Bilura merr Nalanin për dore për të dalë nga shtëpia, me pretekstin se do bëjnë një ecje që ajo të marrë ajër të pastër. Selena i shikon duke dalë nga shtëpia dhe u vihet nga pas por nuk i ndjek dot, sepse Emiri e ndalon përndjèkjen e saj. Ai e ndalon për t’i rrëfyer dashurinë që ndjen për të, për t’i shprehur bindjen që ka se edhe ajo e dashuron e të tilla gjëra. Ndërkohë, Nalani mëson se Bilura e ka nxjerrë nga shtëpia për t’u takuar me Hajriun, i cili assesi nuk e pranon ndarjen e tyre dhe vazhdimisht rikujton se sa të lumtur ishin bashkë.
Në një moment, atij i rrëshqet nga goja epiteti “pengesë” për Feridenë, duke dashur të thotë se tanimë nuk kanë asnjë pengesë për dashurinë e tyre. Në çast, Hajriu kërkon falje dhe betohet se nuk donte të thoshte ashtu, por Nalani nuk e lejon të flasë më tepër. Ajo i thekson se çdo gjë mes tyre ka mbaruar dhe nuk do të flasin më me njëri tjetrin. Sapo kthehet për në shtëpi, Nalani shikon Selenën me Emirin, shumë të afruar me njëri tjetrin, aq sa krijojnë imazhin sikur po puthen, sepse këtë po përpiqej të bënte Emiri.
Nalani nuk flet aspak por futet brenda në shtëpi ndërsa Selena nxiton pas saj për t’iu shpjeguar, se si e gjithë skena që ajo shikoi, ishte një keqkuptim, por Nalani i betohet se është mjaftueshëm e zënë me mendime të tjera në kokë, saqë diçka e tillë nuk i intereson fare. Duke e lënë me aq atë bisedë, Nalani i drejtohet dhomës së Muzaferit, tek i vetmi person që gjen qetësi dhe komoditet për të biseduar gjithçka. Mes rreshtash të sinqertë, ato flasin për fëmijëritë e tyre, se sa plàgë të hapura kanë ende për shkak të formës si janë rritur.
Përveç kësaj, Nalani i tregon se ka vendosur t’a riprovojë martesën me Sedatin, për herë të fundit, nëse do funksionojë apo jo. Sedati në ato momente, ndodhet në një klub nate, i dhënë pas femrave. Ai i ka ftuar në klub kanditatet për vendin e punës si sekretarja tij dhe zgjedh njërën që i duket natyrë më çapkëne. Por, teksa Sedati mendon për të tjera, dikush tjetër mendon për gruan e tij. Ai është Hajriu, i cili nuk heq dorë pavarësisht se çfarë i tha Nalani në takimin e fundit, ndaj dhe gjen mënyrën për t’iu futur fshehurazi në shtëpi Korolluve.