Çapkëni i pasur/Feriti fsheh ish të dashurin e Sejranit

Suna telefonon Jusufin për t’i treguar atij çdo gjë që ajo pandeh të ketë mësuar por që në fakt është keqkuptim dhe kështu edhe Jusufi mendon si ajo, se janë mashtruar nga Sejrani dhe Feriti.

Atë natë, Feriti vjen i dehur nga takimi me Pelon dhe këpucët e tij me baltë bëjnë pis edhe çarçafët. Të nesërmen në mëngjes, Sejrani kërkon t’i ndërrojnë menjëherë dhe Sulltana e merr si të mirëqenë që ato kanë fjetur me njëri tjetrin.

Këtë ia transmeton edhe Ifakatit dhe kështu hapet gabim një tjetër lajm. Po atë mëngjes, në derën e tyre do trokasë tronditshëm Jusufi. Sejrani del për t’a sqaruar e për t’a larguar Jusufin që aty por Feriti i dëgjon të gjitha.

Megjithatë, ai e justifikon para familjes së tij ardhjen e Jusufit, duke e fshehur të vërtetën. Veçmas, në dhomë, Sejrani i shpjegon çdo gjë Feritit, edhe që ka dashur t’ia mbathë me Jusufin por ai nuk ka pranuar.

 

Për familjen time/Harika merr një paralajmërim të rëndë

Xhemileja surprizohet nga TV që Tollga i bën dhuratë por i kërkon atij që në dhuratën e rradhës të ketë synim mesazhin, jo vlerën e dhuratës. Paralelisht, Orhani përdor paratë e ngrohjes, për të shpëtuar të birin nga butiku.

Ogulxhani ra pre e Harikës dhe Shengyli nuk e toleron këtë, ndaj i troket asaj në derë dhe e paralajmëron hapurazi që t’i qëndroj larg të birit. Ndërsa e bija, Ajbykeja, ndahet nga Berku të nesërmen gjatë orarit të shkollës.

Ajo mëson se pozicioni i punës së babait të saj është zënë nga një i afërm i Berkut që ka futur babanë e Berkut ndërmjetësues dhe këtë s’e toleron. Sakaq, po atë ditë, nëna saj Shengyli do gjejë një telefon në koshin e mbeturinave.

Ajo e merr duke menduar se është e drejta e saj përderisa e gjeti në kosh, por nuk e di se brenda atij telefoni është videoja ku duket qartazi aksidentimi i Kadirit, që i solli atij edhe vdekjen.

 

Për familjen time/Shengyli merr telefonin nga koshi mbeturinave

Tollga i troket Xhemilesë me dhuratë të madhe në shtëpi, me një TV. Ajo e falenderon por i kërkon që para madhësisë së dhuratës, të mendojë mesazhin që do të përçojë ndërmjet saj.

Ndërkohë, Orhani sakrifikon paratë e ngrohjes së shtëpisë për të shpëtuar Ogulxhanin që e zunë duke vjedhur, për faj të Harikës. Shengyli i jep një paralajmërim të mirë Harikës pasi mëson çfarë ka bërë ajo.

Të nesërmen, vajza Shengylit, Ajbyke, mëson se personi që i ka zënë vendin e punës babait të saj, është i afërm i Berkut dhe atë pozitë e ka marrë ndërmjet babait të Berkut, ndaj dhe Ajbyke i jep fund lidhjes me Berkun.

Po atë ditë, nëna saj Shengyli do gjejë një telefon në koshin e mbeturinave të familjes së Akifit. Ajo e merr duke menduar se nuk ka nevojë të pyesë njeri pasi e gjeti në mbeturina por nuk e di se brenda është videoja e aksidentit të Kadirit.

PREMTIMI/Dy dëshmitare të sëmundjes janë kundër Rejhanit

Narini nuk e pranon dot që shoqja që e konsideron si motër, t’i vdesë me vetëdije, ndaj dhe kontakton çdo doktor që njeh, që të mund të gjejnë ndonjë zgjidhje për atë situatë.

