Çapkëni i pasur/Halis Aga pret trashëgimtar vetëm nga Feriti

Feriti ia del të marrë përgëzimet e gjyshit të tij për skicimin që ka bërë, aq sa ai e dërgon edhe pranë një mjeshtri që të mësojë më shumë. Feriti fillon menjëherë punën ndërsa vëllai tij Fuati shkon në spital me Asumanin, për kontroll të fundit.

Aty mësojnë se operacioni i heqjes së vezoreve të Asumanit, është i detyrueshëm. Lajmi që Fuati nuk do sjellë dot një pasardhës, e trishton Halis Agën më shumë nga të gjithë. Pas darkimit, Sejrani merr një lajm tronditës nga Jusufi.

Ai, brenda një mesazhi, i ka shkruar fjalët që po fliten për Sunën në Antep si dhe reagimin e dhunshëm që ka pasur Kazimi. Teksa Sejranit i shembet bota mbi kokë, Feriti, që s’di gjë, e ngacmon duke i thënë se ajo po bën jetën e ëndrrave.

Ato fjalë bëjnë që Sejrani t’i tregojë mes lotësh se sa e ka dhunuar babai kur i ka thënë se nuk do të martohet dhe se çfarë po heq Suna tani. Instiktivisht, Feriti e puth në buzë por menjëherë kërkon falje. Megjithatë, Sejrani e dëbon nga dhoma.