Për familjen time/Akifi kryen një vrasje tjetër

Omeri i dorëzon Tajfunit paratë që mori nga Doruku por Tajfuni nuk e mbyll me aq. Ai u vihet nga pas dhe me armë në dorë i drejtohet Omerit për t’a vrarë. Asija e tmerruar i del para Omerit për t’a mbrojtur dhe plumbin e merr ajo.

Me nxitim e dërgojnë Asijen në spital, ku dhe do nisë sherri mes Omerit dhe Dorukut, se cili prej tyre është fajtori. Atë debat e dëgjon edhe Orhani, i cili tmerrohet nga nipi tij Omeri, aq sa frikësohet për fatin e Asijes.

Një gjendje e rëndë përjetohet paralelisht nga prindërit e Dorukut. Nebahati godet pas koke Resulin për t’a ndaluar nga denoncimi që ai do i bëjë Akifit. Ai bie në tokë dhe e panikosur se e ka vrarë, ajo telefonon Akifin.

Ky i fundit vjen por Resulin e gjejnë në këmbë. Tanimë është Akifi ai që vërtetë do e vrasë Resulin, me goditjen që i jep pas koke. Një i panjohur i shikon nga larg ndërsa Akifi, teksa pastron, ruan vetëm orendinë me të cilën Nebahati e ka goditur Resulin.

Për familjen time/ Tajfuni gjuan me armë drejt Asijes dhe Omerit

Tajfuni nuk ka vendosur ta falë Omerin edhe pse ky i fundit i solli paratë që ia mori Dorukut. Ai menjëherë u vihet pas për ta vrarë Omerin teksa i drejton dhe armln këtij të fundit pasi e gjen.  E ndodhur në ato çaste aty, Asija i del para Omerit për ta mbrojtur dhe plumbi i shpon trupin e saj duke e lënë të plagosur në vend.

Edhe pse nuk vonohen shumë për ta dërguar në spital, mesa duket për Asijenka ende shpresë. Sakaq, Mes Dorukut dhe Omerit plas një sherr i madh ku debatojnë se cili nga ata është fajtori. I ndodhur aty, Orahni dëgjon dhe shikon çdo gjë që po ndodh aty.  Ai shokohet nga nipi i tij Omeri aq sa nis të shqetësohet shumë për fatin e Asijes.

Nga ana tjetër, ndodhen prindërit e Dorukut që nuk po e perjetojnë aspak mirë këtë situatë. Resuli goditet pas koke nga Nebahati pasi ky i fundit donte të bënte një denoncim në polici për Akifin. Ai rrezohet në tokë pa ndjenja dhe nga paniku se mos e ka vrarë telefonon menjëherë Akifin. Sakaq, Akifi niset menjëherë për aty por kur mbërrin gjen Resulin e ngritur në këmbë.

Akifi nuk humb kohë dhe e godet dhe njëherë Resulin pas koke duke e lënë këtë herë të vdekur në vend. Mirëpo edhe pse Akifi mendon se askush nuk i ka parë, duke pastruar dhe hequr të gjitha provat nga vendi i ngjarjes, një i panjohur vëren çdo gjë nga larg. Mirëpo, Akifi me djallëzinë e tij ruan orendinë që Nebahati gofiti herën e parë Resulin.

AMANETI/Hallë Akça del kundër vendimit të Jamanit

Feriti tërbohet teksa shikon Korajin që shkon të vizitojë në spital Aishenë. Ai përveç se e largon nga aty ai arrin dhe ta godasë fizikisht. Sakaq, Feriti nuk mjaftohet me kaq por me lidhjet e tia arrin ta arrestojë atë.

Feriti mllefoset edhe më tepër kur shikon dhe dëgjon teksa Didemi i uron vdekjen Aishesë. Për fat të keq, kjo e fundit pëson një përkëqesim të gjendjes shëndetësore. Nga ana tjtër ndodhet Nana dhe Jamani ku po planifikojnë sbashku me Jusufin një udhëtim.

Ata kanl vendosur të shkojnë në qytetin e lindjes së Nanës ku këtë gjë halla Akça nuk është aspak dakort. Kjo e fundit i thotë atij se ky udhëtim do jetë në dëm të tij pasi do i rrisë shpresat Nanës por Jamani ka bindje se një gjë e tillë vështirë të ndodhë.

Pas pak çastesh, Jamani anullon një mbledhje pune dhe këtë e dëgjon Nana. Kjo mbledhje dukej se ishte tepër e rëndësishme për Jamanin pasi bëhej fjalë për shumë miliona parash. Ai është i bindur se nuk ka asgjë më më rëndësi se udhëtimi që ai ka planifikuar me Nanën dhe Jusufin.

