PREMTIMI/ Kemali kupton se Kumruja ka ndjenja për të

Teksa janë të gjithë duke ngrënë në tryezë Semihu merr shumë lavde dhe menjëherë i ngarkohet një pune e re se bashku me Feridenë. Sakaq, Emini nuk lihet rehat nga Songyli e cila e ngacmon pa pushim derisa arrin ta bëjë.

Emiri ndihet xheloz për punen e ngarkuar të Semihut me Feridenë dhe nga nervat ai shtrengon goten e çajit dhe e then atë. Ai më pas sajon një punë në kompani si gjasme emergjente që Ferideja ti vihet pas.

Por në të njëjtën kohë, skemën e tij e kupton Semihu por ky i fundit nuk reagon aspak. Ndërkohë Kemali ka kuptuar çdo gjë që po ndodh kohët e fundit kur me veshët e tij dëgjon Kumrunë e cila prnaon dashurinë e saj për të.

Sapo gjen mundesinë që të jenë të vetëm, Kemali ballafaqohet me Kumrunë nis ta kritikojë me fjalë të ashpra dhe i kërkon asaj që të gjejë një mënyrë të vërtetë për të bindur Narinin se do largohet nga shtëpia Kumruja dhe nëna e saj.

PREMTIMI/Emiri lëndon veten nga xhelozia për Feridenë

Songyli bën çdo gjë për t’a ngacmuar sa më tepër Emirin, derisa ia del. Në tryezën e ngrënjes, pasi Semihu merr shumë lëvdata, ai merr edhe një punë në ngarkim, sëbashku me Feridenë.

Nga xhelozia se ato do largohen vetëm për vetëm, Emiri fillimisht shtrëngon gotën e çajit derisa e thyen, më pas sajon një punë të kotë në kompani, të cilën e prezanton si emergjente, në mënyrë që Ferideja të shkojë në kompani me të.

Semihu e kupton arsyen e vendimit të Emirit por nuk reagon aspak. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Kemali, i cili kupton çdo gjë që ka ndodhur së fundmi, kur dëgjon Kumrunë që pranon dashurinë që ndjen për të.

Sapo ndodhen vetëm për vetëm, Kemali e ballafaqon, e kritikon si mos më keq dhe i kërkon të gjejë një mënyrë të besueshme për t’a bindur Narinin se do të largohet nga shtëpia, Kumruja vetë, sëbashku me nënën e saj.

AMANETI/Akça bind Jamanin se Nana e dashuron atë

Hallë Akça merr veçmas Jamanin për t’i treguar fotografinë që ka gjetur në dhomën e Nanës. Kjo e fundit ka fshehur fotografinë në të cilën po shikohet në sy me Jamanin, ditën që ato do martoheshin dhe kjo i mjafton si provë për t’u bindur se Nana e dashuron atë.

Edhe Jamani e beson diçka të tillë, mirëpo, Nanës nuk i thotë asgjë drejtëpërsëdrejti, përveçse i vihet nga pas për të zbuluar diçka më tepër. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nesheja, që i është vënë nga pas Bashakut.

Dashuria saj për Vollkanin bën që të vihet në kërkim të vërtetësisë së fjalëve të Bashakut. Ndërsa motra saj Aisheja, kërkon falje nga Feriti, gjë që ky i fundit ia jep por i kërkon të kompensojë vitet që u ka humbur të dyve.

Sapo dalin nga shtëpia të përqafuar, ato i shikon vajza që Feriti mashtroi për hir të misionit policor. Nga mllefi i asaj pamjeje, ajo bën një telefonatë urdhëruese për zhdukjen e Feritit.

AMANETI/ Jamani zbulon papritur fotografinë me Nanën

Jamani shokohet teksa merret veçmas nga Halla Akça ku kjo e fundit i tregon se ka gjetur nje fotografi në dhomen e Nanës. Ne fotografi dallohet qartë që Nana dhe Jamani shihen në sy dhe këtë gjë Nana e ka mbajtur të fshehur për ta treguar diten që do martoheshin dhe kjo mjafton për të vërtetuar se Nana e dashuron akoma Jamanin.

