Flakët e fatit/ Planet e Çiçekut ndryshojnë në momentin e fundit

Çelebiu fiton gjýqìn dhe si të mos mjaftonte, ai edhe e kèrcènon Xhemrene, duke i thënë se tanimë vajza është në duart e tij dhe nuk i dihet se si mund ta gjeje Xhemreja atë, shëndosh apo jo. Fjalët e tij e tmèrrojne Xhemrene, e cila menjëherë mendon fatin qe ka pasur Zonja, prònarja saj qe e ka hùmbur fëmijën për shkak te ish bashkëshortit qe nuk i pranonte divòrcin. Xhemreja ka pranë vetes Çiçekun dhe Ryjanë që përpiqen ta qetësojne, por nuk ia dalin dot sepse traùma e saj është shumë e madhe.

Në ato momente, edhe Çelebiu vete po merr nje grùsht nga vëllai i tij Iskenderi. Ai po bën një mbledhje, kur i thonë se nuk mund të vazhdoje kandidaturen pasi nuk e ka depozituar shumën e parave që ka premtuar. Çelebiu përballet me Iskenderin i cili i sqaron se kompania e familjes nuk ka përse investon për të, kur ai investim nuk do i kthejë asgjë kompanisë. Menjëhere pas atij grùshti, Çelebiu dëgjon Fatmën, punonjësen e shtëpisë së tyre që e dètyruar i pranon Çiçekut ti japë asaj informacione mbi Gyneshin në shtëpi.

Fatma kërkon menjëhere falje nga Celebiu pasi kupton se ai e ka dëgjuar dhe Çelebiu pranon ta falë vetëm me kushtin e vetëm që ajo të bëjë çfarë e urdhëron ai. Rrjedhimisht, vetëm pak çaste më vonë, Fatma e telefonon për ti thënë Çiçekut se gjòja, Celebiu po hedh ilàçe në ushqimet e Gyneshit. Xhemreja cmèndet duke menduar se ai po tenton ta tùrbullojë edhe mendjen e vajzës se tyre por askush përveç Zonjes nuk e beson një opsion të tillë. Me kùndërshtimin e të gjithëve ajo largohet nga lagjia dhe me këmbët e saj shkon ne shtëpinë e Celebiut.

Me pas, Çiçeku largohet që aty për të përgatitur valixhen që të kthehet në Antalja me Aliun por rrugës për në stacionin e autobuzit, ajo gjen një letër që Atlasi i ka futur në çantë. Ai ka bërë një vizatim te frìkshëm dhe ka shkruar se është shumë i frìkësuar. Vetëm nga ai vizatim, Çiçeku ndërron mendje, kërkon falje nga Aliu dhe rikthehet tek Atlasi, duke ia lënë derën të hapur Aliut që të shkojë me të. Sakaq, në ato momente Ryjaja pësòn nje shòkim sepse gjen Omerin duke folur me te shumëpërmendurën “Zejno” por ajo nuk e lejon Ryjane që ta thërrasë në atë formë, duke thënë se vetëm Omeri e ka atë ekskluzitivitet.