AMANETI/Neshe zhgënjehet nga Vollkani

Neshe përgatitet me entuziasëm të madh që t’i çojë Vollkanit në zyrë frutin e tij të preferuar por kur shkon, e gjen atë duke qeshur me Bashakun dhe largohet që aty në heshtje, pa i thënë as edhe një fjalë.

Megjithatë, ajo lë mënjanë mërzinë e saj dhe merret me Feritin, me të cilin do i organizojnë një surprizë Aishes. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana, e cila mendon të bëhet sa më e shëmtuar për në takimin e parë.

Jamani qesh kur e shikon por ajo situatë nuk zgjat shumë sepse hallë Akça i kërkon me patjetër Nanës që të veshë një nga fustanet që i ka sjellë dhe Nana nuk e kundërshton dot.

Kandidati për dhëndërr vjen me një buqetë të madhe lulesh por Nana  nuk e mirëpret aspak, ashtu siç nuk e mirëpret as Jamani që i sugjeron se mos po ngutet për martesë.