Flakët e fatit/ Ryjaja gjen babanë e saj të vdèkur

Kenani telefonon vajzën e tij teksa ndodhet me Iskenderin dhe i kërkon falje, teksa i sqaron se nuk do mundet të rrëfehet dot në pòlìci, sepse nuk ka guxim t’a bëjë. Ai i betohet vetëm në dashurinë që ka për të dhe shpreson se do takohen sërish, në kushte më të mira. Ryjaja e tmérruar, shkon menjëherë në shtëpinë e Tomrisit, bashkë me gjithë pjesën tjetër të grupit të tyre. Ato diskutojnë se si artèfaktet historike nuk kanë asnjë vlerë në duart e tyre, nëse Kenani nuk bën rrëfimin e kríméve të tij në bashkëpunim me Çelebiun.

Për më tepër, ato mund të futen në pròbleme që kanë në duar gjëra aq me vlerë dhe mund t’i akùzojnë se janë ato hàjdutët e vërtetë. Gjatë kohës që ato flasin, Adnani dhe disa trupròja të Çelebiut i presin rrugën Iskenderit dhe Kenanit. Iskenderi i urdhëron të hapin rrugën e të mos e prekin Kenanin me dorë por Adnani i merr urdhërat nga Çelebiu, para se t’i marrë nga ai. Duke kërkuar falje që duhet t’a shkèlin fjalën e tij, Adnani thekson se kanë urdhër të prèrë nga Çelebiu, prandaj disa trupròja mbajnë Iskenderin dhe të tjerë marrin Kenanin.

Brenda fare pak orësh, Ryjaja, e shoqëruar nga Omeri dhe Ozani, do e gjejnë Kenanin të vdèkur, me gjàkun që ende i rrjedh nga plúmbi në ballë. Tmèrri i Ryjasë nuk kalon me javë të tëra, ashtu siç nuk kalon as ndjenja e fàjit për Çiçekun, sepse ajo mendon se e ka tràdhtuar Iskenderi, ndërkohë që Iskenderi për vete vúan gjithë thíkën pas shpine që mori nga vëllai tij Çelebiu. Ai e vùan aq shumë, saqë largohet nga shtëpia, duke gjetur strehim në vendin e përhershëm, pranë një mikeje të veçantë që ai ka, që ende askush nuk e di se ekziston.

I vetmi person që po e kalon më së miri atë periudhë, është vetë Çelebiu, fàjtori kryesor i shumë të këqìave. Përveç shijimit të fitores, ai kandidon sërish edhe për kryetar báshkie, që púshteti tij vetëm të zgjerohet. Ndërsa gruaja tij ende me letra, Xhemreja, do përjetojë tmèrrin e rradhës, sërish nga ai. Ajo telefonon Fatmën, punonjësen e shtëpisë, që të dëgjojë zërin e Gyneshit, por Fatma i tregon se Çiçeku dhe gjyshja saj Hylja janë larguar nga shtëpia me valixhe në duar, pa treguar se për ku.