Për familjen time/Kadiri humbet jetën në spital

Melisa zgjohet nga gjumi i rëndë që i shkaktuan ilaçet por kësaj rradhe as nuk mashtrohet nga fjalët e prindërve dhe as nuk pranon të pijë ujin që i ofrojnë, sepse është e bindur që brenda ka qetësuar, ndaj dhe shkojnë në spital.

Atje, Melisa e përjeton si mos më keq gjendjen e Kadirit, si dhe largohet duke u thënë të gjithëve ” më vjen shumë keq “. Gjendja saj i çudit të gjithë por askush nuk dyshon.

Paralelisht, Xhemilesë po i qëndron pranë Tollga. Për çudinë e saj, Tollga ka mendimin më të mirë të mundshëm për Kadirin dhe uron me zemër që ai të zgjohet e të shërohet, por nuk ndodh ashtu.

Sapo Emelin e zë gjumi dhe e shikon Kadirin në ëndërr në formën e një ëngjëlli, ajo zgjohet dhe në atë çast, aparaturat dhe doktorët tregojnë se Kadiri nuk ia doli por vdiq. Lajmi tij, do shembë botën e të gjithëve.

PREMTIMI/Emiri firmos për operacionin e Rejhanit

Emiri vijon të jetojë me kujtimet që ka me Rejhanin, teksa në mendja ka vetëm operacionin, që i shpëton asaj jetën. Duke qenë Rejhani e pavetëdijshme, Emiri arrin të firmosë për operacionin e saj, duke marrë përsipër çdo pasojë ligjore.

Ai formos, ndërsa Rejhani futet në sallën e operacionit, gjë që do bëjë që Emirit t’i rrjedhin lotët rrëke, pa ndalim. Në atë situatë të vështirë, Emirit do i gjendet pranë shoku tij i ngushtë, Zaferi.

Ndërkohë, në shtëpinë e tij, askush nuk di gjë se çfarë po ndodh, ndaj dhe shqetësohen shumë, përveç Xhavidanës që pret me padurim lajmin e vdekjes së Rejhanit. Në anën tjetër, Kemali rëndohet ende më shumë me shëndet.

Narinin e zë gjumi teksa kujdeset për të dhe Shehrija që i shikon, sigurohet që t’i mbulojë e t’i afrojë sëbashku. Qëllimisht, ajo gjen formën që t’i dërgojë në dhomë Ojën dhe Pelinin, të cilat përballen me pamjen e padëshiruar.

 

Çapkëni i pasur/Dikush mëson tradhëtinë e Orhanit me Ifakatin

 

Ifakati kalon çdo kufi, duke thënë se tanimë është rradha e Asumanit që të sakrifikojë për hir të familjes dhe meqë ajo nuk mundet të bëjë fëmijë, atëherë Fuati duhet të bëjë fëmijë me dikë tjetër, por ato fjalë, Gylgini i hedh poshtë.

Gylgini mbron me çdo kusht nuset e saj dhe e ngushëllon Asumanin që ndihet keq me veten. Ndërkohë, Feriti shkëlqen çdo ditë e më shumë në krijimin e bizhuterive me perla. Sejrani ia vlerëson shumë punën ndërsa Pelini jo.

Megjithatë, Pelini tolerohet të futet deri në dhomën e tyre të gjumit. E neveritur nga gjesti saj, Sejrani del nga dhoma me furi por në një moment që s’e priste aspak, shikon një skenë shumë të rëndë.

Sejrani shikon Orhanin me Ifakatin duke u puthur e duke u futur në dhomën e kësaj të fundit por gjithsesi, nuk e flet me asnjë njeri atë skenë. Ajo hesht por sjellja saj njëkohësisht ndryshon, duke u bërë më nevrike.

AMANETI/Jamani dhe Nana mbyllen në një kafaz

Jamani dhe Nana, përjetojnë të njëjtat gjëra, duke menduar vazhdimisht për njëri tjetrin dhe njëkohësisht duke i thënë vetes secili se diçka mes tyre nuk mund të ekzistojë ndonjëherë. Megjithatë, ndjesitë janë shumë të forta.

Edhe në ëndërr, në të njëjtën natë, ato shikojnë njëri tjetrin dhe zgjohen të mbuluar nga djersët. Mëngjesin e të nesërmes, Jamanit do i rikthehen problemet me armiqtë e tij. Ai shkon të sqarohet, pa e kuptuar se ka Nanën pas vetes.