AMANETI/Jamani i bën surprizë të madhe Nanës dhe Jusufit

Koraji shkon në spital, i interesuar për gjendjen e Aishes por Feriti nuk e mirëpret aspak. Përkundrazi, e dhunon dhe e dëbon që aty. Me aftësitë e tij, Feriti brenda ditës arrin tëa rrestojë Didemin.

Ai mbushet ende më me mllef kur dëgjon Didemin duke uruar vdekjen e Aishes dhe si të mos mjaftonte, sapo kthehet në spital, Aisheja pëson përkeqësim.
Ndërkohë, në anën tjetër, Jamani planifikon udhëtim me Nanën dhe Jusufin.

Ato do shkojnë në vendlindjen e Nanës, gjë që hallë Akça nuk e aprovon, duke thënë se kështu do rindezë shpresa tek Nana. Mirëpo, Jamani është i bindur se nuk do ndodhë diçka e tillë.

Vetëm pak çaste më vonë, Nana dëgjon me veshët e saj Jamanin që anullon një mbledhje pune që do i shtonte atij miliona në pasuri dhe anullimin e bën duke thënë se nuk ka asgjë më me rëndësi se udhëtimi që ka organizuar.

PREMTIMI/ Emiri çmendet nga xhelozia për Feridenë

Emiri tenton çdo mundësi që t’a mbajë Feridenë në kompani dhe ia del. Pasi kthehen në shtëpi me Feridenë të nevrikosur, Emiri përballet me Semihun që e pyet hapurazi nëse ai ka pëlqim për Feridenë, që po përpiqet t’i mbajë larg.

Madje, Semihu ofrohet të tërhiqet nga mesi tyre nëse Emiri ka diçka të tillë,në të kundërt dëshiron të provojë shansin me Feridenë. I detyruar, Emiri e mohon të ketë pëlqim për të. Vetëm pak çaste më vonë, acarimi tij merr shkallë tjetër. 

Semihu i tregon Feridesë për një tjetër organizim bamirësie dhe ajo pranon pa hezituar, gjë që Emirin e çmënd. Nga ana tjetër, Kemali dhe Munevveri çmënden kur Kumru i thotë Narinit se do largohen pasi Kemali nuk i do në shtëpi.

Atë situatë e merr Munevveri në dorë, duke e bindur Narinin se ajo dhe Kumru kanë kërkuar vetë të largohen dhe madje Kemali i ka ndihmuar duke u gjetur një shtëpi, jo shumë larg tyre.

PREMTIMI/ Emiri arrin të bindë Feridenë të qëndrojë në kompani

Ferideja do të largohet nga kompania por Emiri bën çdo gjë për ta mbajtur dhe arrin t’ja dalë. Teksa dyshja kthehen në shtëpi, me Feridenë e nevrikosur, Semihu dhe Emiri perballen me nkëri-tjetrin ku ky i fundit e pyet hapur nëse ai e pëqen Feridenë.

Mirëpo, edhe pse sipas Emirit ai po mundohet ti mbajë larg, Semihu vetëofrohet që të tërhiqet nga mesi i tyre ose në rast të kundërt ai do provojë shansin e tij me Feridenë. Nga e gjitha kjo situatë, Emiri, i detyruar, mohon të ketë pëlqim për të.

Mirëpo, Emiri nuk ndalet këtu pasi nervat e tij eskalojnë edhe më tepër më pas kur dëgjon Semihun teksa i ofron Feridesë për të organizuar një event bamirësie dhe ajo pa hezituar pranon menjëherë. Sakaq, Muneveri dhe Kemali tërbohen kur kur mësojnë se Kumru i thotë Narinit që do ikë nga sjtëpia pasi Kemali nuk e do.

Të gjithë këtë çështje e merr në dotë Munaveri i cili arrin të bindë Narinin që ajo dhe Kumru kanë qenë vetë ato që kanë kërkuar të largohen, madje ka qenë vetë Kemali që i ka ndihmuar për tu sistemuar një shtëpi afër tyre.

Për familjen time/ Akifi i propozon për martesë Suzanës

Omeri nuk i shpëton dot Tajfunit ndërsa motra e tij nuk i shpeton as Nebahatit teksa e kundershtojnë për rrahjen e një personi. Tejet i acaruar nga kjo situatë, Tajfuni i dërgon i dërgon njerëzit e tij për ta kërcenuar në shtëpi.

Të gjitha këto i mëson Doruku i cili detyron në një farë mënyre Omerin që mos të ketë rrugë tjetër ti lajë borxhin Tajfunit përveç kësaj mënyre. Nga ana tjetër, Akifi mundohet të fsheh si qëndron e vërteta ndaj Suzanës dhe merr aprovimin e kësaj të fundit pasi i propozon për martesë. 

