AMANETI/ Zijai i propozon Çiçekut për martesë

Azizi është fare pranë zbulimit të faktit që fàjtori i vërtetë i gjithë àrmìqësisë së rikrijuar me Jamanin, është vetë vëllai i tij Idrisi. Por, për të shpëtuar veten, Idrisi e merr përsipër t’a çojë ai deri në fund situatën, gjòja duke thënë se Azizi është në krye të familjes dhe nuk duhet të merret me çdo vogëlsi. Por në të njëjtën kohë, edhe Jamani merr informacione mbi të njëjtin djalosh, që e ka zbuluar Nedimi. Jamani dhe Idrisi vìhen në kërkim të djaloshit por ky i fundit, takon më përpara Idrisin.

Idrisi e merr në makinë gjòja për të shpëtuar nga Jamani që po e ndiqte, por vdèkja e gjen pikërisht nga vetë Idrisi. Ai kthehet në shtëpi pranë Azizit duke thënë se e gjeti djaloshin, por e gjeti të vràrè, sepse mesa duket, dikush dëshironte që ai të heshte. Pavàrësisht se situata bëhet ende më e ngàtërruar, Azizi nuk dýshon aspak tek Jamani. Në shtëpinë e këtij të fundit, në ato momente po ndodh një prej ngjarjeve më të lumtura, që kishte pak kohë që priste për guximin e duhur.

Zijai është ai që hèdh hapin i pari, i propozon Çiçekut për martesë dhe ajo pranon, pa hezituar aspak. Làjmin që u sjell buzëqeshje më të mëdha se kurrë, ato e ndajnë me të gjithë familjen, duke u dhuruar edhe atyre buzëqeshje, lumturi dhe urata nga zemra. Në anën tjetër, një familjar tjetër nuk është i lumtur për martesën e fëmijës së tij. Ajo është nëna e Ibos, e cila e akùzon Kàranë se ajo ia ka prìshur mendjen Ibos, aq sa ai për herë të parë nuk po e dëgjon fjalën e nënës së tij dhe po e kùndërshton.

Ibo e gjen Kàranë shumë të mèrzitur dhe vendos t’i japë fund asaj mèrzie, duke mos pritur fare më gjatë për martesën e tyre. Ato shkojnë menjëherë në gjendjen cìvile, martohen dhe ashtu të sapomartuar, trokasin në derën e Dujgusë. Në shtëpinë e saj, në ato momente është edhe Aliu me Sulltanën. Ato i urojnë të dy për guximin që të martohen aq shpejt, e më pas, fokusi kthehet tek Sulltana dhe Semraja, ku të dyja kërkojnë falje nga njëra tjetra, për gjithë ekzàgjerimin që i bënë situatës para se të mësonin se fëmijët janë pajtuar.