Për familjen time/ Asija turpëron Omerin para gjithë shkollës

Akifi ia bën të qartë Nebahatit se nuk vazhdojnë dot sëbashku përderisa nuk e do më, si dhe i lutet që ajo të besojë tek vetja saj e të ecë përpara. Pas atyre fjalëve, Nebahati shkon pranë Ajlës për të kaluar trishtimin me të.

Të dyja flasin mbi mundësinë që Suzana të jetë vrasësja e Resulit dhe po të dyja argumentojnë pro. Një javë kalon që nga ai moment dhe Suzana lirohet, falë Akifit që i qëndron pranë. Mirë, vdekjen e Resulit, Berku nuk e ka kaluar fare.

Ai është mbyllur më vete dhe nuk flet me asnjë njeri, prej një jave. Ajo javë e gjatë, nuk e ka ndihmuar fare as Omerin dhe as Dorukun për t’ia fituar faljen Asijes, mirëpo Doruku e gjen formën se si.

Ai e mbyll veten bashkë me Asijen në një depo dhe i liston arsyet përse ajo duhet t’a falë. Vetëm pak çaste më vonë, Asija futet me Ajbikenë në një nga dhomat e shkollës, ku ndodhet dhe një mikrofon që përçon zërin në tërë shkollën. Aksidentalisht ajo e ndez dhe nis të flasë për Omerin, duke e dëgjuar kështu të gjithë që ai është marrë me fajdexhinj.