Invèstigimi i vràsjès së Inxhit merr një kthesë tërësisht tjetër kur Parsi vendos të marrë në pyetje babanë e saj, Zaferin. Fshèhurazi, Xhejlini me Ilgazin e ndjèkin nga xhami atë marrje në pytje, ku në konkluzion, Zaferi pranon që ka ushtruar dhùnè mbi të bijën por më pas ajo është larguar. Ai betohet se nuk e ka vràrè, si dhe betohet që ka qenë hera e parë që e ka prekur me dorë. Xhejlini e tmèrruar dhe duke mos i besuar dot veshëve, del që aty, por Ilgazi nuk e lë të vetme. Ai e ndihmon të vendosë kufjet, me këngën që ia lehtëson dhìmbjen.
Paralèlisht, profesor Ozani me gruan e tij po përpiqen t’ia mbàthin duke u zhvendosur në një tjetër vend por për shkak të një denòncimi që bën Xhejlini me një telefon rruge, ato nuk ia dalin dot. Ajo bën denòncim anònim kur thotë se Inxhi ka pasur lidhje dashurore me profesorin dhe dýshon se ai mund të jetë vràsèsi. Për pak, Xhejlinin rrèzikon t’a zèrë Parsi, por jo. Sakaq, përveç Zaferit dhe profesor Ozanit, në listën e të dýshuarve do ketë edhe të tjerë. I rradhës, është Osmani, bashkëshorti i Ajlinit, motrës së Xhejlinit dhe Inxhit.
Në telefonin e Inxhit janë zbuluar mesazhe mes tij dhe saj, ku ajo i thoshte se nuk e ka frìkë, ndërsa Osmani i shkruante qartë se nëse do fliste, do e vrìstè. I dètyruar, ai tregon se ka një lidhje jàshtëmartesore, gjë që Inxhi e kishte zbuluar dhe i bënte prèsion që ai t’i tregonte motrës së saj, por betohet se e ka kèrcènuar vetëm për t’a frìkësuar, se nuk e ka prekur kurrë me dorë Inxhin. Për të shpëtuar nga akùzat, Osmani tregon se në cilin hotel ka qenë natën e vràsjès së Inxhit por për t’a vërtetuar, ato duhet të pyesin edhe të dashurën e tij të fshèhtë.
Ajo është nusja e xhaxhait të të ndjerës Inxhi, Zymryti. Gruaja e Osmanit, Ajlini, ndodhet pranë saj për ngushëllim kur Zymryti merr një telefonatë nga pòlìcia që të paraqìtet e të japë deklaratën e saj, por Zymryti e mbyll telefonatën dhe nuk shkon. Ndërkohë, në komìsariat do sjellin profesorin me gruan e tij, ku kjo e fundit do tregojë se si i ka gjetur ato të dy në shtëpi dhe instiktivisht e ka dhùnùar Inxhin, ndërsa Ozani thotë mes lòtësh, se ka qenë i dashuruar pas Inxhit. Pasi e ka dhùnùar, gruaja tij e ka dëbùar, dhe me aq është mbyllur takimi tyre.