AMANETI/Ajnuri dhe Nana refuzojnë të martohen

Jamani dhe Nana mbesin të shokuar para hallë Akçës që u tregon se ka menduar një fat jete për Nanën. Kjo e fundit kundërshton menjëherë por Akça ngulmon se fillimisht duhet t’a shohë djalin për të cilin ajo po flet dhe të cilin e ka ftuar në shtëpi.

Ai do qëndrojë tri ditë në shtëpinë e Jamanit që nuk kundërshton dot vendimin e hallës së tij. Për atë vendim, gëzohet vetëm Ajnuri. Mirëpo hallë Akça ia shuan gëzimin duke i thënës e do mendojë një fat edhe për të.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Feriti që po nis gjithçka nga e para me Aishen. Ai i përgatit një darkë romantike me ushqimet e saj të preferuara, duke bërë që Aisheja të mos ketë më nevojë për kohë që të mendojë lidhjen me Feritin.

Sapo hap gojën për t’ia thënë Feritit këtë gjë, në derë troket Ibo, i cili mban në dorë një valixhe sepse ka debatuar ashpër me Karanë dhe ka menduar të strehohet në shtëpinë e Feritit.

AMANETI/Hallë Akça kërkon të martojë Nanën

Feriti përgatit një darkë romantike për të mirëpritur Aishen, e cila e ndjen t’i thotë se nuk ka nevojë për më tepër kohë që të jetë e bindur për të. Mirëpo, ato fjalë nuk ia thotë dot sepse vjen Ibo me valixhe për të qëndruar tek Feriti.

Ai ka debatuar ashpër me Karanë dhe është larguar nga shtëpia. Si të mos mjaftonte, edhe Aishes ia zë shtëpinë Karaja,e cila plot nervozizëm tregon se si Ibo, pa e vënë atë në dijeni,  ka blerë shtëpi me paratë që  kanë grumbulluar.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet hallë Akça, e cila lë pa fjalë Jamanin dhe Nanën kur u tregon njëherazi se ka gjetur një fat të mirë për Nanën. Duke ngulmuar se është detyra tyre t’a mbrojnë amanetin deri në fund, ajo kërkon që Nana të njihet me djalin e shoqes së saj.

Jamani nuk e kundërshton dot por Nana e bën. I vetmi person që gëzohet shumë për mundësinë e asaj martese, është Ajnuri, e cila shpreson të bjerë në sy të Jamanit e të jetë një ditë zonjë e asaj shtëpie.

ÇAPKËNI I PASUR/Feriti fotografohet në moment të papërshtatshëm

Pelini nuk bindet dot nga kushëriri saj se duhet t’a lërë Feritin një moment e më parë. Ndërkohë, Feriti vetë po takohet me gazetarin për të mësuar përse e publikoi lajmin dhe ai e gënjen gjoja se i ka treguar Pelini.

Gazetari përpiqet shumë që t’a bëjë Feritin të reagojë ashpër sepse dikush tjetër po e filmon atë takim dhe duan t’a fotografojnë duke dhunuar. Mirëpo, Feriti nuk bie pre e provokimit derisa gazetari thotë se ndoshta një ditë do zërë mat edhe gruan e tij, Sejranin.

Feriti e humbet toruan derisa Abidini e ndalon ndërsa fotografi merr fotografitë që donte. Që aty, Feriti shkon të akuzojë Pelinin, e cila jo vetëm që mbron vetëm por edhe i kujton Feritit se çfarë ka bërë ajo dhe çfarë ka bërë ai për atë lidhje.

Asnjëri s’e di që Sejrani po i dëgjon përtej derës, se si Feriti thotë me gojën e tij se martesa e tij nuk quhet dot “martesë” përderisa nuk është martuar fare me dëshirën e tij. Nga ato fjalë, Sejrani përlotet.

ÇAPKËNI I PASUR/Feriti bie pre e një kurthi

Ifakati merr në shtëpinë e tyre Sunën, për t’i treguar asaj garderobën që i ka marrë nga e para dhe për t’i dhënë mësime të pasnjëshme, për se si duhet të jetë ajo, në çdo aspekt të jetës së saj.