Ndërkohë Rejhani dhe Emiri, shkojnë të takojnë një zonjë që pretendojnë t’i ketë shpëtuar të njëjtës situatë që Rejhani ka. Vetëm kur i dalin asaj përpara, kuptojnë se po flasin me të motrën e asaj që pretendonin sepse ajo ka vdekur.

Lajmi bie si bombë mbi Emirin, më shumë sesa mbi Rejhanin, por ajo ditë nuk do mbyllet me aq. Vetëm pak më vonë, Narini me Kemalin i ftojnë në spital që të takohen me një vajzë që ka të njëjtën sëmundje si Rejhani.

Ajo është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe gjendja i është rënduar shumë. Ndonëse e pranon se e ndjen vdekjen më afër vetes se çdo gjë tjetër, ajo sërish thotë se nuk është penduar që nuk ka hequr dorë nga fëmija saj.

 

PREMTIMI/Narini e ballafaqon Rejhanin me një të sëmurë të rëndë

Narini përpiqet me shpirt e me zemër që të gjejë një zgjidhje për situatën e Rejhanit dhe për këtë telefonon doktorë të ndryshëm nga Azerbajxhani, derisa e zë gjumi me kokën mbi kompjuter.

Ndërkohë Rejhani me Emirin shkojnë të takojnë një zonjë që pandehin të ketë kaluar të njëjtën situatën me Rejhanin e të ketë shpëtuar por në mënyrë tronditëse mësojnë se fëmija në fjalë po rritet nga tezja sepse e ëma i ka vdekur.

Që aty, ato të dy shkojnë në spitalin ku punon Narini, ku kjo e fundit e prezanton Rejhanin me një zonjë që aktualisht është në të njëjtën situatë me të por në ditët e fundit të shtatzënisë.

Zonja pranon se e ndjen vdekjen më pranë se asnjëherë tjetër por në konkluzion thotë se nuk është penduar asnjëherë dhe fjalët e saj shkaktojnë lot jo vetëm tek Emiri por edhe tek nëna saj që e ka pranë.

AMANETI/Jamani emocionohet nga xhelozia e Nanës

Aisheja me Nilgynin janë të tmerruara për vdekje dhe ashtu siç bashkëshorti Nilgynit kishte thënë, ai merr armën dhe ua drejton për t’i vrarë por ndërmjet kamerave, Feriti shikon mjaftueshëm në kohë situatën dhe ndërhyn.

Ai shpëton jo vetëm Aishen por edhe Nilgynin ndërsa bashkëshortin e saj e arreston. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nedimi, që për hir të planit të hakmarrjes ndaj Jamanit, jep dorëheqjen tek ai, por pa sinqeritet.

Po për hir të planit, ai thotë se po jep dorëheqjen vetëm sepse ka gabuar së fundmi por për çdo gjë do i bëhet krah. Jamani e pranon dhe me sinqeritet i thotë se shtëpia tij është gjithmonë e hapur për të.

Pas largimit të Nedimit, Jamani debaton me Nanën që nuk e do kolegen e tij në shtëpi dhe në përfundim të atij debati, bindet me veten se sjellja e Nanës vjen vetëm nga xhelozia.

AMANETI/Nedimi jep dorëheqjen nga puna me Jamanin

Nedimi vazhdon planin e hakmarrjes ndaj Jamanit dhe si pjesë e planit, ai jep dorëheqjen, gjë që atij ia sqaron duke i thënë se ka kuptuar së fundmi që më shumë po e dëmton sesa po e ndihmon.

Jamani bie dakord dhe me përzemërsi i thotë Nedimit se për çdo gjë do e ketë në jetë, ashtu siç ia thotë edhe Nedimi por pa sinqeritet. Pasi Nedimi largohet, Jamani përballet me acarimin e Nanës me kolegen e tij.

