atë pamje të shémtuar e shikon edhe Gonyli, e cila tanimë e ka organizuar hákmarrjen ndaj Vollkanit. Prandaj, lótët e të bijës do i ndalojë trokitja e pòlìcisë në derë, të cilët pràngosin Vollkanin për vjédhjet që ka bërë në kompani dhe para tyre, Gonyli pranon se e ka páditur ajo.