Nana futet me idenë që t’a ndihmojë Jamanin por atë e zënë peng dhe ndërmjet saj e fusin edhe Jamanin në kurth, duke i lënë të dy të mbyllur në të njëjtin kafaz të madh. Aty brenda, Jamani e kritikon pafund Nanën.

Ai i thekson se ajo është askushi që t’a ndihmojë atë apo të mendojë t’a shpëtojë por kështu vetëm sa po i shton atij ende më shumë probleme. Pas atyre fjalëve, Nana nuk flet më.

 

OSMANI/Nëna Sulltaneshë paralizon përjetë Orhanin

Ulgeni dhe Xherkutaji vazhdojnë misionin duke u hequr si të krishterë, për t’iu afruar më tepër armikut, Olofit. Ky i fundit, Ulgenin nuk e njeh aspak ndaj dhe nuk dyshon se kush është, ndërsa Xherkutaji fshihet pas saj.

Sakaq, në fisin e Kajive, gjërat përkeqësohen. Orhanit i bie të fikët dhe kur zgjohet, nuk e ndjen aspak trupin. Teksa ai thotë se tanimë ka vdekur dhe Kumrall Abdalli nuk jep shpresa, nëna Sulltaneshë po flet për të.

Ajo sqaron para Bengit dhe Oktem Beut se helmi që i është hedhur Orhanit, nuk do e vrasë atë, por do e lërë gjithë jetën të paralizuar. Lajmi bie si bombë, por asnjëri prej tyre nuk e kundështon dot, sepse do kishte pasoja.

Që aty, ajo vazhdon kurthet në anë të tjera, duke sajuar një rreng të mirëmenduar për të gjithë, ku ajo del e drejtë para Osmanit dhe e pafajshme para Karesi Beut.

Çapkëni i pasur/Halis Aga pret trashëgimtar vetëm nga Feriti

Feriti ia del të marrë përgëzimet e gjyshit të tij për skicimin që ka bërë, aq sa ai e dërgon edhe pranë një mjeshtri që të mësojë më shumë. Feriti fillon menjëherë punën ndërsa vëllai tij Fuati shkon në spital me Asumanin, për kontroll të fundit.

Aty mësojnë se operacioni i heqjes së vezoreve të Asumanit, është i detyrueshëm. Lajmi që Fuati nuk do sjellë dot një pasardhës, e trishton Halis Agën më shumë nga të gjithë. Pas darkimit, Sejrani merr një lajm tronditës nga Jusufi.

Ai, brenda një mesazhi, i ka shkruar fjalët që po fliten për Sunën në Antep si dhe reagimin e dhunshëm që ka pasur Kazimi. Teksa Sejranit i shembet bota mbi kokë, Feriti, që s’di gjë, e ngacmon duke i thënë se ajo po bën jetën e ëndrrave.

Ato fjalë bëjnë që Sejrani t’i tregojë mes lotësh se sa e ka dhunuar babai kur i ka thënë se nuk do të martohet dhe se çfarë po heq Suna tani. Instiktivisht, Feriti e puth në buzë por menjëherë kërkon falje. Megjithatë, Sejrani e dëbon nga dhoma.

Çapkëni i pasur/Feriti puth pa dëshirë Sejranin

E gjithë familja mrekullohet kur Hali Aga komplimenton dhe përgëzon Feritin për talentin e tij në skicim. Por ai nuk mjaftohet me aq dhe që nga ajo ditë, e dërgon Feritin për të punuar pranë mjeshtër Nexhipit, shokut të Halis Agës.

Nexhipi sigurohet që t’a sjellë në rrugën e duhur duke ia filluar punën që nga mbledhja mbeturinave dhe fshirja tokës. Teksa ai lodhet, vëllai tij Fuati dhe Asumana marrin lajmin e rëndë se nuk do munden të kenë fëmijë.

Lajmi i mërzit të gjithë, por më së shumti Halis Agën që kërkon me patjetër pasardhës. Mërzia atë mbrëmje vetëm sa do shtohet. Sejrani merr një mesazh nga Jusufi, ku ai i ka shkruar gjithçka që po flitet për Sunën në Antep.

