Flakët e fatit/ Iskenderi trònditet pas pabèsisë që i bën Çelebiu

Iskenderi përgatitet të futet në mbledhjen në të cilën Çelebiu i premtoi se do e drejtonte ai, Iskenderi vetë, por kur mbërrin në kompani, Iskenderi vëren se mbledhja ka mbaruar. Çelebiu i qesh në fytyrë dhe i thotë se premtimin ia bëri për t’ia matur pulsin, për asgjë më shumë. I irrítuar nga përtàllja e të vëllait, Iskenderi telefonon Çiçekun dhe i tregon se ku ndodhet Gyneshi, por gjithsesi i kërkon asaj që t’a mbajë të fshèhtë se kush ia dha atë infórmacion, gjë që Çiçeku ia premton.

Ajo kthehet pranë Ryjasë, Xhemresë dhe Tomrisit dhe i gènjen për burimin e infórmacionit por u thotë se ku ndodhet Gyneshi. Të gjitha nxitojnë për atje dhe duke shfrytëzuar faktin që nuk quhet rrèmbìm përderisa kùjdestaria është në emër të të dyve, Xhemreja e merr të bijën me fórcë nga Hylja. Tomrisi i shoqëron deri në shtëpi por tani fríka e Xhemresë qëndron tek reagimi i Gyneshit, nëse ajo do pranojë të qëndrojë në një shtëpi aq pa kushte. Prandaj, Xhemreja fillimisht i thekson se sa shumë e do, më shumë se çdokush dhe çdo gjë tjetër.

Më pas, i premton se do i sigurojë një shtëpi më të mirë por deri atëherë, do duhet të pranojë të jetojë edhe me ato kushte. Gyneshi pranon por me dy kushte; që drita të mos fiket dhe ato të flejnë të përqafuara. Xhemreja pranon mëse e lumtur, ndërkohë që i dashuri i zemrës së saj, Ozani, po përballet me një spròvë shumë të madhe. Në kantierin ku ai punon, një nga punëtorët bíe nga skelat dhe përfundon në spìtal, në operacion në gjendje të réndë. Djali i të rënit nga skela, e akùzon Ozanin se nuk kryen asnjë punë por merr rrogën thjesht si nip i prònarit.

Ozani léndohet shumë nga ato fjalë dhe u tregon të gjithëve që ndodhen aty, se prónari i tyre është edhe për të thjesht prónar, jo xhaxha, sepse për fàj të tij e ka humbur babanë dhe as që ka mundur t’i japë dot lamtumirën. Pas atij rrëfimi emocional, të gjithë i bëhen krah Ozanit dhe dalin kùndër xhaxhait të tij. Bòmbà e vërtetë e asaj dite, është ruajtur për në mbrëmje. Çelebiu fton në zyrën e tij të gjithë mèdiat dhe rrëfen se fòshnja e bráktisur në koshin e mbèturinave, është ai vetë. Rrëfimi i tij do tròndisë të gjithë vendin, veçanërisht Iskenderin që ndihet mëse i tàllur që kurrë nuk i kanë treguar se ai nuk është vëllai biològjik.