PENDIMI/ Zejnebi merr vendimin që ia kùndërshtojnë të gjithë

Ahmeti shkon sërish në shtëpinë e Zejnebit, pasi i rrëfeu dashurinë Arzusë dhe ajo atij. Por, Ahmeti do kùndërshtohet nga Zejnebi. Ajo nuk pranon që ai të qëndrojë në shtëpinë e saj, për faktin e vetëm se ai është dashuruar pas femrës që ua ka rrèmbyèr vajzën e ua ka mbajtur larg për aq shumë vite. Kësaj rradhe, Zejnebi është aq e vendosur, saqë Ahmeti nuk qëndron dot por largohet për në shtëpinë e tij, aty ku ndodhet Meltemi dhe vajza e porsalindur. Po atë natë, Sinani rrëfehet para Munevverit, motrës së tij.

Ai i tregon se si vajtën ngjarjet që e dètyruan të jepte dorëhèqjen në punë e si të mos mjaftonte, pas humbjes së punës, humbi edhe Zejnebin. Munevverit i duket veprim mosmirënjohës që Zejnebi të ndahet nga ai pas gjithçkaje që ai bëri për të, por më pas i jep të drejtë, për faktin se ai u zhdùk njëherë para martese. Vëlla e motër diskutojnë gjerë e gjatë për pròblematikat e fundit, përfshirë djalin e Kadirit, Kemalin, që e trònditi aq shumë babain e tij saqë Kadiri përfundoi në operacion për zemrën.

Sinani ndjen shumë kèqardhje, por jo çudi. Ai tregon se e ka ditur përherë që Kemali luan dhe vazhdimisht ia ka tërhequr vëmendjen, por mesa duket, Kemali nuk e ka marrë seriozisht asnjë nga këshillat e tij. Në përfundim të gjithë pròblematikave, Sinani vëren unazën e fejesës në dorën e motrës së tij dhe ajo i tregon se si e mori vendimin që të mos priste më gjatë përderisa edhe ajo edhe Kadiri kanë ndjenja reciproke për njëri tjetrin. Sinanit nuk i mbetet tjetër veçse të pranojë vendimin e tyre dhe t’a lërë bisedën me aq.

Mëngjesin e ditës tjetër, në shtëpinë e Zejnebit, do diskutohet nevoja për një kopështar, sepse të gjithë punët e kopështit u kanë mbetur të paprekura. Zejnebit i vjen në mendje një ide e artë, që kopështar të marrin Mehmetin, personin që e rriti Elifin si babai i saj. Fillimisht, vendimi i Zejnebit kùndërshtohet por ajo thekson se Mehmeti nuk ka asnjë fàj në ngjarjet që kanë ndodhur. Mehmetit i ofrohet puna, që ai e pranon me shumë kënaqësi, shpreh mirënjohje të madhe dhe ia bën surprizë Elifit.