PENDIMI/ Selena merr vendimin dràstik për Zejnebin

Në shtëpinë e Kadirit, do shtohet edhe Aisheja si mysafire, pasi u përball e vetme me personat qe i bàstisen e i thýen shtëpinë Munevverit, me urdhër të avòkat Mehdiut dhe si mesazh për Sinanin. Zejnebi që shkon direkt e në atë shtëpi pas spìtalit, kërkon që të mos i bëhen zhurmë Kadirit por të largohen. Kadiri ngulmon se tepërmi duke thënë se është shumë i nderuar ti mbajë ato si mysafire, por Zejnebi sërish nuk pranon. Fillimisht, ato rikthehen ne shtëpinë e Munevverit.

Aty, Ahmeti i fton në shtëpinë e tij, të gjithë ashtu siç janë por Zejnebi sërish refuzon. Rrjedhën e asaj bisede e ndryshon tòtalisht Aisheja, e cila thotë se do shesë shtëpinë e saj për të qenë pranë Sudes në Amerìkë. Te gjithë çuditen si dhe e kùndërshtojne, duke i kujtuar që fillimisht, askush nuk do e lejojë Suden te shkojë në Amerìkë. Tani, rradhën e ka Elifi për ti çuditur të gjithë. Elifi thotë se Aisheja nuk do shkojë gjekundi, sepse i ka dhënë fjalën Sudes që do kujdesej për të maksimalisht, sepse është pjesë e familjes.

Përveç krenarisë që ndjejnë, Zejnebi ndjen shumë edhe dýshime. Në mendjen e saj vijnë shume momente të Aishes, të cilat i përcjellin çudi dhe moskuptim, pasi reagimet e saj janë shumë të ekzagjeruara për të qenë nje dado e thjeshtë femije. Përtej dýshimeve të Zejnebit, Alpi mendon shumë për gjendjen e saj, aq sa vendos të mos shkojë jashtë vendit me Meltemin, në një udhëtim që ajo ka planifikuar për punë. Meltemi acàrohet që Alpi po shkon sërish pas Zejnebit, por megjithatë nuk heq dorë  dhe shkon vetëm.

Mëngjesi i të nesërmes do e gjejë Zejnebin sërish në spìtal pranë Sudes, e cila zgjohet dhe kërkon të ketë pranë vetes vetëm Zejnebin. Selena nèvrikoset shumë nga ajo sjellje sepse atë vetëm e refuzon, duke mos ia pranuar asnjë prej perpjekjeve që bën për të, prandaj merr nje vendim, të mos e lejoje më Zejnebin që ta takoje, pasi sipas saj, prezenca Zejnebit e prìsh marrëdhënien që ajo ka me Suden. Biseden e tyre e ndërpret avòkat Mehdiu, babai i Tollges që mëson se Sinani me Emrene ia kane dërguar të birin ne Amerìkë.