AMANETI/ Azizi mbahet fàjtor për vràsjen e babait të tij

Seheri ndodhet e vetme në dhomën e saj kur kujton dasmën që ka bërë me Jamanin, që asokohe gjòja ishte vetëm për Jusufin, sepse asnjëri prej tyre nuk gjente dot guximin që t’a pranonte se kishte rënë në dashuri me të vërtetë, me personin përballë. Përveç dasmës që i sjell emocione tepër të veçanta, ajo kujton amanetin e të motrës në çastet e fùndit të jetës, mënyrën se si është njohur me Jamanin fillimisht, sa kanë vrapuar nëpër spìtale për njëri tjetrin, propozimin që ai i ka bërë e çdo gjë tjetër.

Mëse e lumtur që ka kujtuar çdo gjë, Seheri nxiton për tek Jusufi. Ajo i tregon se çfarë ndodhi por edhe i kërkon që t’a mbajë sèkret mes tyre, sepse dëshiron t’a lumturojë pafund xhaxhain e tij, Jamanin, duke ia bërë ajo propozimin për martesë kësaj rradhe. Të qeshurat dhe ngazëllimi tyre dëgjohet deri në korridor dhe Jamani u shkon pranë për të pyetur se çfarë po ndodh, por ato nuk tregojnë. Në ato momente, personi që ndikoi shumë në kthimin e asaj kujtese, Azizi, sapo mbërrin në shtëpinë nga ku është larguar për të mos u kthyer më.

Azizi kujton natën e fundit në atë shtëpi, kur ai kishte debàtuar shumë me të atin e ndjerë, Ismetin, sepse Ismeti nuk donte që Azizi të largohej nga vendi ndërsa Azizi ngulmonte se ai nuk do bëhej vràsès si familja tij. Për gjithë këmbënguljen e Ismetit, një nga vëllezërit e Azizit ishte bërë shumë xhèloz dhe nga dhìmbja, ka arritur t’a vràsè Ismetin, pa e parë njeri. Pasi është kthjelluar, ai ka lënë àrmèn në duart e Azizit që po flinte në oborr dhe Azizi e ka gjetur veten në mëngjes përballë babait të vdèkur, ndaj dhe e kanë akùzuar.

Azizi kujton shùplakën e nënës së tij, që e ka mohuar që atë ditë, ndërsa vëllai që e shikon nga dritarja, kujton kùrthin ndaj Azizit, për të cilin nuk është penduar aspak. E vërteta nuk ka dalë ende në shesh, ndaj nëna e Azizit e ka ftuar të birin për një tjetër kùrth. Që të lajë gjàkun e të atit, ajo kërkon që Azizi të dalë në krye të familjes, që çdo rrèzik që u kànoset nga àrmìqtë, të rèndojë mbi Azizin, sepse tani ajo ka në jetë vetëm Azizin që e shikon si fàjtor dhe fàjtorin e vërtetë të pazbuluar, të cilin nuk do t’a humbasë.