Nana dhe Jamani nisin të sajojnë një histori të besueshme për martesën e tyre por përveç historisë, u duhet të kenë edhe fotografi pranë njëri tjetrit, si çift. Teksa i bëjnë ato fotografi, Nedimi vjen në shtëpi dhe i shikon nga larg.
Edhe pse në heshtje, urrejtja tij për Jamanin shtohet ende më shumë. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Aisheja që i vihet nga pas Feritit për të zbuluar të vërtetën përse ai e braktisi pasi u përpoq aq shumë që të ishin bashkë.
Feriti e vëren se ajo po e ndjek ndaj dhe e ndalon në mes të rrugës. Aisheja kërkon shpjegim por për hir të punës, ai detyrohet t’a gënjejë, ashtu siç detyrohet të hiqet si i dashuruar pas të njëjtës vajzë të cilën e ka mashtruar vite më parë.
Aisheja i shikon nga larg dhe e dallon menjëherë se ajo është e njëjta vajzë me të cilën mendon se Feriti dikur e ka tradhtuar, ndaj pikëllimi saj bëhet shumëfish më i rëndë.