AMANETI/ Nana merr një telefonatë të rëndësishme

Nana nis të qàjë me dènesë pasi gjithçka në lidhje me Zijain përfundon, sepse gjatë gjithë asaj kohe e kishte mbajtur brenda vetes panìkun dhe frìkën që po përjetonte. Jamani i shkon nga pas dhe e pyet çfarë po ndodh. Në momentin që Nana tregon se u frìkësua shumë se mos Zijai do vdìste dhe kjo do shkaktonte një tjetër traùmë tek Jusufi, Jamani hedh një hap drejt saj për t’a përqafuar, por nuk e bën. Ai vetëm i vendos dorën në sup dhe i kërkon të qetësohet e të mos qàjë më sepse çdo gjë ka kaluar.

Gjatë asaj kohe, për Nanën po flet ende Idrisi me Kazimin. Sipas Idrisit dhe planeve të tij të pamëshìrshme, e vetmja rrugë që ai të mos i japë Nanës asnjë qindarkë nga pasuria tyre, është duke i dhënë fùnd jetës së avòkatit që mund t’a lajmërojë atë, e më pas edhe vetë Nanës. Brenda asaj dite, Nana merr një telefonatë nga një numër i panjohur. Ai është pikërisht avòkati që do e lajmërojë se tanimë ajo është e pasur falë pasurisë që Azizi i ka lënë, por, para se ai t’a hapë gojën, Kazimi i futet në zyrë.

Sëbashku me një tjetër, ia mbyllin gojën avòkatit, i japin fùnd jetës së tij dhe zhdùkin nga zyra çdo lloj letre që ka lidhje me tèstamentin e Azizit. Nana nuk dýshon për asgjë por mendon vetëm se i kanë rënë gàbimisht numrit të saj. Ajo e harron fare telefonatën dhe zbret pranë pjesës tjetër të familjes, ku Jamani po mban mbledhje se si të gjithë duhet të kenë shumë më kujdes nga ajo ditë e tutje. Ai i paralàjmëron të gjithë të jenë më të vëmendshëm në çdo hap e fjalë dhe betohet se nuk do jetë më aspak i mëshìrshëm, për hir të familjes.

Ndërsa në anën tjetër ndodhet Feriti që qëndron ende përballë Aishes dhe deklaratës së saj që gjòja e ka larguar nga zemra me kohë. Edhe Feriti thotë të njëjtën gjë, që paskan bërë shumë mirë që janë ndarë nga njëri tjetri dhe me ato fjalë të fundit, largohet për në shtëpinë e tij, tepër i nèrvozuar që i ka dhënë konotacion tjetër çdo fjale të saj. Por, vetëm një ditë më vonë, ai do e gjejë veten duke i thënë sërish Aishes se dera e tij është gjithmonë e hapur për të, pasi prònari i shtëpisë së Aishes ka vendosur t’a shesë dhe atyre u duhet të largohen.