Narinin e kàplon mèrzia duke menduar padrèjtësinë që po i bën Kemalit, ndaj i premton vetes t’i japë fund asaj situate. Në atë moment, Kemali i futet në dhomë dhe i kërkon që menjëherë të nesërmen në mëngjes, të shkojnë në spìtal që ajo të vizitohet e të sigurohen se është fare mirë. Po atë natë, shoqja saj Rejhani nuk fle dot. Ajo mendon pa ndalim për Gylsymin dhe këmbët e shpien për tek Zejnebi, të cilën e konsideron si në vend të Gylsymit. Emiri vëren mungesën e saj në shtrat dhe ashtu siç pàndeh, e gjen pranë Zejnebit.
E gjithë nata kalon duke i ledhatuar flokët Zejnebit, ndërsa mëngjesin e të nesërmes, Emiri vendos t’a ndajë me të gjithë familjen, atë fakt me aq rëndësi. Kur Emiri rrëfen se ka kontaktuar detèktivin që dikur ka paguar babai tij, ai, Hikmeti lëviz gishtin, nga gëzimi i rrjedhës së ngjarjeve. I vetmi person që është kùndër, është nëna e tij Xhavidana. Ajo ngulmon se diçka e tillë është e pamundur përderisa Rejhani thotë se ajo ka vdèkur prej vitesh dhe se sidoqoftë, nuk i besojnë dot një të panjohure.
Prandaj, ajo thekson se edhe nëqoftëse është Gylsymi, ato nuk e dinë dot me siguri nëse ajo është një zhvàtëse parash, màshtruese apo hàjdute. Emiri nuk e lejon më një bisedë të tillë ndaj largohet bashkë me Rejhanin për në dhomën e tyre, ku Rejhani e zhýt veten në shtrat, e mbuluar kokë e këmbë, derisa Emiri e bind për të dalë që aty e për të shkuar në lagjen ku ai ka parë Gylsymin. Nga larg, të dy shikojnë një vajzë që qëndron mbi mbèturina duke gèrmuar por kur ajo kthen fytyrën, faqet e Rejhanit lagen me lòt.
Sakaq, shoqja saj Narini, përpiqet t’a shmangë vizitën në spìtal që Kemali po ia impònon por nuk i shmanget dot dhe e gjen veten para Erhanit. Kemali largohet menjëherë prej tyre, për shkak të një telefonate dhe si gjithmonë kur mbeten vetëm, Erhani i flet asaj për dashurinë e tij për të. Narini largohet dhe duke mos e parë gjëkundi Kemalin, ajo del fare nga spìtali por menjëherë një hàjdut rrugësh tenton t’ia màrrë çantën. Erhani që e ndjèk nga pas, e shikon atë skenë dhe ndërhyn por përfundon duke u plàgosur për vete.