Mirëpo të gjithë mashgtrimet i mësojnë në kohë Asija dhe Harika, e si rrjedhojë edhe Suzana. Kjo e fundi nuk humb kohë dhe nisët në kompani për ta demaskuar para të gjithëve për mashtrimin e radhës.

Resuli është personi që fshihet pas vjedhjes së shtëpisë së Akifit ku një veprim të tillë e ka bërë vetëm për të kuptuar më tepër se çfarë gjindet në kompjuterat e asaj shtëpie ku pavarësisht në mënyrë të tillë arrin ta zbulojë dhe gjen videon teksa Akifi është ai që ka shkatuar vdekjen e babait të Emelit, Asijes dhe Omerit.

Për familjen time/ Akifi zihet mat nga dy persona

Asija i shpëton Nebahatit pa e zënë ndërsa vëllai saj Omeri, nuk i shpëton dot Tajfunit, kur e kundërshton në urdhërin e rrahjes së një personi. I xhindosur, Tajfuni i dërgon njerëz në shtëpi për t’a kërcënuar.

Këtë e mëson edhe Doruku, i cili nuk i lë rrugë tjetër Omerit veçse të pranojë që t’ia paguajë borxhin që i ka Tajfunit. Paralelisht, Akifi fsheh të vërtetën nga Suzana dhe merr aprovimin e saj pasi i propozon për martesë.

Por, nuk zgjat shumë dhe të vërtetën e mëson Harika nga Asija, e si rrjedhojë edhe Suzana nga vajza saj. Pa humbur fare kohë, ajo i shkon Akifit në kompani dhe e poshtëron me mashtrimin e tij të rradhës.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Resuli, i cili është personi që fshihet pas vjedhjes në shtëpinë e Akifit, të cilën e ka bërë vetëm për të zbuluar diçka më shumë nga kompjuterat e asaj shtëpie, gjë që e arrin sepse shikon videon ku Akifi shkakton vdekjen e babait të Asijes, Omerit dhe Emelit.

AMANETI/ Didemi dhunon Aishenë

Nana ndihet keq pasi po humbet shumë gjak dhe për fat të mirë Jamani arrin ta dërgojë në kohë në spital për ta shpëtuar. Sakaq, pas kësaj ngjarje menjëherë sapo ai del nga dhoma ku ndodhet Nana ai merr një video kërcenuese në telefon që e vë para një dileme të madhe.

Nana duhet të dorëzohet tek armiku i saj dhe për të është rrëmbyer një fëmijë. Mirëpo ajo në heshtje bën një zgjedhje të vështirë teksa zgjedh fëmijën dhe me këtë lë të kuptohet qartazi dhe nis ti lërë amanetet e fundit Jamanit para se ta dorëzojë.

Mirëpo, Didemi nga ana tjetër i është qepur keq fare Feritit e cila është e etur për hakmarrje. Ajo e pa frikësuar paralajmron qartazi Feritin se do shkojë tek Aisheja të hakmerret ndaj tij për ti treguar të gjitha mashtrimet e tia.

Edhe pse mundohet ta parandalojë, Feriti nuk ia del dot pasi Didemi shkon para tij për të rrembyer Aishenë ku e dhunon brutalisht këtë të fundit. Nga ana tjetër, Feritit i bie qielli mbi kokë kur shikon se Didemi po e telefonon me video-kamer për ti treguar gjendjen e Aishesë por ai nuk mund ta hapë.

AMANETI/Nana vendos të braktisë Jusufin dhe Jamanin

Jamani dërgon Nanën në spital me nxitim dhe për fat, mbërrin në kohë që ajo të mos humbasë gjak në sasi të mëdha. Sapo Jamani del nga dhoma, Nana merr një video-mesazh kërcënues, ku e vendosin para një zgjedhjeje të vështirë.

Një fëmijë është rrëmbyer në këmbim të dorëzimit të Nanës tek armiku saj, ndaj Nana, në heshtje, zgjedh fëmijën. Ajo nuk i tregon njeriu por në formën e saj, lë amanetet tek Jamani dhe përgatitet për t’u dorëzuar tek armiku.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Didemi, që i është qepur nga pas Feritit, e etur për hakmarrje. Pa u frikësuar, ajo e paralajmëron Feritin se do hakmerret tek Aisheja sepse ka mësuar çdo gjë për mashtrimin e tij.

Feriti tenton t’a parandalojë por nuk ia del dot, sepse Didemi vepron para tij për të rrëmbyer Aishen, të cilën e dhunon sapo i bie në duar. Bota i shembet Feritit kur Didemi e telefonon me kamera dhe i tregon gjendjen e Aishes por ai nuk ka çfarë bën.