Çapkëni i pasur/Ifakati shpëton Orhanin nga dhuna Halis Agait

Halis Agai përkeqësohet për vete pas shuplakës që i jep nipit të tij, prandaj të gjithë e shoqërojnë për në dhomë që të marrë veten. Ndërkohë Sejrani ndihet mëse në faj, gjë që ia shpreh edhe Abidinit.

Duke qenë se Feriti është larguar nga shtëpia pa gjurmë, Abidini shfrytëzon situatën dhe i bastis shtëpinë gazetarit, duke e dhunuar e duke i marrë çdo foto që ka kundër Feritit. Ky i fundit gjatë asaj kohe, troket në derën e Pelinit.

Pelini nuk i diskuton asgjë dhe nuk e pyet asgjë kur ai i kërkon të bëhet gadi për t’u larguar me të. Me dy valixhe të vogla, ato nisen për rrugë, në një kohë që Kazimi mëson gjithçka nga Jusufi dhe niset për tek Halis Aga.

Halisi pranon çdo faj para Kazimi që me forcë merr Sejranin dhe Sunën që aty, ndërsa mllefin që ai moment i shkakton, Halisi tenton të godasë edhe Orhanin por Ifakati nuk e lejon dhe mes lotësh largohet nga ajo dhomë me Orhanin.

Çapkëni i pasur/Feriti ia mbath me Pelinin

Feriti merr një çantë të vogël që e mbush me rroba dhe ia mbath nga shtëpia me furi. Abidini ndërkohë përdor kohën në maksimum dhe shkon në shtëpinë e gazetarit, ku futet me forcë dhe e dhunon pa mëshirë derisa ia merr fotot.

Feriti gjatë asaj kohe ka marrë me vete Pelinin, e cila pa dyshuar për asnjë çast, ka bërë gadi çantën e saj dhe është larguar me Feritin, pa dijeninë e askujt. Në shtëpi ndërkohë, Halis Aga përkeqësohet, ndaj e dërgojnë me nxitim në dhomë.

Lajmi sakaq ka mbërritur edhe tek Kazimi, nga ana e Jusufit. Kazimi shkel me furi në vilën e Korhanëve, duke marrë me forcë Sejranin, pasi lëshon fjalë dhe akuza të rënda mbi Halis Agën. Sado që tentojnë t’a mbajnë Sejranin, nuk ia dalin.

Gjithë mllefin që i shkakton situata në tërësi, Halisi tenton t’a nxjerrë tek djali tij Orhani, duke i ngritur dorën atij, por Ifakati ndërhyn dhe nuk e lejon t’a përfundojë veprimin që nis.

AMANETI/Jamani ndjek takimin e parë të Nanës

Pinari dëgjon me vëmendje Nanën se si ajo i shpjegon sjelljen e Jamanit që nga momenti që hallë Akça i kërkoi të përgatitej për të njohur kandidatin për dhëndërr. Pasi e dëgjon, ajo thotë sërish me bindje se Jamani e dashuron atë.

Nana kthehet në shtëpi me qëllimin që të shëmtohet sa më shumë por hallë Akça nuk e lejon. Ajo i sjell fustanin që i ka blerë me atë rast dhe i kërkon me patjetër të përgatitet, gjë që Nana detyrohet t’a bëjë.

Jamani e shikon nga lart teksa ajo pret në shtëpi kandidatin për dhëndërr që vjen me një buqetë të madhe lulesh, ndërsa Nana vetëm përpiqet t’a shmangë. Paralelisht, Vollkani nuk ia del t’a shmangë Bashakun aq sa ai do.

Në një çast rrëmbehet dhe fillon t’i qeshë asaj, gjë që e shikon edhe Nesheja. Mëse e lënduar nga ajo që shikon, Neshe largohet që aty pa i thënë asgjë njeriu por Aisheja e kupton se çfarë ndodhi.

AMANETI/Neshe zhgënjehet nga Vollkani

Neshe përgatitet me entuziasëm të madh që t’i çojë Vollkanit në zyrë frutin e tij të preferuar por kur shkon, e gjen atë duke qeshur me Bashakun dhe largohet që aty në heshtje, pa i thënë as edhe një fjalë.

