AMANETI/ Dujgu ndryshon vendimin e saj pas letrës që lexon

Dujgu mbetet e vetme para kompjuterit të Aliut kur ai largohet për të folur me Jamurin dhe shumë shpejt, ajo e gjen veten duke lexuar një letër që ai ka ruajtur në atë kompjuter, pikërisht për të dhe menjëherë pas bráktisjes që ajo i bëri në ditën e tyre të dasmës. Aliu është shprehur se nuk e urrèn dot dhe ato fjalë ndikojnë së tepërmi tek ajo, e cila merr shkas edhe nga zhvendosja në Stàmboll e dòktorit për nënën e saj, ndaj vendos të mos largohet për në Ankàra. Për atë vendim, Aliu thotë se nuk çuditet fare.

Ndërsa Jamuri që i shkoi pranë me një dhuratë për largimin e saj, acàrohet së tepërmi nga ai vendim por e fshèh dhe gènjen duke thënë se u gëzua shumë për qëndrimin e saj. Në përfundim të punës, kur të gjithë largohen, Dujgu shkon pranë së motrës, të cilës i tregon për gjithçka që ndodhi atë ditë dhe nga motra e saj Jasemini, ajo merr këshillën që duhet t’a flasë njëherë e mirë me Aliun se si qëndron e vërteta e ndarjes së saj. Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Jamani që për shkak të punës nuk largohet dot me Jusufin dhe Nanën.

Që Nana të mos e akùzojë sërish se ai shikon vetëm négativitet gjithandej, ai zgjedh t’i besojë dhe t’a lejojë të largohet me Jusufin, por vetëm nèn shoqërinë e trupròjave. As Jamani, dhe as Nana vetë nuk e dinë se Idrisi ka organizuar atë ditë rrèmbìmin e Jusufit, gjë që edhe e arrin, ndërmjet personave të posaçëm që ka paguar. Jusufi rrèmbèhet nga duart e Nanës pasi ua dhùnòjnë trupròjat dhe e vetmja gjë që Nana mund të tregojë para Jamanit, është se si ndodhi ngjarja dhe targën e makinës që e kujton me véshtirësi.

Jamani fut menjëherë në kërkime Nedimin, ndërsa Nanën e merr me fórcë për në dhomën e saj, ku e pyet se për kë punon ajo. Ndonëse Nana betohet se nuk ka lidhje me rrèmbìmin dhe se duhet të nxitojnë për t’a gjetur vogëlushin, Jamani sërish nuk bindet. Ai e kýç me çelës brenda asaj dhome dhe i betohet se do merret me të, menjëherë sapo t’a gjejë Jusufin. Në kohën që ato flasin, Jusufi dòrëzohet para Idrisit me sytë të mbyllur me fasho. I vetmi person që gëzohet për gjithë atë situatë, është Ajnuri, që shpreson të híqet nga puna Nana.