Sejrani ngacmohet nga Feriti që mendon se ajo po jeton jetën më të mirë të mundshme ndaj i tregon atij mes lotësh për gjithë dhunën që familja saj merr nga Kazimi. Feriti e puth instiktivisht dhe ajo e dëbon nga dhoma. Ai del në oborr, ku e shikon Sulltana, e cila nuk ngurron t’ia kujtojë se është e dashuruar pas tij.

Për familjen time/Doktorët nuk japin shpresa për Kadirin

Lajmi i aksidentimit të Kadirit mbërrin me shpejtësi tek familja tij, si dhe tek Doruku dhe Berku. Të gjithë njëherazi mbërrijnë në spital, ku fjalët e doktorit për gjendjen e Kadirit, nuk do jenë aspak shpresdhënëse.

Ndërkohë që ndodhet aty, Doruku telefonon motrën e tij por telefonatës i përgjigjet Nebahati, e cila e mashtron duke i thënë se e ka dëgjuar nga të tjerët që Kadiri është aksidentuar dhe nga reagimi tepërt, i kanë dhënë qetësues.

Gjatë kohës që të gjithë qëndrojnë në shtëpi, Kaani i shpjegon detajisht Akifit dhe Nebahatit që asnjë moment nuk ka menduar t’i hapë gjyq për atësi atij dhe të dy e besojnë. Megjithatë, mendja tyre është tek gjendja e Kadirit.

Për të, Akifi lutet që të shpëtojë, ndërsa për gjendjen e tij, ai e paralajmëron Susenin se sa në rrezik do jetë nëse do i tregojë njeriu të vërtetat e asaj nate, ndaj edhe ajo betohet se do e mbajë gojën mbyllur si dhe do zhdukë makinën.

PREMTIMI/Emiri dërgon Rejhanin në spital pa dijeninë e saj

Narini nuk e dëgjon aspak Kemalin që po tenton t’a largojë në çdo moment, ndaj me këmbëngulje i shërben, duke bërë maksimumin e saj që ai të shërohet një moment e më parë. Paralelisht, armiku tij Talazi, ndodhet me Xhemrenë.

Xhemreja e harruar nga të gjithë, nuk kalon asnjë ditë pa menduar për vdekjen e Xhavidanës dhe e bën aq të sigurtë se do e vrasë, saqë mendon edhe se çfarë do veshë në ditën e saj të varrimit.

Ndërkohë, armikja e Xhavidanës, Rejhani, tronditet nga Emiri që i kërkon të bëjë një zgjedhje mes tij dhe fëmijës. Rejhani nuk e bën dot zgjedhjen, ndaj ai bën gadi valixhen dhe merr të largohet nga shtëpia, pavarësisht sa i përgjërohet ajo.

Megjithatë, nuk e bën dot sepse Rejhani bie në tokë pa ndjenja dhe ai nxiton t’a dërgojë në urgjencën e spitalit. Aty, ai takon doktoreshën e Rejhanit, e cila e paralajmëron sërish se ajo po rrezikon çdo ditë e më shumë.

PREMTIMI/Rejhani i përgjërohet Emirit të mos e braktisë

Emiri e trondit Rejhanin duke i kërkuar që të bëjë një zgjedhje mes tij dhe fëmijës që ka në bark. Sipas Rejhanit, kjo nuk është e drejtë por Emiri i përgjigjet duke i kujtuar se edhe ajo po e vendos në të njëjtën pozitë.

Sado që Rejhani i betohet se instikti nuk do e zhgënjejë që ndjen se do jetojë, ai sërish nuk e merr parasysh, ndaj përgatit një valixhe dhe merr të largohet nga shtëpia, por nuk largohet dot sepse Rejhani bie në tokë pa ndjenja.

Me nxitim, Emiri e dërgon në spital, ku nga doktoresha mëson se koha po ecën kundër tyre ndaj operacioni për heqjen e fëmijës duhet të bëhet sa më shpejt. Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Narini që po kujdeset për Kemalin.

Pavarësisht kundërshtimeve të tij, ajo ngulmon derisa merr aprovimin e tij për t’i shërbyer. Sakaq, në një anë tjetër ndodhet Xhemreja, e harruar nga të gjithë. Ajo vijon të jetojë në shtëpinë e Talazit, ku planifikon varrimin e Xhavidanës.