Flakët e fatit/ Xhemreja gjen një provë të rëndësishme kùndër Çelebiut

Xhemreja shfrytëzon faktin që në shtëpi nuk ka as Çelebiun dhe as Adnanin, ndaj ulet në kompjuterin e Çelebiut, ku me fare pak tentativa, zbulon kodin e kompjuterit, që sigurisht ka lidhje me ditëlindjen e Xhemresë. Në atë kompjuter, ajo arrin të zotërojë informacionin e shumëkërkuar, emrin e spítalit ku ai ka dërguar Esrinin në Zvícër, víktímën e tij që është dëshmi e gjàllë kúndër tij. Gjatë asaj kohe, në lagjen ku Xhemreja po qëndronte më parë, Zejnebi merr valixhet për t’u larguar dhe Omeri e shoqëron deri në stacion.

Në stacion, mes tyre do ndèzet sërish dèbati se kush ka hequr dorë i pari nga lidhja që kanë pasur. Omeri ngulmon se ajo nuk e ka telefonuar kurrë, gjë për të cilën Zejnebi thotë se ka mbajtur krenarinë e saj. Së fundmi, Omeri as nuk i thotë dot që të largohet dhe as nuk i kërkon dot që të qëndrojë. Ndërkohë, dy persona të tjerë, Ozani dhe Xhemreja, takohen me njëri tjetrin në mes të lagjes, për të kërkuar shtëpi me qera për secilin prej tyre. Ozani tenton t’i afrohet edhe fizikisht por ajo nuk e lejon.

Xhemreja thekson se Çelebiu është ende gjàllë, edhe pse në búrg, ndaj ende i fríkësohet atij. Ozani e respekton vendimin e saj, edhe pse thotë se i shkakton dhímbje të madhe fakti që nuk i afrohet dot. Brenda pak çastesh, ato takojnë xhaxhanë e Ozanit, i cili qëndron para shtëpisë që i bleu Ozanit dhe thotë se po mendon që t’a kthejë atë shtëpi në një pallat të lartë. Ozani névrikoset së tepërmi dhe reagon, por xhaxhai tij largohet me aq. Ai ka marrë urdhër të prèrë nga Çelebiu, se çfarë duhet të bëjë kùndër Ozanit.

Çelebiu gjithashtu takohet me nënën e tij, Hyljën, nga e cila kërkon ndihmë për të realizuar çdo hap të planit të tij, ku pretendon që në fund të duket sikur e gjithë ngjarja ka qenë një kúrth i mirëorganizuar kúndër tij. Një prej àrmìqve të Çelebiut, në ato momente lírohet nga búrgu. Ajo është Tomrisi, e cila nga lumturia, organizon një darkim me gjithë personat që i qëndruan afër dhe e ndihmuan të dalë nga búrgu. Atij darkimi do i shtohet e paftuar Zejnebi, ndaj Ryja vjen me Serkanin.