AMANETI/ Një e panjohur i kujton Jamanit fjalët e Seherit

Muaj të tërë kalojnë që nga anùllimi i dasmës së Dujgusë me Aliun, për shkak të arràtisjes së Dujgusë. Kjo e fundit rikthehet pas disa muajsh, por gjërat nuk janë aspak siç i ka lënë, as në familjen e saj. Nënë Semraja i mban qëndrim, nuk e uron për mirëseardhjen dhe e krìtikon ende shumë ashpèr që i ka bràktisur njerëzit në mënyrë të pàbesë. Dujgu përpiqet të jùstifikohet, por duke mos e treguar ende se si qëndronte e vërteta. Pavàrësisht jùstifikimit që jep, Semraja nuk tërhiqet nga qëndrimi saj.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Jusufi, që po qëndron përballë vàrrit të tezes së tij të ndjerë. Vdèkja e Seherit përkon me të njëjtën ditë që Dujgu u arràtis nga martesa saj dhe pas aq muajsh, Jusufi vijon të jetë në gjendje shòkimi, duke refuzuar të flasë me njeri. Atë e shikon të vetëm Nana, motra e Azizit që është rikthyer nga Gjeòrgjia në Tùrqì, vetëm për t’u hàkmarrë për të. Jamani njëkohësisht merr làjmin nga Xhengeri, se Jusufi ia ka mbàthur nga shtëpia dhe menjëherë rikthehet tek vàrri, duke qenë i bindur se do e gjejë aty.

Jamani e gjen por pranë një të panjohure, që është Nana. Duke mos e vlerësuar aspak që ajo nuk e la të vetëm Jusufin, Jamani e paralàjmëron se duhet t’i qëndrojë larg nëse do që të jetojë. Pavàrësisht kèrcènimit të tij, Nana nuk zbrapset por ngulmon se një fëmijë që po përjeton një dhìmbje të tillë, duhet kuptuar, jo frìkësuar. Jamani shtànget nga ato fjalë që i kujtojnë Seherin në fillimet e saj, kur ajo i thoshte të njëjtat fjalë, që duhet t’a kuptonte Jusufin që kishte humbur nënën.

Jamani gjithsesi largohet, ashtu siç largohet edhe Nana për në shtëpinë e Azizit. Teksa pret që dikush t’i hapë portën, ajo kujton kur ka trokitur për herë të parë që të takonte babanë e saj, Ismetin, që kishte lënë shtatzènë nënën e Nanës dhe më pas e kishte mohuar Nanën si fëmijën e tij. Nga e gjithë familja, vetëm Azizi e kishte pranuar dhe madje ishte kujdesur për të. Tani që Idrisi e shikon në derë, ai e përqèsh duke i thënë se nuk ka kush i jep më para sepse Azizi ka vdèkur por kur mëson se ajo është rikthyer për hàkmarrje, menjëherë e drejton tek Jamani.