Megjithatë, ajo lë mënjanë mërzinë e saj dhe merret me Feritin, me të cilin do i organizojnë një surprizë Aishes. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana, e cila mendon të bëhet sa më e shëmtuar për në takimin e parë.

Jamani qesh kur e shikon por ajo situatë nuk zgjat shumë sepse hallë Akça i kërkon me patjetër Nanës që të veshë një nga fustanet që i ka sjellë dhe Nana nuk e kundërshton dot.

Kandidati për dhëndërr vjen me një buqetë të madhe lulesh por Nana  nuk e mirëpret aspak, ashtu siç nuk e mirëpret as Jamani që i sugjeron se mos po ngutet për martesë.

Çapkëni i pasur/Jusufi hakmerret ndaj dhunës së Feritit

Ifakati trazon mendimet e Sunës duke i thënë se duhet të vendosë kufinj me të gjithë, qoftë edhe me motrën e saj, Sejranin. Sapo del nga ajo dhomë, Suna takohet me Abidinin por takimi tyre merr fund shumë shpejt, për shkak të Fuatit.

Ai e largon Abidinin dhe bisedon vetë me Sunën, duke shkaktuar xhelozi tek Asumani, e cila menjëherë u shkon pranë, për të mos i lënë të vetëm. Paralelisht, për Sunën dhe Sejranin po flet ashpër Feriti me Jusufin, të cilin edhe e rreh.

Feriti nuk e duron dot faktin që Kazimi ia ka lënë amanet Jusufit vajzat e tij ndërsa Jusufi nuk e duron dot atë që i bën Feriti, ndaj dhe nxiton për tek Kazimi që t’i tregojë se lajmi për Feritin nuk është me fotografi të hershme dhe se ai e vazhdon lidhjen me Pelinin.

I xhindosur si kurrë më parë që është cënuar morali i vajzës së tij, Kazimi shkel në vilë që pa gdhirë dhe i rrëfen Halis Agës gjithçka për Pelinin dhe Feritin, thekson se nuk do e lejojë vazhdimin e martesës së të bijës dhe largohet që aty me të folura shumë të ashpra me Halisin.

Çapkëni i pasur/Kazimi kërkon divorcimin e Sejranit nga Feriti

Ifakati e çudit pafund Sunën duke i thënë se duhet të mësojë të mbajë distancë edhe me motrën e saj ashtu si me gjithë të tjerët. Gjatë asaj kohe, për motrën e saj dhe për vetë atë, po bisedojnë Jusufi me Feritin, me tone shumë të ashpra.

Feriti lëndohet kur mëson se Kazimi ia ka lënë atij amanet vajzat në atë shtëpi dhe mërzinë e shpreh duke e dhunuar Jusufin. Ky i fundit, pa e menduar dy herë, shkon drejt e në shtëpinë e Sejranit për t’i treguar çdo gjë Kazimit për Pelinin.

Teksa Kazimi po humbet toruan nga ajo që i dëgjojnë veshët, vajza tij Suna bëhet shkak xhelozie tek Asumani. Asumani vëren interesimin e Fuatit për Sunën dhe ua ndërpret bisedën qëllimisht. Ndërsa në të gdhirë, do vijë Kazimi.

Atë nuk e zë gjumi duke menduar se si është përtallur vajza tij dhe për këtë kërkon llogari tek Halis Aga, i cili tronditet kur mëson të vërtetën e Pelinit. Pasi tregon çdo gjë, Kazimi kërkon divorcimin e Sejranit nga Feriti, për arsye morale.

Për familjen time/Resuli zhgënjen Suzanën duke hequr dorë nga divorci

Xhemile përshëndetet me të gjithë dhe merr rrugën e gjatë për në Izmir, si e vetmja zgjidhje për të shpëtuar nga Tollga. Ky i fundit përlotet shumë kur mëson se ajo po largohet dhe mes lotësh, betohet për hakmarrje ndaj Omerit.

Omeri në ato momente po kritikon ashpër Susenin që bëri një veprim të tillë për t’a ndihmuar atë në një formë që e dinte se ai nuk e pranon dot. Sakaq, shoku tyre Berku mbetet pa fjalë kur Ajbyke mëson se nëna saj ka punuar për të.

