AMANETI/Nana e mohon para Ikrës dashurinë që ka për Jamanin

Nana mëson se tradita e vendosjes së kënasë edhe në dorën e saj, është që beqaret të martohen, ndaj menjëherë e fshin dhe i betohet vetes se nuk do ndalojë së luftuari kundër ndjenjave të saj për Jamanin.

Por, çdo gjë e shtyn drejt tij, aq sa edhe hallë Akça ia lë Nanës vendin e saj për dëshmitare në martesën e Ikrës me Eminin. Pas ceremonisë, ato përshëndeten për t’u larguar dhe gjatë përshëndetjes, Ikra i kërkon Nanës të dëgjojë zemrën.

Edhe pse Nana e mohon dashurinë që ka për Jamanin, Ikra ngulmon, aq sa e dëgjon edhe Jamani. Megjithatë, Nana e mohon deri në fund. Jamani që i dëgjoi të gjitha, i mendon pa ndaluar fjalët e secilës, Ikrës dhe Nanës.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Feriti, i cili me mprehtësinë dhe planet e tij, arrin dy gjëra të mëdha; i vërteton Aishes që ai nuk po i vardisej vajzës dhe arreston babanë e vajzës, pasi e detyron të rrëfejë krimin që ka bërë me ilaçet.

OSMANI/Djali Osmanit plagos vëllanë e tij

Frik, e njohur si Marta për fisin e Kajive, takohet me nënën Sulltaneshë dhe nga ajo, mëson se Olofi ka ndërruar fe. Edhe pse shokohet, Marta është e bindur se Olofi nuk e braktis atë por Sulltanesha nuk mendon ashtu.

Ajo thekson se një person që “ndërron” Zotin, mund t’a ndërrojë edhe të dashurën. E frustruar por edhe e frikësuar pafund, Marta betohet se në rast se Olofi do e tradhëtojë, ajo do e vrasë me duart e saj.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Karesi Bej me shumë të tjerë në një mbledhje, duke diskutuar rrëzimin e Osmanit, në një kohë që ushtarët e Osmanit vazhdojnë shërbimet e hapura dhe sekrete për të.

Kurthet vazhdojnë në të gjitha anët. Shërbëtorja Esma detyrohet të hedhë helm në pijen e Orhanit që ai të dobësohet dhe gjatë ushtrimit me Alaatinin, të mos mund të mbrohet e rrjedhimisht të plagoset dhe ashtu ndodh.

 

 

PREMTIMI/Emiri merr akuzën më të rëndë nga Rejhani

Narini dhe Kemali vijojnë të kenë keqkuptime, për shkak të Ojës. Kemali pandeh se Narini është kthyer vetëm për hir të Masallit dhe nga frustrimi, i flet sikur edhe ai e do aty vetëm për hir të Masallit.

Paralelisht, grindje do ketë edhe mes çiftit konkret, që po kalon momentin më të vështirë të jetës. Emiri, pasi ngulmon në abortimin e fëmijës, merr një akuzë shumë të rëndë nga ana e Rejhanit.

Ajo i thotë se po tregohet egoist duke mos i dhënë asnjë shans që të jenë familjarisht të lumtur, ndaj Emiri nuk flet aspak më tepër por del nga shtëpia, për të qëndruar i vetëm në një prej parqeve të qytetit.

Ashtu si Emiri, edhe Rejhani qëndron në vetmi, me kujtimet e njëpasnjëshme që i vijnë në mendje. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Talazi me Xhemrenë. Tanimë, ato të dy i bashkon urrejtja për Xhavidanën ndaj dhe nuk heqin dorë nga planet.

Çapkëni i pasur/Jusufi pendohet që nuk ia mbathi me Sejranin

Sejrani dhe Feriti akomodohen në shtëpinë e këtij të fundit, ku të gjithë, përveç njërës prej shërbëtoreve, do e presin nusen e re  më së miri. Ajo quhet Sulltana dhe prezencën e Sejranit aty, nuk e simpatizon aspak.

Ndërkohë Sejrani tmerrohet nga idea që do flejë në të njëjtën dhomë me Feritin por megjithatë nuk e lejon të flejnë në të njëjtin shtrat. Përtej sikletit që përjeton Sejrani, Feriti është mëse i qetë dhe hidhet në shtrat pa e menduar Sejranin.

