Tokë e hidhur/Zulejha humb ndjenjat nga lajmi i vdekjes së Jëllmazit

Zulejha ballafaqohet me Zonjën e Madhe për telefonatën që merr nga burgu ku ndodhet Jëllmazi dhe ajo nuk i mohon asgjë, por i rikujton se tashmë është gruaja e Demirit dhe si e tillë duhet të sillet. E tmerruar nga tradhëtia, Zulejha merr gërshërët.

Ajo ia drejton vetes në bark duke thënë se do i japë fund asaj që të gjithë presin, fëmijës për Demirin. Zonja e Madhe nuk bën asnjë hap për t’a ndaluar, përkundrazi. Ajo i thotë Zulejhasë të vazhdojë t’a bëjë pasi nuk paska për të qenë fare nënë e devotshme.

Në çast, Zulejha ndërron mendje dhe nuk e bën, por thjesht mbyllet në dhomë dhe qan. Mëngjesin e të nesërmes, ajo nuk do ketë forcë as për të qarë por menjëherë i bie të fikët nga tronditja kur dëgjon në radio se në burgun ku ndodhet Jëllmazi ka rënë zjarr dhe mes të vdekurve është edhe emri tij.

Në atë burg, para se të përhapej zjarri e të shkaktonte viktima, është futur edhe vëllai i Zulejhasë, Veliu. Para se Jëllmazi të vdiste, ai mësoi se Demiri është martuar me Zulejhanë.

Muaj të tërë kalojnë që nga ajo ditë dhe shtatzënia e Zulejhasë vazhdon më së miri. Ndërkohë, Demiri fiton zgjedhjet dhe bëhet politikani më i votuar i vendit. Në ftesën e parë ku do marrë pjesë pas fitores, ai zgjedh të shkojë me Zulejhanë.

Vendimi tij i papritur e lëndon Zonjën e Madhe që gjithnjë e ka shoqëruar kudo dhe pavarësisht vendimit të tij, edhe ajo përgatitet për të shkuar. Në mbrëmje, Zulejha dëgjon Sanijen dhe Fadikun në kuzhinë duke bërë thashetheme për të dhe vendos të mos heshtë.

Edhe Sanija i thotë në sy se në atë shtëpi, për të, zonjë është vetëm nëna e Demirit. Në çast, Zonja e Madhe i dëgjon të gjitha dhe hesht para Zulejhasë kur ajo thotë se i dëbon të dyja nga shtëpia, edhe Fadikun edhe Sanijen.

NJË SHANS MË SHUMË/Kenani zbulon se ka një djalë

Xhemre kërkon falje nga Aliu që nuk e ndihmoi dot më tepër por Aliu nuk e zgjat aspak më tepër atë bisedë. Teksa fëmijët vazhdojnë projektin, prindërit e tyre takohen dhe mes tyre, Nesini shikon me sytë e saj afrimitetin e Onderit me Derjën.

Ndërkohë, Kenani mbushet me mllef kundrejt Derjës. Ai merr në duar përgjigjen e analizave të ADN-së, që vërtetojnë se Aliu është djali saj dhe për këtë kërkon llogari nga Derja, por kjo e fundit i rikujton traumën që ai i ka shkaktuar dhe betohet se nuk do ia lërë të birin.

Sakaq, të nesërmen në shkollë, djali i tyre Aliu do trondisë Onderin. Fillimisht Onderi tronditet nga e gjithë klasa kur shikon që projektin me video ato e kanë kthyer në tallje ndaj shokëve të varfër, ndërsa më pas tronditet nga videoja që tregon Aliu.

Aliu shfaq videon e natës kur është gjendur i vdekur shoku tyre Vefa, në të cilën duket qartazi Xhemreja që ka gisht. Onderi i tmerruar thekson që Vefa është gjendur i vdekur ndërsa Aliu dhe shokët e tij besojnë fort se ai është vrarë nga dikush në mesin e tyre.

Një shans më shumë/Nesin viziton Derjan në lokalin e saj

Kaderi nxiton për tek Vedati për t’i thënë se ka gjetur një vajzë të denjë për Bilalin, gjë që këtë të fundit e shokon. Ai nuk reagon dot në prezencë të të atit, ndaj i shkon nga pas Kaderit kur ajo largohet dhe i bën të qartë se nuk do e pranojë atë hakmarrje.

Bilali ngulmon se zemra tij rreh vetëm për Kaderin por më kot, ajo nuk e dëgjon. Ai rikthehet tek babai tij Vedati por merr një shuplakë nga ai sepse flet keq mbi nënën që ka në burg. Në fund, Vedati bie në heshtje sepse Bilali i rikujton se ai nuk ka as para për t’a martuar.

Në anën tjetër, po atë natë, heshtja do bijë dhe mes Kenanit e Onderit, kur njërit i vjen gruaja ndërsa tjetrit ish-gruaja. Në atë situatë të sikletshme ku Nesini ende shpreson tek Onderi, Kenani e sjell bisedën për të treguar se Onderi po njihet me dikë.