Ndonëse ia thekson se nuk mund t’i ndërhyjë në jetën e tij, ai kupton se Nana është bërë xheloze. Shoqja e Nanës, e cila shkon t’a vizitojë dhe mëson përse ajo është acaruar së fundmi, i vërteton të njëjtën gjë, se sjellja saj vjen nga dashuria për Jamanin.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Aisheja, që rrezikon jetën sëbashku me Nilgynin. Feriti me ekipin e tij vazhdojnë t’i ruajnë nga kamerat që kanë vendosur fshehurazi në shtëpi dhe ndërhyjnë në kohë kur ai tenton t’i vrasë. Aishe me Nilgynin shpëtojnë ndërsa bashkëshorti i kësaj të fundit arrestohet.

Çapkëni i pasur/Feriti krijon keqkuptim të madh tek Suna

Asumana mendon të birësojnë fëmijë por Fuati nuk pranon. Megjithatë, nuk rresht së dashuruari atë, edhe pse qan si fëmijë kur ajo i nënshtrohet operacionit, që do u heqë çdo mundësi për të pasur ndonjëherë fëmijë.

Paralelisht, në shtëpinë e tij po mirëpritet Kazimi i vetëm, ardhja e të cilit e dridh aq shumë Sejranin nga frika saqë Feriti e merr që aty dhe e dërgon në shtëpinë ku është akomoduar familja saj, që të takojë nënën dhe motrën.

Aty, Sejrani do e ftojë Sunën në sallon pranë gjithë të tjerëve që të normalizohet situata me të dhe Feritin por ky i fundit, me qëllimin që të rregullojë punë, do i shkatërrojë të gjitha, duke i treguar Sunës se si e ka njohur ai Sejranin më parë.

Suna e merr si të mirëqenë që ato janë njohur dhe Sejrani ia ka fshehur. Ndonëse nuk e jep veten para Feritit, ajo menjëherë krijon mllef shumë të madh ndaj motrës së saj.

Çapkëni i pasur/Sejrani normalizon marrëdhënien e Feritit me Sunën

Familja e Sejranit vjen në Stamboll, ku mirëpritet nga Ibrahimi, shoferi i familjes së Halis Agës. Ai i dërgon në apartamentin luksoz që Halis Aga ka caktuar për to por Kazimi nuk kënaqet, pasi shikon se ku jeton vajza tij.

Teksa të gjithë pandehin se do jetë një takim emocionues “baba-bijë”, Sejrani dridhet e tëra nga frika që i ati i shkakton. Paralelisht, Fuati shoqëron Asumanin në operacionin që ajo do bëjë për të hequr vezoret.

Në momentin që ajo i nënshtrohet operacionit, Fuati fiket i tëri sepse humbet çdo shpresë për të pasur një fëmijë ato të dy sëbashku. Ndërkohë, Feriti dërgon Sejranin për të takuar nënën dhe motrën në shtëpinë e tyre të re.

Që gjërat të normalizohen, Sejrani e fton Sunën në sallon ku ndodhet Feriti por ky i fundit, pak më vonë, i flet veçmas Sunës dhe i thotë se nuk duhet t’a fajësojë veten për natën e kërkimit të dorës pasi ai e kishte parë më herët Sejranin dhe ishte fiksuar pas saj.

Për familjen time/Dëshmitari aksidentit të Kadirit kontakton Omerin

Omeri merr një telefonatë por telefoni i fiket para se të flasë. Ai panikoset dhe nxiton t’a vendosë në karikim por nga nxitimi i bien disa pjata dhe thyhen. Pronari nuk e mirëkupton edhe pse e mëson çështjen e Kadirit.

I nevrikosur pafund, Omeri i thyen të gjitha dhe largohet duke e humbur vendin e punës. Të nesërmen në punë, ai e merr sërish të njëjtën telefonatë por kësaj rradhe e dëgjon Kaani dhe menjëherë bashkëpunon me Akifin.

Ato gjejnë formën për të shkuar tek dëshmitari, para se të shkojë Omeri dhe me pushtetin e parave, blejnë telefonin me videon ku shfaqen të gjithë në natën e tmerrshme të aksidentit.

Sakaq, Orhanin e heq nga puna Akifi për të vendosur në atë pozicion një mik të familjes. Paralelisht, Asija shkon bashkë me Emelin për të pastruar një shtëpi por aty do marrin kritika të rënda për një fetë tortë që Emeli ha.