Ajo nuk ia fal që ai ia ka fshehur punën dhe qëndrimin e nënës së saj në atë shtëpi, pasi pakti tyre ishte të mos gënjenin për asgjë. Paralelisht, Suzana entuziasmohet kur merr një ftesë nga Resuli për një darkim në një restorant të ri.

Akifi ia arrin qëllimit me planin e tij për të ndarë Suzanën nga Resuli, sepse e bind këtë të fundit që duhet të pozojë krah Ajlës e të heqë dorë nga divorci derisa të pastrohet emri tij tani që është publikuar lajmi sikur ai e ka dhunuar Ajlën.

Për familjen time/Xhemileja gjen zgjidhjen e vetme për t’i shpëtuar Tollgës

Suzana merr një ftesë nga Resuli për të marrë pjesë sëbashku në hapjen e një restoranti të ri në qytet. Ajo entuziasmohet shumë dhe Harika e nxit se kjo do të thotë se Resuli ndjen diçka për të por ai mendim shuhet atë natë, nga Akifi.

Akifi ka nxjerrë fshehurazi lajmin sikur Ajla është dhunuar nga Resuli, ndaj dhe e bind këtë të fundit që duhet të pozojë krah Ajlës e të heqë dorë nga divorci derisa ujërat të qetësohen e të pastrohet emri tij.

Gjatë asaj kohe, djali tyre Berku përballet me euforinë e Ajbikesë që mëson se ai ia ka mbajtur të fshehtë faktin që nëna saj ka punuar dhe është strehuar në shtëpinë e tij, ndërkohë që kishin pakt sinqeritetin.

Sakaq, në anën tjetër do përlotet Tollga që mëson se Xhemileja po largohet nga Stambolli, vetëm për shkakun e tij. Mes lotësh, ai i premton vetes se do hakmerret ndaj Omerit që ia mori dashurinë e jetës nga duart.

PREMTIMI/Kumru bie në kurthin që ngre vetë

Kumru nxit Masallin që t’i kërkojë Narinit t’i gatuajë kek, me idenë se do e bëjë Narinin të ndihet si mos më keq nga paaftësia por Masallit i bashkohet Kemali dhe mëse të lumtur gatuajnë të tre sëbashku, gjë që Kumrunë e çmënd.

Ajo shkon të qajë në dhomë dhe menjëherë pas saj edhe Munevveri, e cila merr akuza të rënda, se si nuk ka arritur t’i ofrojë dot një fëmijëri të lumtur si të Masallit. Teksa ato qajnë me dënesë, Narini pret miqtë në shtëpi.

Hikmeti me Ojën u shkojnë pranë për t’i dhënë zemër Narinit, e cila duket se e ka humbur edhe shpresën e fundit për shërimin e saj. Gjatë asaj kohe, nga shtëpia e Hikmetit rrëmbehet Ferideja.

Atë e rrëmben Reshiti, i cili e detyron të futet në makinë teksa e kërcënon me faktin që ka qenë në burg por më pas e dërgon në një ndërtesë të braktisur, ku e kyç, duke e mbajtur peng.

PREMTIMI/Reshiti rrëmben Feridenë

Reshiti e shikon Feridenë duke qarë dhe humbet toruan nga idea se mos ajo ka rënë në dashuri me Emirin dhe po qan për të. Me kërcënimin se do u tregojë të gjithëve që ka qenë në burg me Xhavidanën, Reshiti e merr atë me makinë.

Ndonëse Zaferi i vëren dhe u afrohet për të pyetur Feridenë nëse ka nevojë gjë, ajo sërish nuk reagon. Ferideja largohet me Reshitin pa e kuptuar se ai po e rrëmben, duke e lënë të mbyllur brenda një shtëpize në mes të pyllit.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Masalli, e cila me gjithë lumturinë e mundshme arrin lërë mënjanë trishtimin e Narinit e të gatuajë ëmbëlsirë sëbashku me të e Kemalin, gjë që Kumrunë e çmënd si asgjë tjetër.

Ajo shkon të qajë në dhomë, ku dhe i kërkon llogari nënës së saj që nuk i ka dhënë një fëmijëri aq të lumtur sa të Masallit. Gjatë kohës që të dyja qajnë, Masalli dhe të tjerët mirëpresin në shtëpi vizitën e Ojës me Hikmetin dhe djalin e Emirit.