Ky i fundit i gjendur ne një situatë të sikletshme dhe me prova të qarta para syve arrin ta besojë një gjë të tillë por ai nuk i thotë asgjë Nanës. Jamani nis ta ndjekë atë për të arritur të zbulojë më tepër nga plani i saj. Në situatë të sikletshme ndodhet edhe Bashaku nga ana tjetër i cili ndiqet këmba këmbës nga Neshjea.

Neshjea e cila është e dashuruar totalisht me Vollkanin po mundohet të vihet në kërkim të vërtetimit të fjalëve të Bashakut. Nga ana tjetër, Aisheja do të pajtohet me Feritin, dhe i kërkon falje. Ky i fundit e pranon por i kërkon që të rinisin sa më shpejt ku e kanë lënë që të rikuperojn vitet e humbura.

Sapo Aisheja dhe Feriti dalin duke u perqafur nga shtepia, një person i shikon ato. Ajo është vajza që Feriti ka genjyer per hater te misionit policor. Nga ajo çfarë ajo sheh dhe e inatosur ajo bën një telefonate ku urdheron eleminimin e Feritit.

ÇAPKËNI I PASUR/Orhani i frikësohet Feritit

Ifakati e frikëson pafund Orhanin duke i thënë se Feriti mund të jetë në dijeni për lidhjen e tyre të fshehtë. Menjëherë Orhani tenton të vërejë ndonjë gjë ndryshe tek Feriti ndaj tij por nuk ia del dot. Mëngjesin e të nesërmes, ai largohet herët.

Feriti largohet duke i lënë Sejranit një letër ku i kërkon t’a presë për takimin me Efenë dhe Defnenë por orët kalojnë një pas një dhe Feriti nuk duket gjëkundi. Ai pret Serkanin për t’u sqaruar mbi Pelinin por gjërat nuk shkojnë aspak mirë.

Në mesin e tyre ndërhyn një numër i madh truprojash, me në krye dajën e Serkanit, që është një person i rrezikshëm. Ato e marrin edhe Feritin edhe Abidinin, për t’u dhënë një mësim të mirë.

Ndërkohë Sejrani nuk pret dot më gjatë por shkon në takim dhe në atë takim, Efe mrekullohet pas saj, me shikim të parë. Ai lë pas çdo parim pune dhe i ofrohet Sejranit me çdo kusht që ajo dëshiron të ketë për kontratën.

ÇAPKËNI I PASUR/Efe mrekullohet pas Sejranit

Feriti bën me hije Ifakatën, aq sa ajo, mes lotësh, i thotë Orhanit se dyshon që Feriti e di për lidhjen e tyre të fshehtë. Mëse i frikësuar edhe Orhani, ai përpiqet të vërejë ndonjë ndryshim në sjelljen e Feritit por nuk vëren dot asgjë.

Sakaq, Feriti thyen fjalën ndaj Sejranit, të cilës i premtoi se do shkonin sëbashku në takimin me Efenë dhe Defnenë. Sejrani e pret me orë të tëra, pa e ditur se ai ka shkuar të përleshet me Serkanin, për Pelinin.

Pas shumë orësh, Sejrani shkon në atë takim e vetme. Efe mrekullohet nga pamja e Sejranit dhe për hir të saj, lë pas shpine çdo parim pune, vetëm që ajo kontratë të realizohet, me çdo kusht siç Sejrani dëshiron.

Paralelisht, Feriti bie në duart e dajës së Serkanit teksa tenton t’a paralajmërojë këtë të fundit. Daja Serkanit është një person mjaftueshëm i rrezikshëm, që Feritit dhe Abidinit i jep mësimin e duhur për t’i qëndruar larg nipit të tij.

Për familjen time/Nebahati përlotet nga vendimi Akifit

Shengyli pandeh të zbusë inatin e Orhanit me këstin e kredisë që paguan por nuk ia del dot. Atë moment të trishtë në familjen e tyre e zbut ardhja e Asijes, që mëse e lumtur i tregon Ajbikesë dhuratën që i ka bërë Omeri, një palë këpucë.

Gjatë asaj kohe, nëna e Omerit, Suzana, pret Resulin që i shkon papritur për t’i kërkuar falje por përfundon duke u larguar ende më i zhgënjyer sepse Suzana do darkojë me Akifin, gjë që ai e shikon dhe dëgjon vetë, duke qenë ende prezent.

