Për familjen time/ Omeri mëson se Harika ka një vëlla që e kanë bràktisur

Ogulxhani dhe Harika takohen sërish buzë detit por para se të fillojnë bisedën mes tyre, ato vendosin të blejnë ca gjëra në një market pranë. Si përherë, Harika i nènshtrohet vesit të saj dhe vjèdh disa gjëra pa e vënë re njeri. Ogulxhani që e shikon pasi dalin nga marketi, i nènshtrohet ndërgjegjes së tij dhe futet brenda për t’i rikthyer në market, pa e parë njeri. Pas atij momenti aq me rëndësi për të dy, Harika nis të shprehet dhe mes shumë gjërave të tjera, tregon edhe për vëllanë që ka mësuar se ka.

Sèkretin e madh të Harikës, Ogulxhani e ndan me Omerin, si personi tij më i afërt, ndërsa Omeri e flet shkùjdesshëm në prezencë të të gjithë familjes. Orhani dhe Kadiri shikohen në sy me njëri tjetrin dhe bllòkohen tòtalisht kur Omeri thotë se ndjen kèqardhje për kushdo qoftë vëllai i Harikës, pasi vetë nuk do donte kurrë të ishte në atë vend. Nata do mbyllet me aq, ndërsa mëngjesi i të nesërmes do fillojë me Asijen që përgatitet për konkursin e këngës me Dorukun, që do zhvillohet në qytetin e Ankàrasë.

Doruku shkon t’a marrë në shtëpi dhe gjatë rrugës për në Ankàra, ato mësojnë gjëra të reja mbi njëri tjetrin. Doruku mëson se Asija nuk ka hipur kurrë në avion dhe çuditet pafund ndërsa Asija mëson se Doruku i ka fòbi lartësitë dhe avionët, ndonëse është lindur në familje të pasur dhe gjithmonë kanë udhëtuar me avion. Biseda tyre me plot të reja, do ndalojë njëherazi me makinë që ndalon në mënyrë fare të paprìtur. Doruku shikon ku qëndron pròblemi dhe me kèqardhje thotë se makina nuk do rregullohet dot brenda ditës.

Për fat, një kamionist i moshuar ndjen kèqardhje për to dhe i merr në kamionin e tij, duke i shoqëruar deri në Ankàra, në momentin e fundit para se t’u humbasë e drejta për pjesëmarrje në konkurs. Ndërsa në anën tjetër, nëna e Doruku mëson se Akifi ka shàntàzhuar avòkaten e saj për t’a bërë të firmosë një protokoll që shërben vetëm për Akifin. E irrìtuar pafund, Nebahati telefonon Kenanin dhe i tregon për afèrën mes Suzanës dhe Akifit, pa e ditur që Akifi ndodhet pranë tij në atë moment. Nga përlèshja që nis në çast, të dy përfundojnë të aksìdentuar.