Për familjen time/Kaani hakmerret shpejt ndaj Nebahatit

Orhani ndodhet i vetëm në shtëpi duke gatuar, kur aksidentalisht shkakton ndezjen e një zjarri. I vetmi person që e shpëton dhe shuan zjarrin pavarësisht se rrezikon veten, është Xhemileja. Me gjestin që bën, ajo fiton edhe faljen e Orhanit.

Për më tepër, i kërkon atij leje për t’a ndihmuar me ushtrimet për të riecur, sepse një praktikë të tillë e ka bërë me një shoqe në jetimore dhe i ka mësuar veprimet përmendësh. Teksa Orhani pranon atë ofertë, vajza tij po shpreh dashurinë.

Ajo nuk e duron dot largësinë e Berkut, ndaj dhe ia rrëfen se çfarë ndjen për të, duke e bërë atë, djalin më të lumtur. Paralelisht, një djalë tjetër nuk është fare i lumtur. Ai është Kaani, i cili dëgjon Nebahatin duke folur keq për familjen e tij.

Qëllimisht, ai nxjerr nga valixhja fotografinë e nënës së tij me Akifin dhe Nebahati e shikon. Me të në dorë, ajo kërkon llogari nga Akifi, i cili i sajon një gënjeshtër të besueshme dhe më pas shkon të kërkojë llogari nga Kaani.