AMANETI/Nana i afrohet Jamanit me prekje

Koraji shkon të vizitojë babanë e Aishes, i cili e pyet në mënyrë të drejtëpërdrejtë nëse Feriti futet ndonjëherë në atë shtëpi. Koraji e pohon dhe Selçuku menjëherë nxiton për në vendin e punës së Aishes, ku e kritikon atë si mos më keq.

Selçuku largohet ndërsa Aishen e ngushëllon Feriti, derisa e bind të shkojë në shtëpi e të flasë me të. Aisheja shkon dhe tenton t’i shpjegojë babait të saj se Feriti ka ndryshuar dhe se shpesh ua ka shpëtuar jetën, por më kot.

Fjala fundit e Selçukut është kushti që i vendos së bijës; ose Feritin, ose familjen. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana, me ëndrrat e bukura që shikon me Jamanin, aq sa ia kap dorën këtij të fundit kur e zë gjumi në zyrën e tij.

Për të zhdukur gjurmët që ka rënë në dashuri me të, Nana telefonon Pinarin dhe sigurohet që Jamani t’a dëgjojë kur ajo e quan të bezdisshëm dhe mëse mizor.

AMANETI/Nana ofendon qëllimisht Jamanin

Nanën e zë gjumi në zyrën e Jamanit, ku dhe shikon ëndrra me të. Jamani i afrohet për t’a zgjuar por për shkak të ëndrrës, Nana ia kap dorën atij dhe i premton se nuk do ia mbathë asnjëherë më prej tij.

Sapo zgjohet, ajo kupton çfarë bëri ndaj dhe sajon një plan të shpejtë që t’ia heqë Jamanit mendimin se ajo e dashuron atë. Nana telefonon Pinarin dhe i flet për Jamanin duke përdorur fjalët “mizor,  i bezdisshëm”, gjë që e dëgjon edhe ai.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Aisheja, e cila befasohet nga ardhja babait të saj sërish në punë. Ai e gjen duke punuar me Feritin dhe e kritikon si mos më keq, duke pandehur se ajo është kthyer në Stamboll vetëm për të.

Aisheja mes lotësh i shkon nga pas dhe përpiqet t’i shpjegojë se Feriti ia ka shpëtuar jetën asaj dhe Doasë shumë herë por Selçuku i vendos kusht, të zgjedhë ose Feritin ose familjen e saj, sepse ato nuk e pranojnë.

AMANETI/Nana akuzohet për veprimin e Ajnurit

Feriti bashkëpunon në mënyrë perfekte me Aishen dhe Neshenë, derisa ia del që të largohet nga shtëpia e tyre pa i parë babai i vajzave, i cili nuk ia dëgjon dot emrin Feritit, ish dhëndrrit të tij.

Por, si të mos mjaftonte, ai i shkon Aishes vizitë në punë ditën e nesërme, pa lajmëruar asnjë njeri. Aisheja tmerrohet por me bashkëpunimin e kolegëve, e fsheh sërish Feritin.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana, e cila rinis punën me Jamanin sikur nuk ka ndodhur asgjë mes tyre. Edhe pse përpiqet të mos debatojë me të, ato sërish e gjejnë diçka dhe grinden.

Nana del nga zyra ashtu si dhe Jamani, pa e vënë re asnjëri që dikush po përpiqet kundër tyre dhe ai person është pikërisht Ajnuri. Kjo e fundit, derdh çaj mbi dosjet e Jamanit dhe faji i mbetet Nanës.

AMANETI/Ajnuri i bën të zezën Nanës

Nana rikthehet të punojë me Jamanin sikur nuk ndodhi asgjë mes tyre por nuk kalon shumë kohë dhe një tjetër grindje ua ndërpret punën, aq sa Nana largohet nga zyra.

I vetmi person që e shfrytëzon atë situatë, është Ajnuri. Ajo hedh qëllimisht çaj mbi dosjet e Jamanit, që faji t’i mbetet pakujdesisë së Nanës dhe pikërisht ashtu ndodh.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Aisheja me motrën e saj Neshenë, të cilat po përpiqen me gjithë çfarë kanë, që t’a largojnë Feritin nga shtëpia pa e parë babai i tyre.

Për fat, ato ia dalin dhe e lehtësuar Aisheja rikthehet në punë, por edhe atje, babai saj do i shkojë për vizitë, duke i dhënë nga e para shqetësimin e fshehjes së Feritit nga ai.