Pasi darkojnë familjarisht, gjyshi Feritit e thërret Sejranin në dhomën e tij, për t’a pyetur nëse ka nevojë diçka si dhe për t’i dhënë disa këshilla jete. Paralelisht, ish i dashuri i Sejranit, Jusufi, bëhet shumë pishman që nuk ia mbathi me të.

Ai qan nga pendimi dhe betohet se do hakmerret ndaj Feritit që ia mori vajzën e ëndrrave. Si të mos mjaftonte, martesa e Feritit me Sejranin nxjerr fjalë të paqëna për Sunën, gjoja se ajo ishte e njollosur në moral dhe prandaj nuk e pranoi Feriti.

 

Sekrete Familjare/Xhejlina dhe Ilgazi flejnë me njëri tjetrin

Ajlini mëson se motra saj Xhejlini po divorcohet nga Ilgazi dhe mërzitet, ndaj dhe përpiqet t’a bindë atë të kthehet me të, pir s’ia del dot. Ndonëse është e bindur, ajo, kur takohet me Ilgazin, përfundon duke fjetur me të, duke mos i rezistuar dot.

Pasi Xhejlinën e zë gjumi, Ilgazi largohet, mes lotësh. Sakaq, në anën tjetër ndodhen vajzat, Merve, Parla dhe Tuçe. Ato marrin një ftesë nga Serdari për t’iu bashkuar ne resortin ku ai po qëndron dhe ndërkohë, Tuçe planifikon t’a padisë tek i ati.

Ajo e bën, por Serdari e kupton situatën dhe me ndihmën e Xhunejtit, ia mbath para se të mbërrijë Engini. Për ftesën që u bëri vajzave, Serdari e di që do marrë dënim nga Jektai dhe për këtë i përgjërohet Xhunejtit që t’a ndihmojë.

Po atë ditë, Ilgazi do mësojë se bashkëshorti i Xhansusë ka vrarë të dashurin e saj. I frikësuar, ai telefonon Xhejlinën dhe i tregon se të gjithë janë në rrezik sepse bashkëshorti i Xhansusë do të hakmerret ndaj të gjithëve.

 

Për familjen time/Akifi përjashton Kaanin nga shkolla

Melisa e mbron Kaanin edhe para Akifit, ndryshe nga Doruku që nuk e mbron aspak sepse nuk e do. Por sërish, Akifi shprehet se nuk ndjen për të. Gjatë asaj kohe, Kaani po mëson tek Omeri për provimet e ardhshme.

Pa e ditur se çfarë ka brenda, Omeri ia jep USB-në Kaanit. Ky i fundit, shikon rastësisht videon ku Akifi shfaqet duke vrarë babanë e Kadirit. Megjithatë, nuk reagon. Ai nuk e di se në ato momente, Kadiri po keqinformohet.

Shengyli keqkupton një bisedë që dëgjon dhe e merr si të sigurtë se Kaani do i hapë gjyq Akifit për pasuri. Ato fjalë mbërrijnë tek Nebahati e më pas tek Akifi, i cili xhindoset dhe i del para Kaanit në shkollë duke e poshtëruar.

Ai arrin edhe t’a heqë nga shkolla, ndaj Kaani irritohet aq shumë, saqë vendos t’i hakmerret. Ai shkruan një letër anonime që ia dërgon Kadirit dhe ky i fundit, me zemër në dorë lexon dhe mëson se babai tij nuk ka vdekur aksidentalisht por është vrarë qëllimisht.

Për familjen time/Kadiri mëson se babai tij është vrarë qëllimisht

Melisa dhe Doruku ballafaqohen me Akifin për Kaanin por Melisa nuk pranon që atë t’a konsiderojnë jashtë familjes së tyre. Gjatë asaj kohe, Kaani po studion tek Omeri për provimet e ardhshme që do kenë.

Pa e ditur se çfarë ka brenda USB-ja, Omeri ia dorëzon atij. Mëngjesin e të nesërmes, për Kaanin hidhen shpifje nga ana e Shengylit, tek Nebahati, të cilës i thotë sikur Kaani do hapë gjyq ndaj Akifit për të marrë pasurinë që i takon.

E tmerruar se do i cënohet pasuria fëmijëve të saj, Nebahati ia përcjell Akifit dhe ai, i xhindosur, i shkon në shkollë Kaanit, duke e poshtëruar para të gjithëve. Kaani i betohet se nuk e ka pranuar një propozim të tillë por ai nuk e beson.

