Gylxhihana merr një telefonatë të paprìtur nga Xhana, e cila i rikujton shtëpinë që pret prej saj. E dètyruar, Gylxhihana gènjen dhe thotë se janë duke kontrolluar për një shtëpi të përshtatshme, gjë që Xhanën e gëzon pa masë. Pas atij momenti të véshtirë që i ka sjellë marrëdhënia Sedatit me Xhanën, Gylxhihana përjeton moment të véshtirë me Emirin, të cilin përpiqet t’a kèrcènojë që t’i qëndrojë larg Selenës sepse ajo është e martuar dhe e lumtur por Emiri nuk zbràpset, duke alùduar se ndjenjat e tij janë reciproke.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Muzo me Nalanin, të cilën po e lë pa fjalë në takimin e tyre, ku ai thotë me bindje të plotë se adrènalina që Hajriu merr nga ajo marrëdhënie, do mbarojë në momentin që ato do bashkëjetojnë dhe Nalani do kthehet në një shtëpiake që pret në shtëpi Hajriun, i cili do jetë në kërkim të adrènalinave të tjera. E lénduar por duke mos rënë dakord me asnjë fjalë, Nalani largohet. Sapo del që aty, ajo telefonon të gjithë familjen e Sedatit dhe u kërkon që të takohen në kompani menjëherë.
Secili prej tyre bie dakord dhe para Nalanit, heshtin, kur ajo dòrëzon tek Rafeti tapìnë e tokës që ai i ka dhuruar në fillim të martesës, thekson se nuk e kanë dashur si Selenën pasi nuk do kishin heshtur nëse Leventi do e tràdhtonte atë dhe duke theksuar se është e pavend të tentojnë më për atë martesë, Nalani largohet. Pas gjithë eufòrisë para familjes Korollu, Nalani sqaron edhe Hajriun për xhelòzinë e tij të pashpjegueshme, vetëm për faktin që ajo kërkoi të takohej me një grumbull njerëzish ku ndodhej edhe Sedati.
Menjëherë më pas, Nalani i drejtohet shtëpisë së Bilurës. Asaj i tregon se Muzo është në dijeni të Hajriut por thotë edhe me bindje se ai nuk do e nxjerrë kurrë atë. Ndërkohë që ato flasin, Hajriu po rríhet nga Sedati që është më i frùstruar se kurrë. Rafeti ia heq nga duart për të mos e përkèqësuar më tepër atë situatë dhe më pas e merr Hajriun në zyrë për të biseduar, për të fundit herë. Para Rafetit, Hajriu nuk e mohon që e ka këshilluar Nalanin të mos kthehet me Sedatin, prandaj Rafeti e heq nga puna.