Për familjen time/ Ogulxhani kërcënohet nga pronari punës

Në shtëpinë e Orhanit troket Gonyli, për t’i sjellë atij dhe fëmijëve ushqime nga më të ndryshmet por Ajbikeja nuk e pret aspak mirë. Madje, ajo nuk i lejon as që t’i prekin ato ushqime me dorë. Për më tepër, vendos të vizitojë nënën e saj.

Sëbashku me Ogulxhanin, ato e lumturojnë pafund Shengylin me vizitën që i bëjnë por njëkohësisht i japin edhe kurajo që të mos e durojë më të burgosurën që po e torturon. Rrjedhimisht, Shengyli përleshet me të.

Ndërkohë në shkollë, Ogulxhani përballet me ligësinë e Tollgës dhe Emirit që i vjedhin motorrin e punës. Si të mos mjaftonte, pronari punës e kërcënon me denoncim në polici. Larg tyre, Nebahati planifikon prishjen e dasmës së Akifit.

Paralelisht, Omeri vendos të mos e mbajë më të fshehtë dashurinë që ndjen për Susenin. Pasi e ka mërzitur në shkollë, ai i troket në shtëpi dhe e lumturon me një surprizë të madhe, duke ia shprehur gjithçka që ndjen.