I lënduar pafund nga babai tij, Kaani merr një vendim. Ai ka parë videon ku ai ka vrarë babanë e Kadirit e të tjerëve, ndaj i shkruan një letër anonime Kadirit, ku e informon se babai tij është vrarë dhe vrasësin mund t’ia vërtetojë me fakte.

 

 

AMANETI/Nana dhe Jamani përfundojnë në polici

Jamanin dhe Nanën i merr policia nga vendi ku ato po gjuajnë me armë. Ato dërgohen në komisariat, ku do i marrë në pyetje Feriti, i cili pas procedurave të detyrueshme, i lë të dy të lirë sepse e di që janë të pafajshëm.

Gjatë asaj kohe, në shtëpinë e Jamanit ka mbërritur Emini, djaloshi që Ikra dashuron. Atë e sjell Nedimi, me urdhër të Jamanit dhe kështu të dy mbrohen nën strehën e Jamanit. Çaste më vonë, mbërrin Nana dhe Jamani.

Nana vëren papritur gjakun që po i rrjedh nga dora Jamanit dhe me stil e thërret për në dhomën e tij, ku me këmbëngulje ia pastron e mjekon plagën. Pasi përfundon, Nana rikthehet tek Ikra, për t’i dhënë lajmin e bukur se do i bëjnë ceremoninë e fejesës me Eminin.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Vollkani që po kujdeset për Neshenë në spital. Ai merr një rrëfim pëlqimi nga ana saj dhe të njëjtën gjë bën edhe ai. Për më tepër, ai e ushqen me duart e tij që ajo të mos ndihet e kompleksuar nga pesha.

AMANETI/Feriti liron nga burgu Nanën dhe Jamanin

Vollkani i qëndron pranë Neshesë gjatë gjithë kohës, me një buzëqeshje në fytyrë. Sjellja tij bën që Neshe të mos përmbahet më por t’ia shprehë dashurinë që ndjen për të. Mëse i lumtur, Vollkani i shpreh të njëjtën gjë asaj.

Sakaq, kolegu tij Feriti po pret në komisariat Nanën dhe Jamanin që i ka sjellë policia aty pasi kanë dëgjuar të shtënat në vendin ku ato ishin. Ato të dy i merr në pyetje Feriti, i cili është në dijeni për situatën që i ka zënë.

Shpejt, ato lihen të lirë dhe rikthehen në shtëpi, ku do gjejnë edhe Eminin, djaloshin që Ikra dashuron. Atë e ka shpëtuar Jamani, ndërmjet Nedimit, ndërsa Jamani vetë ende nuk ka shpëtuar nga plumbat që ka marrë.

Nana vëren gjakun që po i rrjedh në dorë dhe e dërgon me stil në dhomë, ku me këmbëngulje ia mjekon atij plagën. Paralelisht, Ikra në dhomën tjetër merr lajmin e shumëpritur nga Akça, se do e fejojnë me Eminin.

 

 

 

Çapkëni i pasur/Feriti prezanton Sejranin me të dashurën e tij

Sejrani nuk ka nga ia mban më dhe përfundon në tryezën ku do hedhin firmat sëbashku me Feritin, për të kurorëzuar lidhjen e tyre. Pa asnjë buzëqeshje dhe me kokën poshtë, ajo shkon në hotel ku do e presë familja Feritit.

Ajo që Sejrani nuk pret aspak, është që të gjejë në dhomën e çiftit të dashurën e Feritit, të cilën ai e shpjegon duke thnë se është mëse e pranueshme përderisa i kanë martuar pa dëshirë. Në vend të fjalëve, Sejrani i përgjigjet me shpullë.

Ajo futet në dush ku qëndron për orë të tëra sepse e zë gjumi në vaskë por kur zgjohet, tmerrohet nga pamja. Feriti dhe e dashura tij dergjen në tokë por vetëm Feriti ka humbur ndjenjat. Me nxitim, ajo i hedh në gojë pak sheqer.

Sejrani telefonon Abidinin dhe me ndihmën e tij, Feriti dërgohet në spital si dhe prindërit e tij nuk e mësojnë se aty ishte dhe e dashura tij. Në spital, ato mësojnë se Sejrani ia ka shpëtuar jetën me ndihmën që i ka dhënë dhe e falenderojnë pafund.