Në atë darkim, Akifi premton se do divorcohet nga Nebahati ndërsa Suzana nuk i jep fjalën se do jetë me të pasi të divorcohet por megjithatë refuzon të vazhdojë një komunikim me të, për sa kohë që ai është ende i martuar.

Menjëherë Akifi përgatit dhe firmos protokollin e divorcit, duke e lënduar pafund Nebahatin kur ia dorëzon. Paralelisht, Harika lëndohet pafund kur mëson nga Ajbike të vërtetën përse Ogulxhani i është ftohur dhe për më tepër, ai nuk e fal dot Harikën.

Për familjen time/Akifi firmos divorcin e tij

Asija merr një dhuratë nga vëllai saj Omeri, gjë që e shqetëson se përse po shpenzojnë aq shumë, pasi mund t’u duhen për më vonë. Megjithatë, i gëzohet dhuratës dhe shkon t’ia tregojë Ajbikesë. Gjatë asaj kohe, vjen Doruku.

Ai shikon në një cep të shtëpisë arushin që dikur i ka dhuruar Asijes dhe kupton se ajo nuk e ka hequr totalisht nga zemra. Asija ndërkohë, shikon në shtëpinë e xhaxhait të saj, se ky i fundit ende nuk e ka falur Shengylin, pavarësisht këstit të kredisë që ajo pagoi për të.

Sakaq, Resuli shkon të bisedojë me Suzanën për t’i kërkuar falje por ardhja Akifit i prish të gjitha. Suzana vazhdon darkimin siç kishin planifikuar dhe në atë darkim, Akifi betohet se do divorcohet, ndaj dhe i dorëzon protokollin Nebahatit.

Ajo lëndohet shumë nga kërkesa tij për divorc por nuk i lutet për ribashkim. Ndërsa të nesërmen në shkollë, lëndohet Harika, kur mëson nga Ajbikeja të vërtetën e ftohjes së Ogulxhanit nga ajo.

PREMTIMI/Kumru prezantohet si bashkëshortja Kemalit

Songyli, fshehurazi kyç Feridenë dhe Emirin brenda depos, pa e parë njeri. Atë kohë e shfrytëzon për t’u afruar ende më shumë me djalin e Emirit ndërsa për Feridenë, lë të kuptohet gjithandej sikur ajo është larguar me Emirin.

Pas shumë orësh, personi që i vëren është Seferi, i cili edhe i nxjerr që aty. Por, dalja tyre do frustrojë së tepërmi Ojën, e cila e paralajmëron Emirin të bëjë kujdes nga Ferideja, duke thënë me bindje se ajo i është qepur nga pas.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Narini, e cila kur mëson se Kemali ka anulluar drekimin, acarohet aq shumë saqë e përmbys tryezën e lokalit dhe madje nuk lejon njeri t’a kritikojë, duke u thënë se është bashkëshortja Kemal Tarhunit.

Gjatë asaj kohe, Narini ka përjetuar surprizën e Kemalit me violinë dhe është kthyer në shtëpi me të. Aty, Kumru tenton t’i kërkojë llogari Kemalit për anullimin e drekimit por Kemali ia heq atë të drejtë.

PREMTIMI/Songyli mbyll në depo Feridenë dhe Emirin

Narini përjeton një surprizë tejet të këndshme nga Kemali, që është kujdesur t’i sjellë një violiniste pranë. Pas atyre momenteve emocionuese, sëbashku kthehen në shtëpi, ndërkohë që Kumru sapo mëson se Kemali nuk do i bashkohet drekës.

Ajo përplas pjatat në tokë dhe sapo kamarierët i afrohen për kritikë, ajo thotë se është bashkëshortja Kemal Tarhunit, ndaj nuk e kritikojnë dot. Me lot në sy, kthehet në shtëpi ku kërkon llogari nga Kemali por ai nuk i përgjigjet fare.

Sakaq, në anën tjetër mbetet Ferideja me Emirin të mbyllur në depo. Ato i kyç me çelës Songyli, e cila shfrytëzon kohën për t’u afruar më shumë me djalin e Emirit. Pas një kohe të gjatë, Seferi i gjen dhe i nxjerr që aty.

Oja që i shikon, mbushet me mllef ndaj Feridesë, për të cilën është e bindur se ajo po e kurdis Emirin pas vetes së saj. Për këtë, ajo e paralajmëron edhe Emirin por ai nuk e merr fare për bazë atë fjalë apo mendim.