PENDIMI/ Sudeja e përjeton shumë rèndë largimin nga Zejnebi

Një acàrim i madh përjetohet nga ana e Fuljës, kur ajo mëson se çfarë po kùrdis avòkat Mehdiu me djalin e tij, për të marrë kùjdestarinë e Sudes. Ajo e bën punën me parime dhe mision në jetë, ndaj vendos të mos qëndrojë duarlìdhur por t’i lërë një shënim kèrcènues në zyrë avòkatit Mehdi. Ajo bàstisje zyre do kàpet nga pòlìcia që merr një alàrm nga zyra tij por për fat, Emreja e shpëton që aty. Me të shkuar në shtëpi, ajo krìtikohet ashpèr nga Emreja por gjen mbështetje morale nga Sinani që do bënte të njëjtën gjë.

Teksa avòkat Mehdiu përpiqet për Suden që t’ia zhvàsë pasurinë kolosale, Arzuja përpiqet të fitojë Elifin. Të dy vajzat e Zejnebit janë në vrojtimin e të tjerëve, për t’u màrrë, ndërkohë që Zejnebi me avòkat Bahriun përpiqen maksimalisht për t’a fituar Suden, ndërsa Sinani përpiqet të gjejë Arzunë, që është ende në kërkim, e arràtisur dhe duke mbìjetuar vetëm me ujë. Për një familje, po përpiqet edhe Meltemi, që së fundmi e kërkon vëmendjen e Alpit, aq sa kërkon nga ai që fundjavën t’a lërë për të dhe Zahrën.

Si përgjigje, ajo merr ashpèrsinë e rikujtimit të faktit që janë të martuar vetëm mbi një copë letër, jo prej vërteti. Disa ditë kalojnë prej asaj nate dèrrmuese për të gjithë, ku mes të tjerave, Xhani përlòtet para Sinanit duke i kërkuar që të bëjë diçka e të mos e lejojë largimin e Sudes nga shtëpia tyre. Sinani premton se do përpiqet, por nuk ia del dot dhe në gjýqìn që zhvillohet pak ditë më vonë, gjýqtari vendos që Sudeja duhet të jetë nèn kùjdestarinë e Selenës sepse ajo është familjarja e vërtetë.

Vendimi i tij bën që Zejnebi të bjèrë pa ndjenja, po ashtu si Aisheja kur i tregojnë sapo mbërrijnë në shtëpi. Sudeja gjithashtu është mëse e mèrzitur dhe ka vetëm një muaj kohë për t’u përgatitur shpirtërisht që do e ndàjnë nga familja e saj. Një muaj kalon shumë shpejt dhe Sudeja e gjen veten duke përgatitur plaçkat e fundit. Në përshëndetjen me Elifin, kjo e fundit vëren se Sudeja ka shumë tèmperaturë dhe sapo ia thotë, Sudeja bìe pa ndjenja në tokë, por pa mèshirë, Selena nuk lejon njeri që të shkojë me to në spìtal.