AMANETI/ Nana nuk e fal Ajnurin

Nana ndodhet e vetme në stacionin e autobuzëve, duke menduar, kur përpara i del Jamani. Ai i kërkon të rikthehet në krye të detyrës si dadoja e Jusufit ndërsa Nana kërkon të sqarojë fillimisht se ajo nuk është lodër e askujt që njëherë hidhet e njëherë merret. Jamani nuk i jep sqarime por i përmend Jusufin dhe ia lë asaj në ndërgjegje nëse e merr parasysh t’a mérzisë atë apo jo. Për hir të Jusufit, Nana kthehet por rikthimi i saj në shtëpi nuk do e largojë aspak tríshtimin nga fytyra e të voglit.

Jusufi rrëfen para Nanës frìkën që ndjen se mos në një moment, xhaxhai i tij Jamani do e dëbòjë sërish por për diçka të tillë, Nana i betohet se nuk do ndodhë. Pasi bind Jusufin se ajo do jetë përherë pranë tij, Nana zbret pranë Jamanit, Xhengerit dhe motrës së tij, Ajnurit, që është edhe fàjtorja e gjithë situatës. Jamani e paralàjmëron se është hera e parë dhe e fundit që e fal dhe këtë po e bën vetëm për hir të Xhengerit por gjithashtu kërkon nga ajo që t’ia marrë faljen edhe Nanës, meqë asaj ia hódhi fájin dhe qëndroi në heshtje.

Ajnuri e bën duke thënë se gjithçka ka qenë aksídentale por situata mes vajzave sidoqoftë është folur në spítal, kur Nana e qèlloi me shúplakë Ajnurin. Tanimë, Nana thekson para të gjithëve se përgatitja e ushqimit në atë formë mund të jetë aksídentale por génjeshtra që tha më pas, është fàj i réndë, ndaj që nga ai moment e tutje, me ushqimin e Jusufit do merret vetëm Nana. Jamani bie dakord, ndërsa Xhengerit i ngre kokën lart, duke i theksuar se ai nuk ka asnjë fàj në atë mes. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Aisheja me Feritin dhe vajzën e tyre.

Ajo kujton momentin kur ka mësuar se ishte shtatzènë dhe këtë e kishte ndarë me Korajin, si shokun e saj të ngushtë. Nga dhímbja e fotove që ka gjetur në dollapin e Feritit asokohe, ku ai kishte fotografuar veten me një vajzë tjetër, Aisheja është ndarë në heshtje, pa i shpjeguar asgjë atij. Ndërsa Koraji, është vetofruar për martesë që të mos rritet fëmija pa figurën e një babai por brenda një vitit Aishe është ndarë edhe nga ai sepse vendimi ishte i gàbuar. Ajo që Aishe nuk di, është se Koraji është fíksuar pas saj dhe ndonëse e di prej vitesh që Feriti nuk e ka tràdhtuar por ka qenë mision pòlìcor, ai nuk e tregon.