I PABESI/ Gonyli mëson se çfarë po bën Vollkani në kompani

Një person do shikojë puthjen intíme mes Asjës dhe Vollkanit dhe ai person do jetë pikërisht djali i tyre Aliu. Për fat, Derini nuk e shoqëroi deri brenda ndërsa Aliu, troket në derë me një fùri të madhe, sepse nuk është aspak dakord me çfarë po bëjnë ato të dy. Aliu i flet shumë ashpèr babait të tij teksa i kërkon të largohet sepse nuk është më e nevojshme që ai të qëndrojë. Vollkani që po këmbëngulte aq shumë, tërhiqet dhe largohet. Ndërsa Asjën, Aliu e pyet nëse ajo është e lumtur me jetën që ka, por Asja jep përgjigje jokonkrete.

Ajo përgjigjet përciptazi, se është e lumtur kur ai është i lumtur, dhe kaq. Aliu nuk ia vazhdon më tepër, edhe pse mendjen e ka tek pamja për të cilën nuk i tregoi asnjërit. Asja ndërkohë shkon në dhomë dhe për pak minuta me rradhë, shkruan me Vollkanin, ku ajo e máshtron, ndërsa ai si përherë génjen, duke i thënë se është në sallon, edhe pse është në shtrat me Derinin. Menjëherë mëngjesin e të nesërmes, Vollkani hedh hapa për të siguruar financiarisht të ardhmen e tij pas divòrcit me Derinin.

Ai kontrollon për shtëpi, me paratë e kompanisë por këtë gjë e mëson edhe Gonyli, që merr menjëherë frerët në duar. Sakaq, në spítal, Derja do përballet me motrën e saj biològjike, me të cilën ka të përbashkët vetëm babain. Derja i tregon Asjës se për shkak të tràdhtisë që bëri babai i Derjës me gruan tjetër, ajo dhe nëna e saj jetuan përherë në várfëri ndërsa ato në pasuri, derisa falímentuan. Sipas Derjës, ky është edhe shkaku që Derja është fokusuar gjithmonë në krijimin e një kárriere e të ardhurave, nga fríka se do mbetej si në fëmijëri.

Nga fríka se e ardhmja e Aliut mund të jetë njësoj si e saj, sepse Vollkani dikur i ka blerë shtëpi Derinit me kursimet që kanë pasur për shkollimin e lartë të djalit, Derja i kërkon Asjës të jetë shumë vigjilente e të mos e lërë në dorë të askujt të ardhmen e djalit të saj. Asja në atë moment mendon se nuk i ka siguruar atij asgjë por e falenderon Derjën që ia hapi sytë, duke thënë se me patjetër do bëjë diçka që ai të mos vùajë së paku financiarisht. Ai që i ka shpenzuar ato para fshèhurazi, tani po përballet me vjehrrën e tij, që nuk e lejon të shpérdorojë asnjë para të kompanisë.