Diçka të tillë, as Kenani nuk e thotë në formë të drejtëpërdrejtë dhe as Onderi nuk e pranon apo mohon. Megjithatë, nga Ajla, Nesini mëson se me kë ka filluar të njihet Onderi. Pa humbur fare kohë, ajo i shkon të nesërmen në mëngjes në dyqan Derjës.

Derja nuk e njeh aspak Nesinin dhe sillet normalisht me të, aq sa hap edhe telefonatën e Onderit në prezencë të saj.
Sakaq, Xhemreja dëgjon me neveri planet e Berkut kundër Aliut dhe shoqërisë së tij.

Fshehurazi por pa aspak mëdyshje, ajo i dërgon atij një mesazh ku i kërkon të jetë sa më i vëmendshëm dhe konkretisht i tregon planet e Berkut kundër tij. Megjithatë, nuk kalon shumë kohë dhe veprimi saj nuk mbetet më i fshehtë.


Tokë e hidhur/Demiri planifikon vrasjen e Jëllmazit

Gaffuri merr një zarf plot me para për heroizmin e natës së kaluar, që shpëtoi jetën e zonjës Hynkjar. Motra tij Gylteni e shikon duke numëruar paratë dhe pandeh se është paguar për të vrarë Jëllmazin, ndaj dhe nis të ulërasë e t’a godasë Gaffurin.

Ai i hakmerret së motrës shumë rëndë, duke e lënë me shenja në fytyrë. Personi që i shkon pranë sapo vëren mungesën e saj, është Zylejha. Kjo e fundit, e kupton se gjendja Gyltenit ka lidhje me Jëllmazin por sado që i përgjërohet, Gylteni nuk flet.

Arsyen e gjendjes së Gyltenit, nuk e mëson dot as Sanija. Gaffuri e gënjen duke i thënë se Gylteni i ka shkruar letër dashurie Jëllmazit, ndaj Sanija sugjeron t’a martojnë Gyltenin, gjë që kjo e fundit e kundërshton duke kërcënuar me jetë.

Që aty, Gaffuri rikthehet në krye të detyrës por kësaj rradhe, do marrë kritika aq të shumta nga Demiri, saqë merret vendimi për t’a hequr nga puna. I revoltuar pafund, Gaffuri kërcënon lehtë zonjën Hynkjar, duke i rikujtuar se i di sekretet e saj.

Paralelisht, edhe Sanija kërcënon Zylejhanë, duke i thënë se e di sekretin e saj. Zylejha tronditet dhe hesht, pa e ditur që Sanija thjesht po e provokon. Në mbrëmjen e asaj dite të vrullshme, Demiri mëson se Jëllmazi ndodhet në burgun e Adanjës.

Me një armë në dorë, ai shkon për t’a vrarë por për fat, e ndalon shoku tij Xhengaveri. Ai e sjell në shtëpi, ku Demiri rrëfen tronditshëm para nënës së tij se Jëllmazi ka qenë burri i Zylejhasë ndërsa ajo e trondit duke i thënë se Jëllmazi ka tentuar t’a vrasë një natë më parë por e ka shpëtuar Gaffuri.

Çapkëni i pasur/Nevra dhe Feriti shkëmbejnë puthjen e parë

Feriti rrëfen para Nevrasë se ka pëlqim ndaj saj, prandaj ajo nuk përmbahet por i merr puthjen e parë në buzë. Që nga ajo natë, Feriti fillon kërkimet e detajuara për të, që t’a bëjë për vete sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndërkohë në shtëpinë e tij, Kaja kërkon llogari nga gjyshi tij Halisi, teksa edhe i tregon gjithë vuajtjet që ka parë tek nëna e tij gjatë rritjes duke qenë të vetëm, larg të gjithëve. I trishtuar nga ato që dëgjon, Halisi vendos t’a afrojë Kajanë pranë vetes.

Afrimin e tregon duke i bërë surprizë pozicionin e tij në kompaninë e Korhanëve. Mëngjesi fillon mëse i bukur për Kajanë por jo aq i bukur për Feritin, të cilit babai i pranon se dikur e kanë martuar me dhunë me Gylgynin dhe tani do të divorcohet.

Sakaq, Sejranit i del përpara familja saj dhe me shumë ngulmim, e marrin për të ngrënë mëngjesin në një restorant por ajo situatë do kthehet në një sherr të madh pasi Sejranin e kryqëzojnë njerëzit që e pranon të atin, pas deklaratës që bëri për të.

Gjatë asaj kohe, kundër Kazimit po përgatiten plane të frikshme. Ato plane i organizon Orhani, i cili brenda ditës, arrin edhe t’a rrëmbejë atë. Sejrani dhe askush nuk është ende në dijeni të atij rrëmbimi, prandaj Sejrani, e qetë takon në befasi Latifin.

Ajo i tregon sekretin që ka mësuar dhe në kërcënim të hapur, i bën të qartë se do ua nxjerrë atë sekret nëse ai nuk i mban Korhanët larg familjes së saj. Vetëm pak çaste më vonë, Sejrani do shikojë Feritin të shoqëruar romantikisht nga Nevra por nuk reagon. Ato të dy i shikon edhe Përëlli por ndryshe nga Sejrani, ajo do shkaktojë skandal.