Paralelisht, motra saj Sejrani po vëzhgon sëbashku me Abidinin Feritin që ka shkuar të takohet me gazetarin për të mësuar përse e publikoi lajmin. Ai ia hedh fajin Pelinit dhe ndërkohë e ngacmon me shumë fjalë, që Feriti t’a dhunojë.

Qëllimi gazetarit është t’a fotografojë duke shfaqur dhunë dhe ia del, kur i thotë Feritit se ndoshta një ditë ai do zërë mat edhe Sejranin vetë. Që aty, Feriti shkon të kërkojë llogari tek Pelini por ajo e bind në pafajësinë e saj.

Për më tepër i kujton se ai është martuar tanimë dhe s’ka të drejtë t’i kërkojë asaj llogari. Pa e ditur se Sejrani po i përgjon pas derës, Feriti i thotë Pelinit se nuk e llogarit atë martesë pasi e kanë martuar pa dëshirën e tij.

 

 

Për familjen time/Akifi bën çdo gjë që Suzana të mos martohet me Resulin

Omeri lumturohet pafund kur Suseni i sugjeron një vend për të punuar si lavazhier. Ai e bën punën mëse i lumtur por në fund të ditës së parë të punës, mëson se rrogën e tij e jep Suseni, ndaj dhe jep menjëherë dorëheqjen.

Ndërkohë, në shtëpinë e tij zhvendoset Xhemileja, gjë që Tollga nuk e pranon. Fillimisht ai reagon ashpër, më pas tenton me buqetë lulesh, kërkim faljeje e lot në sy por asnjëra nuk funksionon sepse Xhemileja i ka dhënë fund njëherë e mirë.

Pasi sigurohen se Tollga është larguar, Orhani futet brenda në shtëpi për të ndihmuar Shengylin me situatën e saj dhe për këtë, ai shfleton të gjithë albumet fotografike dhe ia shpjegon një më një historinë pas atyre fotove.

Paralelisht, dëmtori kryesor i familjes së tyre, Akifi, po merret me martesën e Resulit me Ajlën që ka dështuar. Ai e mëson Ajlën për plot intriga, që Resuli të mos divorcohet dot nga ajo.

Për familjen time/Omeri jep dorëheqjen pas ditës së parë të punës

Tollga nuk e pranon se Xhemileja do të ndahet prej tij ndaj dhe reagon shumë ashpër. Për të kërkuar falje, ai i shkon nga pas në shtëpinë e Omerit ku ajo zhvendoset. Ndonëse i paraqitet me lule dhe lot në sy, ajo nuk e fal.

Ndërkohë, në shtëpinë ngjitur, Orhani ka marrë albumin e fotografive dhe po ia tregon Shengylit të gjitha një më një, duke i treguar njëkohësisht edhe historinë pas atyre fotografive, që edhe Shengyli të kujtohet sadopak.

I vetmi që s’ka ardhur ende në shtëpi është Omeri. Ai ka filluar punë si lavazhier me sugjerimin e Susenit, pa e ditur se rrogën e tij e paguan vetë Suseni. Pas një dite të lodhshme pune, ai e mëson këtë dhe menjëherë jep dorëheqjen.

Larg tyre, ndodhet Nebahati me Akifin dhe Ajlën që del nga spitali si e lënduar në krah. Të gjithë ndjekin planet e Akifit për anullimin e divorcit mes Ajlës dhe Resulit, duke shpresuar se do funksionojë.

PREMTIMI/Kumru lëndon Narinin në tualet

Oja nis t’a shikojë Feridenë me sy tjetër, sikur ajo po e shikon Emirin për të pasur diçka më shumë me të. Prandaj, sapo e gjen të vetme, e merr para vetes dhe ia bën të qartë se nuk mund të ketë ndonjë të ardhme me Emirin.

Ajo bisedë, Feridenë e zë shumë papritur ndaj dhe menjëherë përlotet, teksa betohet se as që i ka shkuar në mendje ndonjëherë diçka e tillë, por Oja sërish  nuk e beson. Sakaq, në anën tjetër ndodhet vëllai tjetër i Ojës, Kemali.

