Flakët e fatit/ Çelebiu dètyrohet të bëhet avòkati i Tomrisit

Xhemreja vendos të mos qëndrojë duarkryq por të bëjë ende më shumë për të fituar para, që të krijojë kushtet e duhura për marrjen e të voglës së saj, Gyneshit. Për këtë, ajo vë në funksion aftësinë, talentin e saj në pikturë, që e hedh në gur. Duke marrë frymëzim nga gurët e pikturuar që shikoi në vitrinë me çmime shumë të larta, ajo mendon t’i përgatisë e t’i shesë me gjysëm çmimi. Ryjaja e dëgjon me vëmendje planin e Xhemresë dhe e përkrah. Teksa ato flasin, aleatja tyre, Tomrisi, ndodhet në rrèzik. Asaj i troket një ofìcer pòlìcie në derë, për t’i thënë se u duhet të marrin dèshminë e Shimalit.

Që Bylenti të mos e përfitojë menjëherë kùjdestarinë e Atlasit, Tomrisi vazhdon t’a mohojë se Shimali ka vdèkur, prandaj përgjigjet duke thënë se ajo është me pushime dhe ende nuk e di kur do kthehet. Në ato momente, Çelebiu që po kùrdis gjithçka kùndër saj, mëson bashkë me Iskenderin se Kenani i ka tràdhtuar. Ai bën lidhjen e çdo veprimit dhe duke qenë edhe Tomrisi e përfshirë në atë mes, ai bën që shërbëtorja shtëpisë së saj të denòncojë faktin që Çiçeku ka jetuar në shtëpinë e Tomrisit gjatë gjithë asaj kohe.

Denòncimi i saj bie kùndër dëshmisë së Çiçekut dhe Tomrisit se gjòja Çiçeku ka qenë në spìtal gjatë periudhës që nuk është deklaruar se ende jeton. Për atë denòncim aq të rèndë, Tomrisi dètyrohet të shkojë në kòmisariat, ku përballet me akùza të rènda e të vërteta, të cilat as nuk i mohon dot, por kërkon që të thërrasë avòkatin e saj, i cili çuditërisht do jetë Çelebiu. Ndërmjet Omerit që i del përpara në rrugë, Çelebiu kèrcènohet dhe shkon pranë Tomrisit. Ai refuzon t’a marrë çështjen e saj përsipër.

Ai merr të largohet pa e menduar dy herë, por Tomrisi i tregon se ajo është në dijeni të vjèdhjes që ai ka bërë në bashkëpunim me ortàkët e tjerë. Tomrisi i paraqet situatën, se nëse ai nuk e merr përsipër, ajo do bëjë pak vite bùrg që e ka fshèhur Çiçekun por ai vetë, nuk do dalë më nga bùrgu për vjèdhjet e mëdha që ka bërë, ndaj dhe pranon t’a marrë përsipër. Sakaq, përtej ngjarjeve me to, Çiçeku nxit Ryjanë që t’ia rrëfejë Omerit ndjenjat që ka për të. Ryjaja merr guxim dhe ia rrëfen, si dhe për herë të parë, shkëmben puthje në buzë me të.