AMANETI/ Jamani zè Nanën duke e imituar atë para Jusufit

Nanës nis t’i véshtirësohet situata brenda në qèli, dhe Jamanit që i shkon pranë, ajo i thotë se ndjen sikur po mbÿtet aty. Jamani, për t’i dhënë kurajo, i thotë me shumë ashpèrsi se arsyeja përse ai i ka besuar më të shtrenjtin e tij, Jusufin, është pikërisht sepse ka menduar që ajo është e fortë dhe e guximshme. Nana merr forcë nga ato fjalë dhe duron, derisa shumë shpejt, Kàraja sjell làjmin se ajo është e lírë për t’u larguar pasi është konfirmuar leja e punës që asaj i është dhënë. Nén shoqërinë e Jamanit, Nana del që aty.

Përveç Ajnurit, të gjithë në shtëpi gëzohen shumë për ardhjen e saj, veçanërisht Jusufi, i cili i tregon asaj se i ka kërkuar xhaxhait të tij që t’i shkonte asaj pranë në qèli, që ajo të mos mèrzitej. Për një moment, Nana gëzohet por shumë shpejt e gjen veten në një autokrítikë se si mund të harrojë qoftë për një çast të vetëm, që Jamani është vràsèsi i vëllait të saj. Gjatë kohës që Nana autokrítikon, Xhengeri krítikon motrën e tij, Ajnurin, e cila shkaktoi qëllimisht arrèstimin e Nanës. Në dhomën e Ajnurit, ai ka gjetur një copëz të pasàportës së Nanës.

Me atë copëz që mban në duar, Xhengeri kërkon një shpjegim ndërsa Ajnuri menjëherë ulet në gjunjë duke kërkuar falje. Xhengeri duket i prèrë dhe i tregon se do rapòrtojë çdo gjë tek Jamani, për ndershmëri, por Ajnuri i përgjèrohet aq shumë dhe i premton aq shumë që nuk do bëjë më asgjë fshèhurazi, saqë Xhengeri kthehet nga vendimi i tij, duke iu betuar se është shansi i fundit që i lë. Së fundmi, Ajnuri thotë me bindje se diçka te Nana nuk shkon por Xhengeri largohet pa u përgjigjur fare.

Nana në ato momente, ka veshur një xhaketë të Jamanit dhe ka vizatuar mustaqet si ai, për t’a imituar me sjellje dhe zë para Jusufit, që ky i fundit të argëtohet. Jamani i gjen ashtu por për çudinë e Nanës, qesh edhe ai me imitimin që po i bëhet. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Dujgu. Ibo i jep asaj një USB me pamjet filmike të zonës së shtëpisë së Jamurit, që Dujgu e kishte kërkuar për të zbuluar hàjdutin por qartazi në video dallohet që Jamuri e ka shkàtërruar vetë shtëpinë e saj e ka thyèr xhamat.