Ai nuk e beson Kumrunë në shpjegimin e saj të pafajshëm, siç e beson Munevveri. Përtej saj, Kemali u tregon të gjithëve se ka caktuar datën e martesës me Narinin, gjë që Kumru nuk e priste aspak.

Por Kumru i premton vetes se do e bëjë Narinin të ndihet e pamjaftueshme për veten, që të mos durojë dot të jetë edhe bashkëshorte për dikë. Si hap të parë, ajo planifikon rrëzimin dhe lëndimin e Narinit në tualet, gjë që ia del t’a bëjë.

 

 

 

PREMTIMI/Oja paralajmëron Feridenë të mos i vardiset Emirit

Kumru arrin t’a mashtrojë nënën e saj, gjoja se ajo nuk e bëri qëllimisht planin kundër Narinit. Mirëpo, Kemali nuk e beson diçka të tillë dhe vazhdon t’i mbajë qëndrim asaj.

Për t’i treguar Narinit dashurinë e tij të pakushtëzuar, Kemali cakton një datë martese dhe kjo e acaron aq shumë Kumrunë, saqë ajo betohet se do e bëjë Narinin të ndihet e pamjaftueshme edhe për veten e saj, që të mos mundet të qëndrojë krah Kemalit.

Për këtë, Kumru sajon një rreng në tualet dhe Narini gjakoset në këmbë, duke u ndjerë si mos më keq, ashtu siç Kumru donte që ajo të ndihej. Ndërkohë, në anën tjetër, Oja nis të ketë dyshime për Feridenë se mos ajo e pëlqen Emirin.

Për këtë, ajo flet hapurazi me Feridenë duke ia bërë të qartë se nuk mund të ketë asnjëherë punë me Emirin por Ferideja mes lotësh, betohet se diçka të tillë as që e ka menduar ndonjëherë.

AMANETI/Pinari vërteton mendimin e saj për Jamanin

Neshe shkon të vizitojë Vollkanin në zyrë kur nga pas u shkon edhe Bashaku që vijon të tentojë rikthimin me Vollkanin por nuk e lejon njeri, pasi Vollkani kap dorën e Neshesë dhe largohet me të.

Ndërkohë, në zyrën tjetër, Feriti merr të tregojë se ka filluar të njihet nga e para me Aishen por kjo e fundit e ndalon duke ia shkelur këmbën dhe ia bën të qartë se është shumë herët për t’u treguar të tjerëve.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana, e cila gëzon shoqen e saj me surprizën që i bënë dhe marrin aprovimin e saj për t’u martuar. Më pas, Pinari mëson çfarë ka ndodhur me Jamanin dhe Nanën dhe jep komentin e saj me bindje të plotë, se të dy e dashurojnë njëri tjetrin.

Madje Pinari thotë po me aq bindje se Jamani nuk do largohet. Ndonëse Nana nuk e beson aspak, ajo vërteton moslargimin e tij sapo kthehet në shtëpi dhe nga pas shikon Jamanin.

AMANETI/Jamani hedh hapin e madh për hir të Nanës

Pinari i gëzohet shumë surprizës që i dashuri saj dhe shoqja e ngushtë i bënë. Ajo pranon të martohet por edhe mendon për Nanën e për ndjenjat që ka për Jamanin. Pinari ngulmon se të dy kanë ndjenja reciproke por Nana nuk e pranon.

Ajo kthehet në shtëpi e zemëruar që Jamani është larguar por menjëherë pas saj dëgjohet zhurma e makinës nga ku zbret Jamani, pa asnjë justifikim për asnjë person se përse nuk u largua. Edhe pse u kthye për Nanën, gërricjet nisin menjëherë.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Feriti, mëse i lumtur që po vazhdon njohjen nga e para me Aishen. Ai pretendon t’i tregojnë të gjithë zyrës për vendimin e tyre por në mënyrë të prerë, Aisheja nuk pranon, duke thënë se janë ende shumë herët.

Në zyrën tjetër të policisë, Neshe po takon Vollkanin kur përpara u del Bashaku. Kjo e fundit tenton me Vollkanin por Vollkani nuk e honeps fare, gjë që asaj ia shton fiksimin ende më shumë ndaj tij.